Majlinda Bregu: Turpi nga tallja me dekomunistizimin e ndryshimi i ligjit "Berisha" me ligjin "Basha". Tabelë në hyrje të selisë, “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!”

16 Mars 2018, 12:14Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu

Partia Demokratike ka depozituar një projektligj të firmosur nga një grup deputetesh, i cili parashikon shfuqizimin e datës 20 shkurt, si dita e përkujtimit të viktimave dhe përkujtimit të komunizmit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo datë të jetë data 26 shkurt 1951. Si dita ku u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë.

Kjo ditë kujtohet ndryshe edhe si dita e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike. 26 shkurti është një nga shumë data të dhimbshme të diktaturës së egër në Shqipëri.

U ekzekutuan 5557 burra dhe 450 gra, 26 768 persona u burgosën, 998 vdiqën burgjeve, 308 persona u çmendën nga torturat, mbi 32000 u internuan dhe u dëbuan, 7002 persona vdiqën në kampet e punës dhe 11 656 persona u arrestuan. Nga këta persona 958 u vranë pa asnjë vendim gjykate.

Ajo që nuk bën sens nuk është siç po duan ta interpretojnë disa media, ndryshimi i një ligji të Sali Berishës me një ligj të Lulzim Bashës. Eshtë mundim i tepërt se këtu s’ka vend e nevojë për ndonjë krahasim.

Ajo që është e turpshme është tallja me dekomunistizimin.

1- Pse duhet shfuqizuar dita simbol e 20 shkurtit? Datat përkujtimore nuk shfuqizojnë njëra/tjetrën.

2- Pse mos të shtohej në ligj edhe data 26 shkurt?

3- A është ky problemi më i madh që ka PD-ja sot?!

4- Pse Lulzim Basha nuk propozon një projektligj për të ndaluar depërtimin në institucionet e shtetit dhe për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, bashkë me Vettingun, ata gjyqtarë dhe prokurorë që sot kanë depërtuar edhe në KLGJ e KLP, të cilët mbajnë vulën e dënimeve politike para rënies së komunizmit

5- Në shtator të 2017 Lulzim Basha mori përsipër hartimin e ligjit për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin, sipas modelit Gjerman?

6. Pse nuk u mor vesh kurrë kush nga grupi antikomunist i Bashes, i dhuroi tre vota Gramoz Rucit që të zgjidhej kryetar Parlamenti?

Shpresoj shumë që dikush nga deputët firmëtarë të jetë ngatërruar pa dashje në vendosjen e firmës për këtë projektligj.

Por kjo nuk lehtëson aspak liderin demokrat, “intelektual”, “progresist” dhe “antikomunist”, Lulzim Basha!

Është akti i radhës të dashur miq.

Kështu nis: hiqen simbolet e Partisë në fushatë;vritet memoria historike e Partisë; shkatërrohet grupi parlamentar; flaket ideologjia; të braktisin shtresat mbështetëse dhe pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë: “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!”

8 komente në “Majlinda Bregu: Turpi nga tallja me dekomunistizimin e ndryshimi i ligjit “Berisha” me ligjin “Basha”. Tabelë në hyrje të selisë, “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!””

  1. IVONI says:

    .. mos luani me historine qe eshte shkruar me gjak ..!

  2. maja says:

    Kodra mbas bregut….flet si gjithmon…kodra mbas bregut.

  3. Muli says:

    Shumë mirë e paske bërë studimin Majlinda, po pse se vazhdove pak nga 90-ta e këndej,që të kuptojnë njerëzia çdo me thënë demokraci alla krimineli berisha.40 vjetët e atij qoftëlargut që të vriste dhe të fuste në një burg, qoftë dhe me një gjyq formal dhe jo më shumë por vetëm 25 vjetët e këtij kriminelit sali që të vret me gjykatë dhee pa gjykatë, që të çon për gjah dhe të bën sikur bëre aksident me makinë. Kurse për lulushin jamë dakort me ty, por vetëm duke shtuar pak që këto pyetje tja bësh dhe kryetarit faktik.

  4. Kasandra says:

    Kërkesa për shfuqizimin e datës 20 Shkurt
    Kërkesa e një grupi demokrat për shfuqizimin e ligjit lidhur me datën 20 Shkurt si dita e përkujtimit të viktimave të komunizmit është një gjest që përcjell mirëkuptim midis gjithë palëve dhe çon në forcimin e unitetit mbarëpopullor e gjithkombëtar.
    Ajo nuk është tallje me dekomunistizimin por thirrje për të qenë më afër realitetit, për të shmangur teprimet, shtrembërimet dhe egzagjerimet e panevojshme të ndodhive në sistemin e kaluar që mbahen gjall nga një pakicë politikanësh fanatikë të mbështetur nga forca të jashtme. Ajo tregon respekt për të vërtetën dhe ndjenjat popullore për mbrojtjen e historisë së tyre që do të ndihmojë për t’i njohur atij sistemi dhe udhëheqësit popullor Enver Hoxha aq sa u jep vepra dhe devotshmëria e tyre në dobi të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar dhe është pranuar tashmë nga shumica e popullit përfshirë dhe shumë kundërshtarë të atij sistemi që e kërkojnë paqësisht pranimin dhe vendosjen e kësaj drejtësie edhe nga demokracia mbasi është e drejtë dhe i shërben mirë mbarëvajtjes dhe të ardhmes së integrimit në BE dhe më tej.
    Ajo nuk ka lidhje me dënimin e krimeve që vertetohen si të tilla të çdo kohe qofshin. Krimi është një akt i padrejtë dhe i dënueshëm. Krime ndodhin për ditë kudo dhe nuk mbiquhen krime demokratike apo feudale sipas sistemit shoqëror dhe nuk kërkohet një datë zyrtare apo ligj për përkujtimin e tyre. Po ligji mund të ndihmojë në disa krime që kanë emër siç janë krimet politike, krimet fetare, krimet e pushtuesit, krimet e pastrimeve etnike, krimet familjare etj.
    Uroj që interpretimi im i këtij gjesti të mirëpritur demokrat të jetë real jo vetëm dëshirë dhe partitë të shkëputen nga sharjet komuniste për njëri tjetrin e të ecin së bashku sipas rregullave të demokracisë në rrugën e përparimit të vendit e të bashkimit të popullit. Kasandra.

  5. Devolliu says:

    Kunata e Vis brinjarit foli !

  6. dora says:

    Te lumte Majlinda…pune baxhellash salianius dhe suma duma esht be atje.

  7. Aleko says:

    megjithate te vraret ne demokraci mund te jene me shume se 10 fish dhe kejo jo per 50 vite por per 28 vite..edhe pse ne dukje duket se nuk I vret shteti por ne thelb shteti I sotem eshte shkaku I vrasjeve neper rruge , dete e qytete..beni llogarin apo su intereson…vertet u vrane ca shqipetare me ligjet e atehershme pa te drejte, por popullsia e shqiperise u trefishua , nga 7 apo 8qind mije ne gati 4 miljon njerez..me pak se eshte qyteti I Tiranes sot ishte popullsia e gjithe shqiperise..e cila per fat te keq po shkon ne ulje dhe sic e ka zene do shkoje prap poshte 1 miljonshit si dikur..gjat ketyre viteve gjysma e vendit u largua sepse vendi nuk u siguron pune dhe mireqenje, ahere si mund te jeni te besushem te flisni ende per diktaturen, apo me qe Zonja Topalli u be pasanike dhe Shqipetaret jane bere te lumtur ha ha , late nam o te mjere..

  8. ? says:

    Ik mi pirdhu ti, legene!?
    E bëre trurin silikon dhe botox.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje