Teatri i ri Kombëtar, realiteti i të ardhmes do nxjerrë të vërtetën

18 Mars 2018, 17:19Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ka pasur kundërthënie të shumta për godinën e Teatrit, por ajo që ra në sy më shumë këtë fillimjavë ishte një dhe vetëm një. Mungesa e transparencës. Artistëve iu tha se nuk kishte projekt, se teatri ishte në gjendje të rëndë, ndërsa çuditërisht më 12 Mars 2018, një projekt impozant iu shpalos para syve. Pas kësaj, nuk u kërkua falje për kundërthëniet e projektit, ashtu si nuk u paraqitën projekte alternative.

Teatri aktual Kombëtar gjendet në një parcelë të qendrës së kryeqytetit dhe kap hapësirën e mijëra metrave katrorë tokë publike. Teatri është i konceptuar si një ngrehinë e përbërë nga dy dykatëshe pothuaj identike. Projektin e ndërtoi arkitekti italian Giuglio Bertè gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ngrehinat kanë shërbyer herë si kinema, herë si ndërtesë gjyqi pas lufte, shfaqje të ndryshme, Bingo, por jetëgjatësinë më të madhe e kanë si Teatër Kombëtar, të paktën që nga viti 1947.

Është një fakt i pamohueshëm se ku kapet aktualisht Qeveria dhe Bashkia e Tiranës për prishjen e tyre: Ndërtesat janë të degraduara, nuk kanë qenë të konceptuara për teatër dhe nuk mund të mirëmbahen ashtu siç duhet. Madje, pak javë më parë qeveria u kërkoi aktorëve të largohen duke pretenduar se një godinë tjetër priste për ta. Ndërkohë shqetësimi i madh i komunitetit të artistëve dhe intelektualëve ka qenë se çfarë do bëhet me këtë hapësirë dhe pse po i përdorin në këtë mënyrë?! Po ashtu, me atë formë që ka ngrehina mund të rikonceptohej, duke ruajtur jo thjesht historinë por edhe funksionet.

Të jenë vallë kaq naivë artistët? Të jenë kaq të paskrupullt politikanët? Duke e nisur nga këta të dytët është afërmendsh që politikanët shqiptarë nuk njohin as një skrupull. Jo thjesht për ato që artikulojnë por për të gjithë sjelljen e tyre në këto 27 vjet Demokraci.

E tillë ishte edhe këtë 12 Mars, kur i ndanë artistët e ftuar që me ftesat dhe diferencimi tregoi se mungesa e transparencës ishte prezentë edhe në këtë ditë. Si zakonisht, iu dha pesha kryesore autoritetit të kryeministrit Edi Rama, që prerë tha se nga këtu fillon projekti i ri. Më pas iku, duke ua lënë në gojë fjalën atyre që donin të artikulonin diçka. Robert Ndrenika me peshën e moshës dhe profesionit artikuloi drejt, por nxorri edhe shqetësimin real: Artistët ishin përdorur dhe kjo nuk ishte e drejtë, sepse projekti që kishte parë nuk ishte fare ky. Arkitekti danez, Bjorke Ingles, që e prezantoi projektin në mënyrë profesionale ndaloi edhe në vlerësimet e tij për të rrëfyer se e vlerësonte Tiranën që po ndryshon në një qytet sa më të jetueshëm për banorët e vet.

“Kam ardhur këtu për herë të parë 7 vjet më parë dhe e pash Tiranën që kishte filluar të gërmonte nga energjia dhe transformimet por ishte një qytet krejt tjetër nga ai që shoh sot. Unë kam që nga ajo kohë që vij të paktën 1 herë në vit dhe është frymëzuese për mua që të shoh një qytet dhe një komb kaq të mobilizuar në një përpjekje për ta bërë qytetin, hapësirat dhe rrugët e tij më të banueshme dhe më të këndshme për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Ingels.

Me shumë pathos foli edhe për projektin e Teatrit Kombëtar në këtë transformim të Tiranës. Në fakt përballë ishte mirë të kishte grupet e interesit shqiptar dhe mbi të gjitha një përballje reale me profesionistë, por kjo nuk u mundësua. Ashtu si nuk u mundësua një projekt tjetër alternativ. Kjo është një nga vuajtjet reale të Tiranës: Mungesa reale e transparencës.
Pavarësisht teatrit të fundit me teatrin, deri më tani na ka dalë plani i ngritjes së disa kullave më pas dhe një godinë e re e teatrit, që është përfolur disa herë. Më keq nga të gjitha u harrua premtimi i zero i ndërtimeve.

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë mbetet shqetësues mënyra e bashkëpunimit të ndërtimit me koncesion ose siç thuhet rëndom Partneritetit-Publik-Privat. Koncesionet kanë një pasqyrim jo të mirë në vendin tonë. Dhe, jo më kot, Fondi Monetar Ndërkombëtar e këshilloi qeverinë Rama “të vetëpërmbahet nga nënshkrimi i kontratave të tilla” për shkak të përfitimeve dhe kostove të paqarta për taksapaguesit. “Kuadri i qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimeve, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm, sipas vlerësimit të FMN”, tha përfaqësuesi i FMN në Tiranë Jens Reinke.

Por kjo kuptohet se nuk ka luajtur ndonjë rol sepse në kokën e pushtetarëve është vendosur: Teatri i ri sipas Ramës do jetë sa tre-fishi që është sot dhe me oratorinë e vet pompoze kryeministri shprehet se salla ekzistuese do të shembet dhe do të nisë ndërtimi i godinës së re. “Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Nga 3000 metra katror rrënoja do të kemi 9 mijë metra katror. Nga 1 sallë do të kemi 4 salla për shfaqje”. Anipse janë katër salla. Ndaj, pas pak fjalëve, kryeministri iku duke e shkarkuar të gjithë peshën e vet në sallën që nuk pitëtinte nga përdorja jo normale.

Nuk po futemi në elementë të detajuar, por një gjë është e dukshme, kushtet e teatrit të sotëm, megjithë përmirësimet dhe shtyrjen që po i bëjnë artistët prej kurajës së tyre lë shumë për të dëshiruar. Aman, kjo nuk do të thotë që duke shfrytëzuar këtë të mendohet për tjetërsime dhe gjëra ku mungon transparenca.
Artistët thonë se do të marrin vetë përsipër ndërtimin e teatrit dhe sipas një modeli britanik do të bëjnë thithjen kolektive të parave. Sesa do t’ia dalin do të shikohet, por për një gjë duhet të jemi të qartë: Shteti duhet të ishte i hapur me ta dhe bashkëpunimi real për Teatrin nëse do të ishte kaq i pastër nuk do të kishte kaq shumë zhurmë. Tek e fundit, vetë artistët janë të parët që janë të interesuar për teatrin.

Duket se çështja “Teatri” do ketë zhvillime, po për një gjë do të mbahen mënd të gjithë, se në këtë vend transparenca është një sëmundje që nuk do kurohet kurrë lehtë. Rama e dha një provë të qartë për këtë. (Milosao)

16 komente në “Teatri i ri Kombëtar, realiteti i të ardhmes do nxjerrë të vërtetën”

  1. Toni says:

    Shkoni more mbeturina! Lulzim Basha nuk levizi as nje gisht per Tiranen apo Berisha dhe ju ndyresira edhe kur bejne dicka keni vetm kritika. Berisha dhe Basha vetem vodhen dhe pervetesuan ndersa kur ju behet nje kryeveper e bukur ju prape ankoheni. Jeni mbeturina te ndyra, dhe jo gazetare!

    1. yyp Xhixhi says:

      Kush tha qe nuk bene!? Nuk e mban mend se si e mbushen Lanen me “kulla” katunaresh dhe malokesh ?

  2. Kombi says:

    ATJE KU KA HILE , NUK KA TRASPARENCE . DO TI DALI ERA E KESAJ CORBE ,TE GATUAR NGA VETE RAMA .?

  3. Zigur Qarri says:

    Ti heqin Ministrite,sepse Rama i bën te gjitha.
    Fakti qe nuk ka transparence,tregon se ka pisllëk.
    Perderisa ky eshte nje problem per Ministrine e kultures,
    lind vetvetiu pyetja:-perse duhet autoritetiti i Kryeministrit?!
    Pergjigja eshte e thjeshte,ai e ka bëre pisllekun.Prandaj edhe
    Kumbaro nuk i doli per zot deri ne fund,sepse nuk justifikohej,
    megjithese genjeu 5 here me urdher te Rames.Meqe genjeshtrat
    shteruan,kur hyri ne loje Rama,vendosi te mos pergjigjet fare,duke
    i injoruar te gjith.Berisha,Meta dhe Rama e kan vendin ne Burg.

  4. Bushi says:

    Duket qarte se ketu bje era parti demokratike.Era e saj ka 28 vjete qe po qelb shqiperine.Tatri kombetar te behet patjeter,do apo nuk duan ata te pd-ke.Teatri eshte per populin,dhe jo per sharlatanet e pd-ke.

  5. Ilir says:

    Lenia pa asnje investim e Godines se Teatrit Kombetar, eshte nje veprim i qellimshem. Keshtu ka ndodhur me te gjitha Objektet me rendesi te vecante, keshtu ndodhi edhe me Albpetrolin : U la pa asnje investim, ndersa e Prodhimi i Naftes e ka domosdeshmeri investimin, por ka nje dukuri pozitive ne interes te Qeverise dhe Shtetit shqiptar, sepse investon 1 njesi dhe te jep 3 njesi, pra ta kthen trefish investimin, shpenzimin e bere. E dinin Qeverite e pas 90-es kete cudi ? – Patjeter qe po, por interesat e kryeqeveritareve Nano, Meta, Berisha dhe Rama dolen mbi ato te Shtetit shqiptar. Keshtu ka ndodhur !
    Ndaj edhe per Godinen e Teatrit po triumfon interesi i Rames mbi Trashegimine kulturore, mbi interesat e trupes se artisteve, mbi te drejtat e qytetareve te kryeqytetit per tu informuar dhe per ta votuar kete qe ka vendosur te beje Rama.
    Ne rast se Rames dhe M.Kumbaros se Tij, do ti dhimbsej, ose do te tregonin interes ndaj Teatrit, do te shpenzonin ca euro per ta rikonstruktuar, te pakten 0,01 % te vleres qe kane vene per ta shkaterruar dhe per Godinen e Re. Rama, me veprimet autoritare e injoruese – deri percmuese, eshte duke u cvleresuar ne syte e qytetareve por ne vecanti ne syte e artisteve te Teatrit Kombetar. Ta gezoje Rama kete cfaqje te re te veten, me maske te hequr.

  6. Andi says:

    Te gjithe mashtruan. Edhe Veliaj ne emisionin e Fevziut edhe ministrja, etj. Tani eshte e qarte- e kane mendjen vetem te bejne kulla sa me ne qender te qytetit dhe prane liqenit. Per teatrin nuk ia ndjen fare. Ishte loja e komisarit. Nga nje ane Lali Eri po na mbush mendjen se po diskuton me ambasadat qe te bejne selite ne bulevardin e ri, nga ana tjeter kullat po i bejne ne qender. Shih kur te bejne ndonje gje edhe tek sheshi Skenderbej.

  7. Jak Boston says:

    Kam shume kohe qe shkruaj qe fajin e ka ai qe eshte ne pushtet, po trushpelaret si me qene te hipnotizuar vetem degjojne cfare iu thone krietaret.
    E cte keqe do kishte qe te paraqiteshin disa projekte dhe te zgjedhesh me te pershtatshmin?
    Njelloj dhe me arenen kombetare Rama i hyri vete pasi si duket kjo eshte metoda e re e rruajtjes se buxhetit duke na kujtuar neve budallenj qe skuptojme njelloj si trushpelaret e ripjelljes qe i shkojne mbrapa.
    Arena kombetare duhet te behesh diku ku te ishte afer autostradave dhe hekurudhes dhe te kishte hapesira parkimi perreth dhe jo tek nje zone e ngjeshur dhe afer ambasadave ku cdo gje eshte e kufizuar dhe pa lidhjet e duhura per rrjetin transpotit aq te nevojshem.
    Per Ramen prioritet ishin kullat dhe jo stadiumi. Rama i civilizuari as nuk e mendon se duhet te jape llogari per cdo lek nga fondet publike qe shpenzohet.
    A nuk u shporr Berisha per kete gje?
    Dhe prape Rame brekushja eshte shenderruar ne nje Berishe tjeter, qe mendon se cdo gje rrotullohet rreth tij dhe per te.
    Rama ngjan me shume me Erdoganin e Turqise apo Putinin e Rusise sesa me ndonje udheheqes Europiano perendimor.
    Kjo nuk eshte demokraci, por autkraci shoke te ripjelljes.

  8. e po says:

    Zoti Ben Andoni! Ne demokraci ka vetem nje transparence: heqje e brekeve te femrave neper ekrane televizive e bulevarde. Kete vetem atyre kerkojua, jo qeverise qe punon. Ngelet tarnsparence, transparence, po vete ti ben transparence? Ik e kerkoja asaj Bejlerit ne stuidio se atje ka plot.

  9. eg says:

    Arkitekti Danez ishte i ftuar tek Alban Dudushi dhe ashtu si vetem perendimoret dine ta bejne nuk iu pergjigj disa pyetjeve direkte qe iu bene ne lidhje me shqetesimet e aktoreve per mungesen e backstage space.

    Ne opinionin tim ndertesa kishte pamje industriale me shume xhamlleqe, kafene, restorante, pa finese dhe asgje artistike ne pamje.
    Me shume te jepte pershtypjen a ketyre qendrave tregtare sesa te nje teatri.

    Albani e pyeti arkitektin nese ata si zyre arkitekture kishin pasur eksperince ne ndertimin e nje teatri me pare dhe pargjigja ishte:

    Kemi ndertuar nje teater lokal, por jo teater kombetar (me pak fjale – pa eksperience)

    Pjesa e xhamllekut do ishte dhomat ku aktoret do benin provat, grimin, nderrimin e kostumeve dhe njerezit mund te rrinin jashte dhe ti shihnin ata ne prova.
    Ai kuptoi qe ne realitet kjo nuk ishte e mundur, sepse asnje aktor nuk do ndjehej rehat te vezhgohej nga publiku gjate proves, provimit te kostumet, procesit te grimit etj. prandaj edhe sugjestoi se ata mund te vinin perde, qe saboton qellimin e xhamllekut.

    Edhe nese do ndertohet nje teater i ri, duhet pare per nje arkitekture tjeter jo kjo e propozuar nga arkitekti Danez.

    Nje JO e madhe per planin danez arkitektural.

  10. Arber Iliri says:

    Diskutime feminore.Ndertesa e Teatrit eshte nje barrake e madhe qe me patjeter duhet te ndertohet prej fillimit, nostalgjite idiote jane thjesht budallalleqet e radhes.Nje ndertese moderne patjeter nevojitet ne zemer te Tiranes.per cdo investim publik patjeter duhet te jete ne syrin e atyre qe duhet te shikojne sa i rregullt eshte, por mos fliten budallaleqe.

  11. pedro i ri says:

    Artistet nderohen me kalimin e kohes. Publiku ngelet perjetesisht.
    A e keni pyetur publikun se si e duan teatrin ?
    Perse vetem artistet duhet te vendosin per fatin e teatrit Kombetar ?

  12. demokrat says:

    Hiena e shtepise se verdhe nuk le rast pa hedhur helm, bute bute por prape helmin per te cilin paguhet e shperndan lehtesisht ne mendjet e shqiptareve. Nje karakatine qe eshte bere strehe per sharlatanet qe ushqehen me injorancen e shqiptareve duhet shembur nje ore e me pare. Andonet e Beligradit, jubonjet e rinuar te Moskes dhe pjellat nihiliste te kapove jeten private nuk e jetojne ne barakat me pupulit te duçes , atehere perse shqiptaret jeten kolektive duhet te jetojne ne mizerje ku duan ta lene hienat ne emer te transparences. Ne mer te transparence per pak sa nuk nisen nje lufte civile edhe per nje park femijesh? A nuk ishin adonet , lubonjet dhe bushattet te njejtet aktore?Flaken nje ore e me pare mbeturianave qe mbrohen nga mbeturinat.

  13. Taras Bulba says:

    Na merziten keta zagare gazetare si ky i fundit Andoni ,mor gazetar qe je paguar nga PD per kete shkrim,mor i blere populli do zhvillim do bukuri dhe cfare jane bere deri me sote ne i kemi pare ,si dhe pordhet tuaja qe nga sheshi ,kendi lodrave te liqeni ku dhe vute dhe president Nishani dhe ate me pistoleta qe e rahen ne parlament nje Strazimir i thone ,o ndyresira te shtypit mos u merni me trasparence se e di vete ai i gjati e ka treguar dhe do ta tregoje punen e tije ,more Andoni si nuk bere nje shkrim per trasparencrn e Bashes me ruset apo ke halle se te hyne ne dru lereni popullin se di me i dallu partiaket di dhe gazetaret se diten ku ta hedhin voten si dhe do ta dine se ku do ta hedhin prape jo 74 sa i dha por te tjerat do ti jspi 84 a me shume

  14. Jak Boston says:

    Bravo Tema per tymueset qe po iu ben komenteve kritike.
    Mos jeni dhe ju te perfshire ne aferen dyshe te Rames me lali Erin duke e kthyer ne treshja?
    Nese po ju kuptoj qe e beni per shkak te konfliktit te interesit.
    Dhe ankoheni pastaj per median e lire kur vete jeni media e dhire.

  15. nord.al says:

    Qe ka nevoje kryeqyteti per nje ndertese teatri me te madhe , me te bukur, me impozante, kjo nuk diskutohet, por ndertesa duhet te zgjidhet mes disa projekteve nga nje komision kompetentesh. Mendoj qe duhet te jete me klasike ,por mos te mendojme se kjo do te ndryshoje gje ne nivelin medioker te trupave tearore te Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje