Nga Ardian Vehbiu
Ka pasur një debat këto ditë, të nisur nga Mustafa Nano në Provokacija, rreth paraqitjes së dy moderatoreve të një emisioni sportiv të Digitalb-it (Supersport); paraqitje të cilën Nano e ka cilësuar si vulgare, ndërsa të tjerë, përfshi këtu edhe gazetarë, e kanë interpretuar si shprehje të së drejtës së gruas për të vendosur për jetën dhe pamjen e saj.
Debati degradoi shumë shpejt në ad hominem, edhe pse i meritueshëm në vetvete.
Çfarë do të doja të shtoj, pa u pozicionuar menjëherë në lidhje me palët, është se veshja e moderatoreve të një emisioni televiziv duhet parë si element i një spektakli televiziv, dhe si e tillë, ajo përcaktohet në detaje në tryezën e regjisorit ose të producentit të emisionit. Nuk besoj se Bora Zemani dhe Ilda Bejleri e kanë vendosur vetë, se me ç’pamje dhe ç’veshje do t’i dalin publikut të Digitalbit; sikurse nuk besoj se vërejtja e Nanos kish të bënte me mënyrën si vishen këto dy qytetare kur dalin në rrugë ose larg kamerave.
Ky debat do të ishte moment i përshtatshëm për të diskutuar rreth kontekstit specifik, që i detyron producentët (regjisorët) e emisioneve të tilla, për t’i nxjerrë moderatoret të veshura në një mënyrë të caktuar; ose, nëse ka ndonjë lidhje të mirëfilltë midis trupit gjysmë të zhveshur të një vajze dhe interesit të publikut për sportin.
Liria e dy moderatoreve në fjalë vjen në vështrim deri në momentin kur këto e kanë pranuar rolinqë do të luajnë në ekran; prandaj çdo lloj argumenti se këtu bëhet fjalë për të drejtën e gruas etj., nuk merr parasysh që bëhet fjalë për spektakël të prodhuar për publikun, jo për jetën reale të atyre dy vajzave: e shumta do të mund të flisnim për rolin edukativ apo jo të emisionit. Për të njëjtën arsye, nuk i mbajmë inat, pas shfaqjes, aktorit që luan Jagon – sepse ai e performonintrigën në skenë, nuk e konsumon në jetë.
Duke u veshur në mënyrë të diskutueshme, moderatoret televizive performojnë një lloj të caktuar vajze (gruaje), në rolin e moderatores televizive, për të cilën edhe paguhen. Emisionet sportive, si shumë emisione të tjera me shikueshmëri televizive të lartë, janë të kodifikuara rreptësisht: nëse moderatoret atje vishen në një mënyrë që disave u duket provokuese (provokacija) dhe pastaj duan të konsiderohen si “hot” në rrjetet sociale, këtë nuk e vendosin ato vetë, dhe as pritet që ta vendosen – figura e tyre publike, e cila del edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, menaxhohet prej producentëve. Bëhet fjalë për kontrata pune, tek të cilat liria e punëmarrësit për të qenë vetvetja mbaron në momentin e hedhjes së firmës.
Njëlloj mirë do të kish shërbyer debati për të diskutuar edhe si po konsumohet sot në Shqipëri sporti i televizuar dhe cilin publik kërkon të joshë, përveç faktit banal që bëhet fjalë kryesisht për meshkuj në grupe ose individualisht; por në kontekstin social ku shqiptarët shkojnë gjithnjë e më pak në stadium dhe ku interesi i tyre për futbollin tanimë u është bashkëlidhur basteve, ose kumarit (gambling). Mjafton një eksperiencë sado e lehtë me Las Vegasin, për t’u bindur se, në botën e kumarit, trupi lakuriq i femrës shërben si amplifikator (booster) i sjelljes impulsive të atyre që luajnë me para. Edhe në Las Vegas, skenografia është e tëra e skriptuar, ose e regjisuar në tavolinë; dhe nuk shërben aq për ta tërhequr kumarxhiun, sa për ta përftuar me kontakt.
Emisionet televizive të sportit në Shqipëri, si ato të Digitalbit, imitojnë shabllonë të televizioneve komerciale Perëndimore; dhe kushedi edhe producentët dhe regjisorët e tyre nuk janë tërësisht të vetëdijshëm se qëllimi i një spektakli të tillë është të përftojë dhe të riprodhojë një lloj specifik publiku. Pretendimi se aktorët në skenë në rolet e tyre specifike, ose pjesëmarrësit profesionistë në spektakle të tilla, janë duke afirmuar lirinë e tyre individuale në luftë me paragjykimet dhe “komplekset” është jo vetëm në thelb qesharak, por edhe ai vetë pjesë e spektaklit.
Se prisja qe per nje debat si ky te lexoja nje analize kaq interesante e te mireshkruar. E hapa shkrimin se mu duk cudi perfshirja e emrit te Vehbiut, por ja qe paska patur vertet cfare te thote. Super!
Është e vërtetë z. Vebiu që, në një spektakël televiziv apo teatral proçedohet ashtu siç e përshruat ju por, mua,ju, Muçit dhe kujtdo tjetër që ndodhet në “rolin” e publikut apo të spektatorit nuk mund të na mohoet e drejta që të na pëlqejmë apo jo një lloj interpretimi,shfaqeje apo modelimi tërësor apo të pjesëshëm si në rastin e veshjes të vajzës në fjalë.
Do të ishte skandaloze që aktori që interpreton Jagon të ishte po aq intrigant në jetë sa në skenë . Por unë, ju, Muçi e tje. kemi të drejtë të themi apo të shkruajmë në një artikull kritik se, aktori në rolin e Jagos e kishte sgjidhur në mënyrë të rëndomtë apo vulgare figurën e Jagos, në qoftë se, unë, ju, Muçi apo kushdo tjetër spektator i rastit e gjen të tillë aktorin në atë rol. Personazhi që interpretojmë në skenë,në film apo televizion është një jetë njerzore. Ai vepron në bazë të ngjarjeve, fakteve , rrethanave, situatave, të karakterit të tij, të formimit të tij intelektual, të gjendjes së ti psikollogjke në momentet e caktuar e tje. Ato përcaktojnë dhe mënyrën e veshjes të personazhit. Nuk duhet haruar se të gjtha këto janë të lidhura ngushtësisht me MESAZHIN përfundimtar apo qendrror të spektaklit. Duke u nisur nga këtu aktorit i lejohet të veprojë dhe të vishet në skenë, në shesh të xhirimit apo në sheshin televiziv në bazë të personazhit që i kanë besuar të interpretojë. Pra kufijtë e veprimeve dhe veshjes këtij aktorit ja projekton ky personazh. Aktori i Jagos hyn nën lëkurën e personazhit apo e fut Jagon nën lëkurën e tij kjo është e diskutushme por, veshjen ja përcakton Jago. Si në njërin rast dhe në tjetrin ata shtyjnë njëri tjetrin përpara në zhvillimin e ngjarjeve. Pra, që të mos sgjatem më shumë, kufirin e përcakton personazhi. Të vimë tek”personazhi” i moderatores. A ja lejon “personazhi” mënyrën e veprimit dhe veshjen e saj. Në qoftë se jo, atëherë kemi të bëjmë me një abuzim artistik që del jashtë mesazhit që kemi dashur të përshkojmë në spektator apo publik dhe me të drejtë mund të themi:- veprim vulgar dhe veshje vulgare – me gjithë se vajza ka venë në dukje pjesët më të bukura të trupit të saj. Ky vulgaritet i takon jo vetëm vajzës por kryesisht regjisorit, producentit, dhe televizionit që e trasmeton.
Për ta mbyllur. Nuk është abuzim dhe vulgaritet të dalësh edhe lakuriq në skenë veç dalja në skenë duhet bërë me “lejen” e personazhit dhe mesazhit që meriton spektakli për tu trasmetuar, ndryshe: -Ti regjsor, Ti producent , Ti drejtor i televizionit edhe Ti moderatore, mbase “viktimë”, Abuzoni .
Te gjithe jeni komuniste!
Ju i doni prezantueset me cizme llastike dhe ne nje dore pushken dhe ne tjetren kazmen!
Harrojeni!
Ne se shtohet audienca e nje emisioni femrat le te dalin dhe pa breke,se ne kapitalizem fitimi eshte i pari!
Cfare keni ju se une dal me zogun jashte?
Vetem ne se jeni vete homo,po,keni te drejte!
E degjut folesen e “Zjarrit” te Yzberishit qe po e kerkon gjithe bota,por ajo nuk pranoi vetem per nje foto me sisa jashte te paguhej me pak se 100 mije euro!
Po Ilda qe merr 300 mije leke ne muaj,pse te mos kere pretendime?
Po nuk i nxorra sot bukurite e mija,tha ajo,kur do t’i nxjerr?