Monika Kryemadhi "sfidon" Lulzim Bashën!

22 Mars 2018, 14:35Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Ngazëllimi i të bërit bashkë opozitë në ditët e vërvëllitjes së këpucëve në Parlament ndaj Kryeministritt në Parlament duket se ka marrë fund.

Edhe buzëqeshja e optimizmi politik kur Lulzim Basha e Monika Kryemadhi shfaqeshin krah njëri tjetrit si një mendje e trup bashkuar opozitar është fashitur, sikurse është fashitur gjithashtu edhe furia më vete e LSI-së për të sulmuar Edi Ramën.

Në opozitë po bëjnë se kush më vete llogaritë se si i bie më mirë politikisht në zgjedhje bashkë apo të vetëm. Dhe duket se ajo që ka nevojë për kthjelltësi vendimesh dhe qëndrimesh është LSI. Pavarësisht buzëqeshjeve dhe marrëdhënieve të beharta politike mes dy partive ideologjikisht të kundërta por me synime pragmatike të njëjta, Monika Kryemadhi e di se Lulzim Basha nuk është Sali Berisha që mund të bësh, të qëndrosh dhe t’i besosh në një marrëdhënie e marrëveshje politike verbale.

Ndaj i kërkon Kreut të Partisë Demokratike të shprehet qartë madje të materializojnë një marrëveshje të qartë parazgjedhore me terma të specifikuar që e vë goxha në pozitë të vështirë Bashën. Ky propozim i artikuluar mediatikisht e vë në pozitë të vështirë administratorin momental të selisë blu, sepse ai nuk do të dëshironte të lidhte një “kontratë politike” që do të duhej ta mbante lidhur me LSI-në i pasigurt pasi kjo mund ta dëmtonte edhe më shumë PD-në e gjymtuar rëndë elektoralisht në dy zgjedhjet e fundit. Bashës do t’i pëlqente ta përdorte LSI-në deri afër zgjedhjeve lokale dhe pasi të kishte kuptuar trendin politik të vendoste nëse i duhej një bashkëpunim elektoral apo të dilte i vetëm në zgjedhje.

Nga ana tjetër Monika Kryemadhi dhe jo vetëm, duke njohur Bashën si një politikan që nuk iu qëndron as fjalëve të tij e jo më marrëveshjeve gojore, kërkon një pakt të qartë për të ardhmen politike pasi nuk do që të lejojë që makina organizative e LSI-së që funksion më së miri të shërbejë si samari elektoral ku PD të ulet për të marrë qyl benefite e për ta flakur në fund si një mall një përdorimësh.

Nga ana tjetër Basha ndjehet i presionuar edhe nga rryma dhe faktorë brenda partisë dhe nga aleatët që të mos bëjë një tjetër hap fals duke marrë si patericë LSI-së. Por një humbje tjetër në zgjedhje do të ishte një tjetër tronditje për pozitat e tij në krye të PD-së.

Basha është i bindur se skandalet e njëpasnjëshme që ka regjistruar qeverisja aktuale iu kanë ulur pikë elektorale socialistëve, por nuk e di se në ç’nivel është kjo rënie sa t’i duhej t’i jepte sot një përgjigje direkte LSI-së nëse i duhej apo jo në zgjedhje. Precedenti i fitores së socialistëve të vetëm ka rritur besimin se dhe demokratët mund t’ ja dalin të fitojnë të vetëm në zgjedhje. A do t’ja dalin? Ky është basti all in i Lulzim Bashës që duhet të zgjedhë nëse duhet të zbresë në fushën e pokerit politik bashkë me LSI-në apo pa të. Dealer po pret!

5 komente në “Monika Kryemadhi “sfidon” Lulzim Bashën!”

  1. Mali says:

    O Denis më gjithë respektin për ty, ja ke fut kot plani
    Mga e di ti se PS ka humbur vota. (Me gjithe gabimet që po bëjnë drejtuesit e qeverisë)Për sa kohë të jenë familjet mafioze në krye të dy partive ska shamc më rrjedh ndonjë votë nga PS tek PD apo LSI
    Këtu jemi dhe do shohim.

  2. Opinion. says:

    Kontributi dhe roli i monikes ne politika shqiptare e evropiane,eshte nje pordhe ne uje.

  3. ? says:

    Sa kohë që do të jenë LULUSHI, MUNA-ÇIZMJA
    DHE BIRISHA NËPËR KËMBË, ED RAMA DO BËJ QEF !??

  4. taraboshi says:

    Perveç asaj qe thot Mali qe jam dakort por do te shtoj edhe kete tjetren Deri ne zgjedhjet vendore L .S .I ja do shperbehet fare si parti se ka fillu nje vit para pra a po e shikoni qe kan filluar rrjedhjet . Po edhe P .D ja ka edhe ca probleme mes vedit pra a mund te kfijohet edhe nje parti tjeter qe do vazhdoje rrudhja ku edhe kjo eshte drejt vetasgjesimit . Shto ketu edhe reforma ne drejtesi qe ka me fillu me dhane efektet si p .sh .me denu Salen a Lulin a te dy vaj halli pastaj as nuk ka me ekzistu ma P .D .

  5. Koba says:

    Baxhella po pret me padurim Vetingun.Po Zoti i Madh e ka Caktuar.Do ti digjen Breckat dhe do te mbese me Dufllak jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje