Vajza e Azem Hajdarit publikon fjalimin e të atit më 22 mars 1995

22 Mars 2018, 16:22Blog TEMA

Deputeja e Partisë Demokratike, vajza e Azem Hajdarit ka publikuar sot një fjalim të atit të saj që i përket 22 marsit të vitit 1995.

“22 Mars-një katarakt në rrjedhën e Historisë”- shkruan Rudina Hajdari teksa poston në facebook fajlimin e të atit.

Fjalimi i Azem Hajdarit, 22 Mars 1995:

Nëse Historinë do ta përfytytonim si një lumë që rrjedh-një përngjasje kjo e bërë nga Herakliti e deri në ditët e sotme disa data të saj të na shfaqen si katarakte të rrembyer, gjithë vrull e energji, gjithë potencë e ushëtimë. Pa dashur të jemi retorike, se mjaft na kanë lodhur retorikët e fjalëve të zhurshme, pompoze e të pasinqerta,

22 Marsi i tre vitete të shkuara, padyshim është një katarakt i Historisë së shqiptarëve, apo e thënë sipas Çabejt, një ditë pikënyje në kapërcyellin e demokracisë shqiptare. Një ditë që me mençurine e vet popullit shqiptar diti të shmangë gjakderdhjen që joshnin fantazmat e së shkuarës, nëpër mitingje histerikësh, me britmat atavizma, sa groteske, aq dhe tragjike.

22 Marsi e ndau përfundimisht fatin e Shqipërise nga diktatura bastarde sllavo-komuniste, nga mesjetarët donkishotist, që duke e izoluar Shqipërinë, kujtonin se e bënin qendër të botës, që duke e varfëruar në mënyrën më të mjeruar Shqipërinë, kujtonin se e bënin më të pasurën dhe me të lakmuarën e botës, që duke e poshtëruar Shqipërinë, kujtonin se e rritnin dinjitetin (e padinjitet) të vetes së tyre…

Më 22 Mars idealet demokratike të shqiptarëve që vinin nga lashtësia e këtij populli, që vinin nga mendjet e ndritura të Bogdanit, të Fishtës, të Naimit, të Hasan Prishtinës, të De Radës, të Konicës, nga martirët e burgjeve dhe nga të kryqëzuarit e gjallë, nga vitaliteti i rinisë shqiptare, këto ideale atë ditë u sendërtuan në një shtet demokratik. Dhe e gjitha kjo, jo me gjakderdhjen e predikuara nga deorigjenët marksistë, por me magjinë e votës së lirë. Shteti i parë demokratik i shqiptarëve ishte në një kontrast aq të madh me diktaturën e sapo flakur, së bashku me monumentin grandomadh të Enver Hoxhës. Historianët e ardhshëm mund të flasin për një republikë të dytë demokratike, pas asaj të Fan Nolit.

Ideologët serbë, autorët famëkeq të elaboratëve ani-shqiptare (Vasa Çubriloviç, Stefan Moljeviç, Nikola Stojnaviç, Ivo Andriç) kanë predikuar me një kasandra ogurzezë, se shqiptarët janë një fatalitet historik, kanë një mallkim, mallkimin se nuk dinë të krijojnë një shtet të tyre.

22 Marsi më së fundi provoi të kundërtën. Shqiptarët dinë të krijojnë shtetin e tyre sipas formatit evropian-me ligjet demokratike, evropiane, me respektimin e të drejtave njerzore, me te drejtën e besimit, me të drejtën e insitutucioneve fetare, me të drejtën e shtypit të lirë e të fjalës së lire.

22 Marsi u ktheu shqiptarëve besimin, besimin tek Zoti, që do të thotë besimin tek Njeriu, që do thotë besimin tek vetvetja. Dhe pa një besim tek personaliteti njerëzor nuk ka as Histori Moderne, nuk as liri dhe pavarësi të kombit.

22 Marsi e ktheu Shqipërinë në komunitetin e popujve më të zhvilluar. Aventura komuniste kishte bërë që miqtë tanë më të mirë të Shqipërisë të konsideroheshin Fidel Kastro, Sadam Hysein dhe princi Sihanouk, ca internacionalo-terroristë, ca luftëtarë kafenesh, ca horra hipokritë që vini të ngazëlleheshin duke parë se sa të varfër janë shqiptarët.

Janë vetëm 3 vjet shtet demokratik. Ligjet ekonomike të tregut të lirë e të ekonomisë së lirë kanë provuar vitalitetin e shqiptarëve, vitalitetin e vetveprimiit, vitalitetin imagjinativ, kurajoz, vitalitetin që shqiptarët të jenë të barabartë dhe të zhvilluar. Asnjëherë tjetër shteti shqiptar nuk ka qenë më i pranishëm në komunitetin evropian e atë botëror për të artikuluar të drejtat e veta.

22 Marsi vetëm në 3 vjet i dha shqiptarëve një dimension kombëtar që do ta kishin endërruar rilindasit. Të pranishëm në mbledhjet e Këshillit të Evropës, të pranishëm në Partneritetin për Paqe, shqiptarët sot janë elementi më stabilizues në Ballkan, në këtë rajon që shpesh herë konsiderohet dhe nga politologë seriozë si një rajon i divorcuar përfundimisht me paqen dhe harmoninë.

22 Marsi solli në Shqipëri për herë të parë në histori bekimin e Papës së Romës, solli Presidentin Gjerman Roman Hercog, Presidentin Italian Luigji Skalfaro, Presidentin e Kroacisë Tuxhman, 2 ish presidentët e shquar të politikës së SHBA-së, Karter dhe Bush, Sekretarin e NATOS Verner, Kryeministrin e Turqisë Demirel, Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, të Britanisë, Greqisë e dhjetra personalitete të shquara politike, të cilët janë shprehur me respekt për popullin shqiptar, shtetin shqiptar dhe për Presidentin Berisha, të cilin e kanë cilësuar si reformatorin e demokracisë. Aventura komuniste, vetëm 2 vjet të shkuara deklaronte me një kokëfortësi masohiste se miq më të mirë të Shqipërise janë armiq natyralë të saj.

Çështja kombëtare e shqiptarëve sot nuk artikulohet me stile pompoze bolshevike, duke deklaruar se jemi gati ‘të hamë bar’, vetëm si e si që të mos flasim për Kosovën e Çamërinë. Demokracia shqiptare sot shpreh aspiratat e fqinjësisë së mirë, po aq sa aspiratat e reciprocitetit, merr në mbrojtje shqiptarët kudo që të jenë po aq sa dhe duke mbrojtur të drejtat e minoriteteve brenda Shqipërisë.

22 Marsi është një diotë e shqiptarëve- e atyre shqiptarëve që e duan sinqerisht atdheun e tyre, e atyre shqiptarëve që nuk kanë të brendashkruar brënda Shqipërisë një pseudoatdhe partiak, e egoistik, karrierist. Është një ditë e të gjithë atyre shqiptarëve që duan një Shqipëri pa handikape egoizmash a jehonash të frikshme të së kaluarës.  (TemA)

11 komente në “Vajza e Azem Hajdarit publikon fjalimin e të atit më 22 mars 1995”

  1. petrit says:

    Moj cika e Azemit te lutem mos na bej te vjellim. Azemi nuk ka asnje vlere per demokracine. Me sa duket ai ka vlera per ju femijet e tij te cilet i beri te pasur me vjedhjet dhe kontrabenden e armeve.

    1. Lekura says:

      Cili ka qene ky Azemi?
      A eshte ai qe kishte nje cope shkolle te mesme dhe punonte kepucar?

  2. Aleks says:

    Kush ja ka pergatitur Azem Hajdarit këtë shkrim sot qesh. Ps? Sepse të gjithë e dine që Sa tru kishte Azem Haj dar I.

  3. Dibrani says:

    Ky eshte kriminel,..mir qe kam arrit ti njoh bemat e tij kur ishte gjall,…se do ti thirja hero ma cfar nxjerrin mediat sot.
    Kam filluar te dyshoj ter historin e Shqiperise,..ngaqe nga 90 e kendej thuhen shum te pa-verteta .

    Dhe imagjino se sa te vertet mund te jen heronjt e pare apo prapaskenat dhe konjukturat e tyre mafioze mes njeri tjetrit ne kohen e pavarsise

    Azem Hajdari ka qen nje bandit ,.i dukeshte vetja si fort prej rrethit qe e ndjekte.
    Po edhe tip kurve kur interesat ia plotesonte hirarkia e Saliut….ka pas perplasje kur Saliu desh ta aneksonte.
    Nga politika ka qen amator ,..pa intelekt
    Kurse huqet e nje banditi ,..ka marr njerez ne qaf.
    Ne fund sic e nisi e perfundoj ,..dhe ai u vra nga banditet.
    Ae kuptoni ka pas lidhje me Haklajt ,..cfar u le te kuptoj.
    Haklajt vodhen banken e Shqiperise,.pa llogarit vrasjet dhe terrorin ne ate zone
    Ky eshte Azem Krimineli

  4. Alban Dega says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    “ Azem ti je gjalle “,eshte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma deshti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por te pakten 7 here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

    EDHE NJE KESHILLE PRINDERORE PER RUDINEN !

    Para disa ditesh lexova perkujtimoren per babain tend Azemin me titullin “ Ne shtepine e tim eri … “me rastin e Ditelindjes se tij, qe perkonte edhe me timen por me disa vite , gati nje dekade me shume se ai mbi supe ..
    E rilexova perseri sot shkrimin tend….
    Kerkova e kerkova te gjeja se pari babain tend por edhe shtepine e tij ne qytetin tone te lindjes…
    Nuk e gjeta… ne vend te tij gjeta Miteranin, Blayerin…Evropen e Bashkuar, Ameriken por jo Azemin as gjyshit tend trim Shpendin as Hajdarajt e Deges fisin me te afert te ne Deges se fshatit Dege.
    Mungonte shpirti njerezor, shpirti i shkrumbuar i shkrumbuar nga humbja e babait ne moshe krejt te njome, dashuria prinderore dhe njerezore…
    Permendja e emrave te medhenj te historise evropiane a boterore nuk e znadhon askend. Eshte vepra dhe veprimtaria e tyre, emri qe lene pas qe nuk i le te harrohen…
    Para se dikush te jete Perandor apo Sulltan, Mbret apo President, kryeminister apo depuet, analfabet apo Nobelist, askush apo gjithkudh duhet te jete njeri, njeri me shpirt te madh e me ndjenja njerezore, me zemer e me fjale!
    Aty nuk gjeta as Azemin e as shtepine e tij.
    Nuk gjeta as Rudinen qe ka moshen e sime bije e qe megjithese jetojme bashke ne nje shtepi, po te vonohem sadopak me therret me dhjetra here ne telefon
    – Babi ku je!? A je mire babushi ! Me ka marre malli shume per ty… Shtepia pa ty eshte bosh … !edhe kur jemi ndare 2 a 3 ore me pare….
    Kush ka vajza Boten ka, eshte titulli i nje kenge fantastike shqiptare…
    Uroj qe ne pervjetorin tjeter te gjej tek perkujtimoret jo vetem Azemin e shtepine tet eti por edhe ty Rudina. Akoma nuk te kam gjetur….
    Je shume e re per te perdorur speach writers qe nuk kane as shpirt e as talent per te shkruar per babain tend e shtepine e tet eti me bukur e me njerezisht jo vetem e vajzes se tij por edhe Nenes se famijeve tu !
    Sot them Shyqyr qe nuk e botova ate dite repliken qe e shkruajta dhe e fshiva ate dite…
    Sot eshte nje dite shume e bukur pas nje stuhie debore gati 24 oreshe qe goditi verilindjen e Amerikes!
    Nje diell pranveror dhe gurgullima e lengut te debores qe po shkrihet ne catine e ne oborrin e shtepise ku jetoj ketu ne Beverli Hillsin e Nju Jorkut Larchmont, Mamaroneck, Rye ( shqiptohet Raje sqarim per lexuesin se e di qe ti e di kete fakt ) njesoj si Raja hyjnore e Nikaj Merturit dhe Malesise sone te Gjakove, Shojzovalles, se ciles nuk ia kam gjetur shoqen nga bukuria ne pese kontinente ku fati, shkollimi puna dhe jeta me ka vervitur qysh 17 vjec e deri sot ….

    Vellazerisht e prinderisht

    Alban Dega

  5. Cuku says:

    Oj cuca e Hajdarit
    Pse nuk boton cfare ka shkruajtur Gazeta R.D. per Hajdarin kur plasi sherri per hajdutlleqe me Sali.Berishen?

  6. kanina says:

    Ok 100%, @Dibrani…! Shpresa e vetme për Shqipërinë, është se ka akoma shqiptarë që mendojnë ME TRU NË KOKË DHE KËMBË NË TOKË… dhe kanë guximin ta thonë mendimin e tyre, pavarësisht se mund të quhen heretikë e tradhëtarë, nga llumi i idiotëve dhe injorantëve “PATRIOTË”, që fatkeqësisht ka me shumicë “stani” ynë…!

  7. Ollga Toronto says:

    Pa asnje dyshim Azemi ishte anarshist,i pa qenrueshem dhe i pabesueshem,konjuktural dhe i rrezikshem,ne fund mori ate qe kerkoj.Vrasja e tij nuk ka asnje lidhje me Shqiperine, me demokracine dhe heroin jo dhe jo.

  8. sapa says:

    Pasuria e familjes se ketij te ashtuquajturi “hero” duhet te hetohet neqoftese behet veting per te gjithe njesoj!Te jesh “hero” nuk te jep te drejten te pasurohesh ne kurriz te popullit!

  9. Fan Noli says:

    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te dash tropojane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje