Pse po kërkohet rikthimi i Doktorit në krye të PD!

22 Mars 2018, 23:05Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Zërat që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës në Krye të PD, sa vijnë e shtohen dhe bëhen gjithnjë e më seriozë e autoritarë. Janë zëra themeluesish të Partisë Demokratike, drejtuesish dhe kontribuesish ndër vite, por edhe kundërshtarësh të Kryetarit aktual Lulzim Basha.

A kemi të bëjmë me një nostalgji njerëzore, ku ajo që na bashkon pothuajse të gjithëve, është ideja e fiksuar se çdo gjë e shkuar është më e mire, për shkak se jemi të prirur të ruajmë veç kujtimet e bukura? Apo është një “sëmundje” kombëtare ajo që e bën qenien politike të shqiptarëve, të ndahen ca në nostalgjikë të kohës së Zogut, ca të kohës së Enverit, (ka patur edhe nostalgjikë të Ramizit këto ditë, çuditërisht?!), nostalgjikë të Fatos Nanos e deri tek nostalgjikët e Ilir Metës, që kërkojnë ashtu si ata për Berishën, braktisjen e Presidencës dhe rikthimin e tij në krye të LSI.

Nostalgjikët në përgjithësi janë njerëz që besojnë në një epokë, ideologji, parti apo periudhë historike kohë gjatë së cilës ata vetë kanë arritur kulmin e karrierës dhe standardit të tyre dhe e projektojnë të gjithën këtë pozitivisht, duke e lidhur me rolin e liderit kryesor. I fundit në këtë aradhë figurash politike ose jo, që kërkojnë rikthimin në krye të PD të Sali Berishës, është Arben Imami i cili thotë se Doktori është i vetmi që i nxjerr nga shkatërrimi dhe se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, si mundësia dhe shansi i fundit për ta shpëtuar partinë.

Gjithçka lidhet jo vetëm me pakënaqësinë në rritje të të përjashtuarve nga lista e kandidimit për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, apo tek shtimi i presionit të tyre për shkak të pafuqisë për të krijuar një forcë të re politike. Mbi të gjitha, kjo ka të bëjë me pafuqinë e PD dhe kryetarit Basha për tu përballur me mazhorancën aktuale, për të riorganizuar e motivuar strukturat, për të frymëzuar popullin opozitar por edhe për të menaxhuar një serial skandalesh të vogla apo të mëdha, ku është përfshirë ai vetë dhe njerëz të besuar rrotull tij.

Për një gjë duhet të biem dakord, se Sali Berisha për shkak të shumë arësyeve dhe rrethanave,- përtej rolit dhe kontributit real si Kryeministër e President i Shqipërisë të cilat do ia vlerësojë historia,- është padyshim kryetari më i mirë që PD mund të kishte. Jo vetëm dje, por edhe sot dhe nesër. Por për rikthimin e tij në krye të partisë, ka disa pengesa që duket se në këtë rast, janë gati të pakapërcyeshme:

E para, ai ka dhënë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013 duke deklaruar se do vazhdonte të qëndronte në politikë, por jo më si kryetar i PD.

E dyta, gjatë kësaj kohe, i pyetur dhe i ripyetur nga mediat për një rikthim të mundshëm, ai ka vijuar të jetë i prerë se kjo është e pamundur dhe për të konsiderohet një kapitull i mbyllur dhe një çështje e panegociueshme.

E treta, sigurisht që përtej dëshirave dhe asaj se çfarë përfaqëson duhet pranuar se edhe mosha mund të jetë një pengesë relative për këtë rikthim. Politika vërtetë nuk është një sport si gjithë të tjerët, pasi nuk njeh moshë (rikthimi i Berluskonit, në skenën italiane është një tregues më shumë) por është tjetër gjë të jesh Kryetar i PD në Shqipëri, e tjetër gjë President, senator, kongresmen, etj. në demokracitë perendimore.

Vetë Berisha mundohet që të kompensojë mungesën e eficiensës së Bashës me qënien e tij shumë aktive në politikë, në debatet parlamentare, televizive apo edhe në rrjetet sociale. Por kjo me sa duket, pak po e ndihmon PD të ngrihet në lartësinë e sfidave që do të shndërronin atë në një alternativë reale pushteti. Përkrahësit e tezës së rikthimit të Berishës në krye të partisë, ose kërkojnë që të përfitojnë nga mundësia që kryetari tjetër të jetë ai ose ajo vetë, ose dikush tjetër që i garanton rikthimin sërisht në politikë, ose e shohin realisht këtë rikthim si të vetmen rrugë shpëtimi të vërtetë për PD dhe janë të sinqertë në thirrjen e tyre.

Të gjitha këto arësye bashkë ngado që ti rrotullosh, të çojnë me apo pa dashje, tek rruga e lartësimit të figurës së Edi Ramës nga ana e tyre. Duke e paraqitur atë si një njeri që i bën kundërshtarët të duken të dobët, të pafuqishëm, të dështuar dhe të pamundur për ta mposhtur politikisht. Duke i parathënë në këtë mënyrë, atë që as ai vetë deri nuk ka guxuar që ta artikulojë deri tani, të paktën publikisht:

Se është drejt një rruge të sigurtë, për të fituar mandatin e tretë qeverisës. Nëse do ia dalë, të gjithë zërat kundër Bashës sot, edhe nëse nuk do arrijnë që të rikthejnë Berishën në krye të PD, diçkaje tjetër do ia arrijnë me siguri. Do të meritojnë pa asnjë mëdyshje, që të quhen pas kësaj, parashikuesit më të mirë në botë. Ndërsa vetë PD, humbësja më e madhe në Shqipëri./Alpenews.al

10 komente në “Pse po kërkohet rikthimi i Doktorit në krye të PD!”

  1. lavdosh says:

    Si rrikthimi i Berluskonit qofte! Berlusconi u kthye dhe partia e tij doli e katerta ne zgjedhjet e fundit. Keshtu do ndodhe edhe me PD-ne e te rikthyerit Berisha

    1. Edkari says:

      Alfred Peza me taksiratin qe kaloj per shumen 1 milion euro
      sot i ngjan me shume se kurre nje qeni te rrahur.

  2. Gri says:

    Edhe te kthehet Berisha ne krye, ish deputetet e vjertr nuk mundet te riktyheheen me. Bisedat neper kafe thone se jane bp te ish sigurimit. Edhe SB te ishte te njerjten gje do bente. LULI S KA B…
    PER TI PERJASHTUAR!

  3. aldo says:

    Po kerkohet qe te konfiskojne milionat qe vodhe ti edepsez

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Alfredo, po e dau menjen Sala me u kthy ai ket rradhe kthehet ene KM ene President, Ramen e ha me gjithe lecka ne ket moment deshperimi qe ka kapluar shqiptaret. Po gjithsesi, si vajti muhabeti i 1 meleon eurove qi i kishe mledh me djersen e ballpanices?

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Alfredo, po e dau menjen Sala me u kthy ai ket rradhe kthehet ene KM ene President, Ramen e ha me gjithe lecka ne ket moment deshperimi qe ka kapluar shqiptaret. Po gjithsesi, si vajti muhabeti i 1 meleon eurove qi i kishe mledh me djersen e ballpanices??

  6. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Alfredo, po e dau menjen Sala me u kthy ai ket rradhe kthehet ene KM ene President, Ramen e ha me gjithe lecka ne ket moment deshperimi qe ka kapluar shqiptaret. Po gjithsesi, si vajti muhabeti i 1 meleon eurove qi i kishe mledh me djersen e ballpanices???

  7. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Alfredo, po e dau menjen Sala me u kthy ai ket rradhe kthehet ene KM ene President, Ramen e ha me gjithe lecka ne ket moment deshperimi qe ka kapluar shqiptaret. Po gjithsesi, si vajti muhabeti i 1 meleon eurove qi i kishe mledh me djersen e ballpanices????

  8. Gri says:

    Edhe te kthehet Berisha ne krye, ish deputetet e vjertr nuk mundet te rikthen me, ndoshta si aparatcik. Bisedat neper kafe thone se jane bp te ish sigurimit. Edhe SB te ishte te njejten gje do bente. LULI S KA B…
    PER TI PERJASHTUAR!

  9. Mirel says:

    BERISHA, President!!!?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje