Këshilltarët e LSI-së, këta rilindas patriotë

22 Mars 2018, 20:25Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku ka bërë konak Ismail Qemali e pyet Plakun e Vlorës: “Po Evropi ç’thotë Ismail bej?”. Kurse në filmin “Ballë për ballë”, ose më mirë tek “Dimri i madh”, dy lebër, ish-partizanë, vendosin të bëjnë roje me armë natën, se mos na e merrnin sovjetikët bazën e Pasha Limanit. Falë heroizimit të këtyre katundarëve është bërë kjo Shqipëri që kemi sot, kaq e lumtur dhe e begatë, biles bazën e Pasha Limanit na e ka ënda ta kthejmë në vend për të luajtur kumar.

Këto dy episode të realizmit socialist më janë kujtuar këto ditë zhvillimesh politike të gëzueshme, kur po ngjan një proces konvertimi masiv i këshilltarëve bashkiakë të LSI-së në rilindas të vonuar. Pak a shumë si Arifi tek “I teti në bronx”, ose më mirë “Komisari Memo”, që u gënjye nga sofra e Ballit me mish qingji, por pastaj kaloi tek buka me gjizë e partizanëve.

Por, të gjithë këta personazhe që përmenda, përfshirë këtu këshilltarët e sotëm të LSI-së kanë një të përbashkët; mendojnë në mënyrë globale. E dallojnë dy orë larg që rreziku kësaj toke u vjen nga larg, siç ndodhte me Gjergj Elez Alinë e legjendës që përballej me bajlozin e detit. Këshilltarët e LSI-së e kanë kuptuar që duhet të ikin në anën e duhur, sepse partia e tyre, asëll-asëll shefja e tyre, është puqur me Partinë Demokratike dhe Lul’ Bashën që merr jo vetëm para nga Rusia, por tashmë dhe izëm nga Moska. Këtë thanë këshilltarët e Skraparit, këtë thanë këshilltarët e Laçit.

Nuk e di se si rrezikohen politikat e Çorovodës a Laçit nga martesa ruse e Lulit, por kjo tregon edhe një herë më së miri vigjilencën e lartë që ka populli ynë trim vendor apo qendror ndaj rrezikut revizionit sot e imperialist dje. Ndaj, Monika Kryemadhi, nëse ka dy pare mend në kokë, bën mirë t’i heqë spaletat, ta lëshojë Lulin në hallin e tij si tradhëtor e të bëhet rilindase, madje të futet në rresht si gjithë të tjerët, sepse ka nevojë për një dru të shëndoshë riedukues. Me këtë rast, nuk do të përfundojë në kamaren e turpit të historisë së Shqipërisë sonë që tëpkë si në Amerikë po heton burimet ruse të financimit në politikë, me qëllim ushtrimin e ndikimit të Moskës në këtë margaritar botëror që është atdheu ynë i ndritshëm.

Larg o Zot, nëse dikush mendon që pas këtyre këshilltarëve të ndërgjegjshëm gjendet kriza e vërtetë e partive politike shqiptare; fakti që ato kurrë nuk kanë qenë parti ideologjike, por forca që kanë përfshirë vetëm dhe vetëm interesa private, të sahanit si në qendër, ashtu dhe në lokalitet.

Larg o Zot, nëse dikujt i shkon ndër mend që LSI, ashtu si dhe plot parti të tjera, me PD-në në krye, tashmë janë viktima e intrigës ditore të Zotërisë 420. Këto koka të çartura mendojnë që pluralizmi, tashmë janë një tufëz partish, të kthyera në leva që i luan i Madhi fare, si ndodh rëndom në tokën e vëllamit sulltan. Këto janë dokrra!

E vërteta është e qartë si drita e diellit; këshilltarët po ikin, meqë nuk duan të marrin pjesë në një koalicion që është rreshtuar në anën e Traktatit të Varshavës. Ata, mund të jenë në provincë, por e duan NATO-n si buka që hanë. Prandaj, ata bëjnë shumë mirë, sepse patrioti duhet të jetë në anën e prosperitetit, në anën e marrëveshjes së detit, në anën e shtetit multit etnik që ne po e gëzojmë tani, në anën shtetit që kap drogë dhe nuk e trafikon rëndshëm si Luli, me shtetin që bën stadium me kullë dhe kulla me teatër, që ia nxjerr llogaritë gabim FMN-së për PPP-të, që nuk e shpall emergjencën në Shkodër, sepse nuk ka emergjencë, që naftëtarët i lë të lirë të bëjnë lart e poshtë pa kryq leku në xhep, po ashtu dhe minatorët.

Kush tha që këta këshilltarët duan të lyejnë bukën e kalamajve me gjalpë e sheqer? Ata, mor vlla, urrejnë Moskën, Rusinë dhe kopilat e saj si Luli me shokë.(27.al)

11 komente në “Këshilltarët e LSI-së, këta rilindas patriotë”

  1. Kombi says:

    LULIT DHE BERISHES NUK K HYN GJEMB NE KEMBE . ESHTE I SIGURUAR NGA ARKADASH RAMA ?

    1. adi says:

      Enkel Demi
      Me ne fund dhe ti shkruajte nje gje me vlere!!!!!
      Kjo eshte e verteta e shqiperise nje vend qesharak plot me njerez legene qe mund te jene vec qesharake.
      Ku taulant balla qe i kendonte enver hoxhes e do me shume ameriken se donald trump dhe rudi giuliani te mare se bashku. Dhe ne kete patriotizem amerikan taulantit i jane bashkuar edhe lsi istet e genjyer?????
      Komplet legenizem deri ne dhjerje.

  2. anonim says:

    Jo Enkel, ata po ikin se Monika me ne fund ka shteruar del para gazetareve pa ndonjë nendim te qarte ,e hutuar me fjalë pa vlera pra flet rroma per toma pa vizion dhe e kanë pare qe humbja e LSi eshte e pashmangeshme,,

  3. Po ti more “I teti ne bronx” e di cfare me kujton, nje film ku dikush i thoshte nje bashkefshatreje “ Per ku keshtu moj e Kozmajit”, nje politike pa tru e Kokemadhes sigurisht qe i ben keta patriote te mendojne per femijet e tyre. Per njerez qe mohojne historine sigurisht qe jane ne pozitat e tua, eshte ajo Rusi more trim qe na ka katandisur nje pellembe toke, e ndau Shqiperine si mall pa zot ne favor te Grekut e Sllaveve, por cfare mund te thuash per ju sternipat pa tru qe ngelet rrugeve si cifutet, ty te duket shaka sot po ai Pashaliman kontrollonte gjithe Europe’n ne ate kohe, turp qe kemi njerez qe marrin guximin dhe shkruajne edhe neper media.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Shume filma paske pare Enkel!…
    Kam pare edhe une nje,kohet e fundit:
    “Me gisht ne goje” titullohet…
    Nuk eshte per gishtin tend,jo…
    Ti,fute ku te duash…

  5. katarakti says:

    Gjeja me e mire qe ngjau ne zgjedhjet e qershorit te shkuar ishte se ndau shapin nga sheqeri. LSI-ja ishte mesuar te hante me dy luge. I pelqente shume te bente King-makerin. Pra jam une qe vendos kush do jete maxhioranca ne pushtet. Dhe ne kete menyre u fry si bretkoca. Por ne zgjedhjet e shkuara ajo e humbi kete mundesi. Dhe tani eshte deklaruar si anti PS dhe pro PD. Aq me mire. Sot kemi dy fronte. Nga njera ane PS dhe nga ana tjeter PD+ LSI. Mbaroi koha e finteve per LSI-ne. Prandaj edhe keshilltaret e saj po largohen. Se e dine qe LSI-se i ka ardhur fundi. Nuk ha dot me, siç ka ngrene deri ne qershorin e vjetem. Dhe ky eshte nje lajm i mire per shoqerine shqiptare.

  6. shpresoj, por s'e besoj says:

    Ironia jote o zoti Demi nuk shkon. Eshte shume e trashe dhe prej gazetari injorant. Asgje te shkruar s’e ke te sinqerte. Dhe kjo te ben dhe medioker. Vazhdo te hashe kur gjen qyl.

  7. Fatmirramati says:

    Keli me hanemen e tij kane ideologji lekun e jo camerine bonjake , fisi kelit depute ne perlamentin grek qemotime pas me enverin e sot me bershe-meta-rama .

  8. Meti says:

    Enkel kollovari. Mediokri i mediave shqiptare. Shushunja e te ardhurave publike. Laj gojen me klor kur permend filmat taban dhe historike te Shqiperise. Koqe. Idiotesira shkruan. Nje here nuk na surprizove ne kete jete. Ti smund te jesh cam.

  9. Vito Kermilli says:

    Qe kur Mesila Demi nuk eshte me deputete punet e Shqiperise po shkojne per dreq.

  10. Rusi says:

    Shume mire e ke bere Enkel. Keta me siper jane te gjithe legena, ose jane te pjerdhur nga mendja ose nostalgjike te deshtuar qe nuk kane bere prokopi. Keshtu vazhdo :))))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje