Kandidat për Bashkinë e Durrësit në 2019? Agron Duka: Do të ishte krenari, besoj tek një marreveshje me PD

26 Mars 2018, 15:07Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, ka shfaqur ambicien për kandidmin e tij në garën e vitit 2019 për Bashkinë e Durrësit.

Duka thotë në CNA se do ta kishte krenari nëse do të konkuronte nën siglën e PAA-së dhe se beson tek një marrëveshje produktive me Partinë Demokratike.

“Është vonë për të folur për kandidimin tim të vitit 2015, dhe herët për të folur për atë të vitit 2019, sepse jemi në një kontekst tjetër.

Une kam besim ne arritjen e nje marreveshje produktive me Partine Demokratike dhe PAA do te kete mundesine te garoje per nje apo dy bashki .

Gjithsesi nuk e përjashtoj si mundësi sepse do të ishte një krenari konkurimi me siglën e PAA-së në Durrës.

Deri atëherë do të punojmë fort për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për të përballuar zgjedhjet” shprehet Duka. (TemA)

1 komente në “Kandidat për Bashkinë e Durrësit në 2019? Agron Duka: Do të ishte krenari, besoj tek një marreveshje me PD”

  1. xhebari says:

    KESHTU SIC E KA KATANDISUR GJUSHI DUURSIN ASNJE KANDIDAT I PS , NUK FITON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje