Kryeministri Edi Rama prezantoi sot “Strategjitë kombëtare të energjisë Shqipëria 2030” ku thekson se se me ndryshime e bëra, çdo ditë e çdo vit po shihen përmirësime të vazhdueshme në këtë sektor.
Shefi i qeverisë tha se tashmë kanë filluar përgatitjet për një tjetër hap të rëndësishëm që do rrisë bashkëpunimin mes konsumatorëve dhe kompanisë së operatorit të shpërndarjes.
“Ne kemi nisur përgatitjet për një hap tjetër të rëndësishëm që do krijojë një atmosferë të re mes konsumatorëve dhe operatorit të shpërndarjes.
Kemi nisur punën për një IPO dhe shpresojmë që deri në fund të këtij viti t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë në kompaninë e operatorit të shpërndarjes.
Dhe shpresojmë që vitin tjetër, të kemi një benefit reciprok për qytetarët dhe kompaninë.
Ajo çka vlen të theksohet në fund është harmonizimi i tregut tonë të brendshëm me tregun rajonal e më pas me atë europian të energjisë.
Nëse do ta përmblidhja atë që ka ndodhur dhe atë që ne duam të bëjmë të ndodhë është e thjeshtë: sektori i energjisë ishte problemi më i madh, një gropë nga e cila buronin të këqija zinxhir për ekonominë e vendit. Sot është një potencial i vënë në rrugën e shfrytëzimit që mbetet sfidë e hapur.
Nëse na u deshën 25 vjet për të kthyer timonin në drejtimin e duhur dhe për të shmangur humnerën para së cilës u gjendëm, 12 vjet janë shtrirja në kohë e një sfide transformuese. Në çdo ditë rezultatet vijnë në përmirësim të vazhdueshëm,” tha Rama.(TemA)
hahhahhahahhahahhahahhahaha.
hahhahahahhahahhahahaha
albanistoni ne 2030 me PS ne krye dhe Rilindja fillon atehere.
Ky vellai im vazhdon akoma me do te do te,o palle po te mbaron mandati dhe ske bere as gje,po ja le vendin banditeve te SALILULIT o idjot dhe do te te marin zvarre….