17 këshilla antike kineze për Edi Ramën

26 Mars 2018, 09:35Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në shekullin e dytë p.e.r., Liu An, mbreti i Huainanit, u kërkoi dijetarëve të oborrit të tij, të përgatisnin një libër mbi qeverisjen, filozofinë dhe botën në tërësi. Ata përgatitën një libër të quajtur “Huainanzi” i cili, i përkthyer në anglisht nga Sarah A. Queen and John S. Major, është plot 900 faqe. Më poshtë, vijojnë disa këshilla nga ky libër, të cilat vlejnë sot për çdo qeverisës. Në rastin tonë, për Edi Ramën:

1.Në qoftë se një sundimtar mban larg ata që vërtetë punojnë për të mirën publike, dhe punëson në vend të tyre miq apo aleatë politikë, atëherë promovohen njerëz me aftësi të dyshimta apo të çuditshme, ndërkohë që zyrtarët e ndërgjegjshëm do të mbeten në hije. Në këtë rast, punët publike do të bëhen çorap, në të gjithë strukturat e shtetit dhe zyrtarët e aftë do të vuajnë.

2.Në qoftë se një sundimtar është në luftë të vazhdueshme me vartësit e tij, atëherë zyrtarët e lartë do të jenë vazhdimisht të shqetësuar për të mbajtur postet e tyre, duke i plotësuar tekat sundimtarit, për të ruajtur veten. Kjo gjë do të shkaktonte tutjen e zyrtarëve të aftë, në rastet kur ata duan të japin këshilla, që mund të mos i pëlqejnë sundimtarit.

3.Në qoftë se sundimtari merr pjesë në aktivitete të pafundme, disa të rëndësishme e disa jo fort të rëndësishme, qeverisja do të përkeqësohet. Dijet e sundimtarit, sado të mëdha, nuk mund të jenë të mjaftueshme për qeverisjen e shtetit. Sundimtari nuk mund të zgjidhë i vetëm çdo problem të madh apo të vogël të shtetit.

4.Kur zyrtarët u lëpijnë menderet eprorëve, ndërkohë që bëjnë gabime, nuk është e mundur që ata të vihen para përgjegjësisë. Kur ata që kryejnë vepra penale nuk ndëshkohen dhe zyrtarët e tjerë do të bien në pasivitet dhe çrregullim, ndërkohë që të mençurit nuk do të jenë në gjendje ta rregullojnë situatën. Akuzat e pabaza ndaj atyre që nuk i pëlqejnë sundimtarit dhe mburrjet e pabaza në drejtim të tij, do të lulëzojnë, ndërkohë që të përndriturit nuk do ta ndriçojnë dot situatën.

5.Kur njerëzit e thjeshtë nuk kanë një kasolle për të mbuluar kokën, një sundimtar i përndritur nuk duhet të shijojë shtëpi me shumë kate dhe zyra luksoze.

6.Një sundimtar duhet t’i nuhasë vështirësitë, para se ato të materializohen; të përgatitet për situatat e jashtëzakonshme, përpara se të ndodhin; të kujdeset përditë për punët e shtetit dhe jo të jepet pas qejfeve e dëshirave të tij. Ai duhet të jetë i drejtë, i vendosur, i pastër, i pa korruptuar dhe i aftë. Kur promovon apo shkarkon vartësit, ai duhet të mbajë parasysh të mirën publike dhe jo tekat e tij. Vendime të tilla duhet t’i marrë me qetësi dhe balancë.

7.Fjalët nuk duhet t’i dalin një sundimtari nga goja, pa u menduar mirë. E njëjta gjë vlen edhe për veprimet e tij. Atij i duhet të zgjedhë me kujdes se, ç’është e mirë për publikun, para se të ndjekë një linjë të caktuar veprimi.

8.Gjërat që u ndalohen njerëzve të thjeshtë, duhet të jenë të ndaluara edhe për sundimtarin. Në qoftë se sundimtari është i korruptuar dhe manipulon shoqërinë, ai një ditë do të dështojë me siguri.

9.Shtetin e mban në këmbë njerzillëku dhe drejtësia. Në qoftë se i mungojnë këto dy gjëra, një ditë do të dështojë me siguri.

10.Në kohë krize, ata që janë në pushtet, nuk ngopen me pushtetin. Pushtetarët pakësojnë të mirat për publikun dhe rrisin ndëshkimet ndaj tij. Njerëzit e thjeshtë stërmundohen të zemëruar dhe përpjekjet e tyre nuk japin fryt.

11.Sundimtari duhet të jetë i paanshëm, kur vjen puna për të zbatuar ligjin ndaj atyre që pëlqen apo nuk i pëlqen. Ai nuk duhet të përkrahë të korruptuarit apo të përqafojë gënjeshtrën.

12.Kur gjenden njerëzit e duhur për punët e shtetit, kryerja e tyre nuk është e vështirë. Kur sundimtari cakton njerëzit që e meritojnë detyrën e tyre, punët e vendit shkojnë mirë.

13.Kur sundimtari është i sinqertë dhe i drejtë, zyrtarët e ndershëm punojnë me zell, ndërsa të korruptuarit s’gjejnë vrimë ku të fshihen. Në të kundërt, zyrtarët e djallëzuar arrijnë objektivat e tyre, ndërsa të ndershmit struken.

14.Në një vend të qeverisur mirë, ata që përpunojnë politikat, duhet të mbajnë parasysh ligjet e vendit; ata që i zbatojnë politikat, duhet të mbikëqyren rreptësisht. Eprorët duhet të vlerësojnë me rigorozitet mbarëvajtjen e vartësve të tyre, në mënyrë që ta bëjnë punën me efektivitet. Mburrjet nuk duhet të tejkalojnë realitetin dhe veprimet nuk duhet të tejkalojnë ligjet.

15.Në një vend të keqqeverisur, ata që mburren më shumë ,bëjnë më pak për vendin e tyre. Ndërsa ata që i qëndrojnë besnikë detyrës, ndëshkohen pa të drejtë. Në këto kushte, sundimtari qeveris në errësirë dhe nuk i kupton mirë punët e vendit. Të aftët nuk guxojnë të bëjnë propozime, ndërsa servilët janë pranë veshit të sundimtarit. Në këto kushte, klikat dhe fraksionet mbizotërojnë, duke e bërë sundimtarin të ndërmarrë nisma të pavlefshme për njerëzit e vuajtur.

16.Sundimtari duhet të bazohet në përvojën njerëzore, kur bën plane. Parapëlqimet e tij personale, nuk duhet të përcaktojnë dhënien e favoreve; inatet e tij nuk duhet të përcaktojnë ndëshkimet. Vetëm në këtë mënyrë, ai mund të fitojë dinjitet, dhe ligjet e urdhrat e tij, mund të konsiderohen nga njerëzit si të drejta.

17.Një vend nuk dështon prej mungesës së sundimtarit, por prej mungesës së sundimit të ligjit.(AFP.al)

12 komente në “17 këshilla antike kineze për Edi Ramën”

  1. g says:

    S’ka nevoje per keshilla ne dac kineze ne dac japoneze kryeministri yne.Ai e ka nje parim qe po e zbaton me perpikmeri bashke me Erjon plehren.Qiji nenen ketij mileti te te thote babe e ta dije edhe per faleminderit.Lere kete milet te flase me vete dhe vetem 2-3 dite pare votimeve jepi ndonje lek per voten dhe je ne rregull.I kane rrit taksat dhe po varferojne edhe me shume shtresen e mesme.Anje nuk ngrihet se ka frike kafshaten.Ne kohen e Dulles kishe frike burgun e internimin sot ke frike kafshaten.

  2. Grigor says:

    Ore, a thua t’a ketë lexuar Saliu këtë librin? Sepse ai më duket keshtu bëri gjatë kohës qe ishte në pushtet. Por, do thoni ju, qe ai ka vrare dhe ka shkaktuar vdekjen e shumë njerezve. Nuk e thashë unë. Ju e thatë. Pastaj, për disa të vrarë bëheni ju? Bashar Al Asadi po vret me mijera dhe akoma eshte president.
    Pyetja per Saliun, sepse sa per Ramën, e di qe nuk e ka lexuar.
    Por Saliu? AI lexon shumë. Del ne ate kopeshtin e tij, disa hektaresh, lexon, pastaj perthyen faqen, dhe i thote Argitës:
    “Argita e babit, pa thuaj babit ti, sa do vjedhim sot? Nuk me ze gjumi, se me duket se po na e kalon Rama. Ja shiko, unë hoqa te zite e ullirit, duke vjedhur Rrugën e Kombit. Ndersa Edvini ma kaloi. Po vjedh te po ajo rruge, por me vendim qeverie.”

  3. ke zera ze ps do ndryshoj emri dhe do quhet klani kriminel droga.KKD.

  4. ke zera se ps do ndryshoj emri, dhe do quhet klani kriminel droga.KKD.

  5. Parid says:

    Te lumte Zaloshnja! Mgjse 2200 vje me pare, kane vlera te padiskutueshme, edhe sot. Po kush i zbaton keto tek ne?! Vartesit e titullareve, nuk lene rradhe pa i komplementuar, sidomos kur degjojne lajthitjet e tyre, qofshin keto edhe sh te dumshme. Madje drejtuesit tane jane te tille qe desherojne vetem komplimenta dhe jo verejjtje.
    Me e keqja akoma, eshte se udheheqesit e kane mendjen tek pasuria personale.
    Por:
    Udhehqesit qe lane gjurme ne bote kane qene ata qe pas postit, paten jeten e njerezvve te thjeshte, duke filluar me Pereklitin e Athines, Washingtonin, Linkolnin, Ataturkun etj. Me sa duket, akoma nuk po na del nje Skenderbe, qe mendja e larte e tij vleresoi te krijonte me perkushtim nje figure te madhe historike, ne vend te cektesise se nje individi , qe e ka mendjen vetem te pasurohet.

  6. Cobo says:

    Bukur. Shoqeri qe e kane vendosur zhvillimin e vet ne baza te shendosha. Prandaj dhe ecin. Ketu rregullin e ben shefi, kur bie shefi bie dhe shteti bashke me te.

  7. xoni says:

    Prandaj Shqiperia ka mbetur kaq e varfer se ne historine e saj te krijimit ASNJEHERE nuk ka pasur meritokraci ne asnje lloj qeverisje,per maloket e Sales dihet qe mbizoteroi injoranca ndersa ED PALLA qe thot po qeveris me popullin eshte nje mashtrim qe vetem ai e beson.Ne asnje vend pune nuk ka konkurse te rregullt por jane mashtrime.

  8. tahir tangopi says:

    Kryeministri yne dhe ca te tjere rreth tij kane mend per t’i dhene edhe vete Kines!!!! Keshtu qe mos ja çani trapin shume!

  9. Thanasi qe ta plasi says:

    Nje popull ka qeverine qe meriton. Pyetja qe me shqeteson eshte se si quhet qeveria e popullit dele?

    1. Dem bole-varmi says:

      Thanasi ……… !!!!! Quhet….. “dashi bole-madhi” ene ja u be nga nje te shkepme ç’do dite deleve te urta !!!!

  10. zi says:

    O kines, japones, vetjames apo cdo lloj jashtetokesori qe parashtesa e tij mbaron me es.
    Qe kur ligjet e njerezve qe hane dhjesin dhe prape hane oris,jane dhe ligjet e njerezve te eger,
    qe jane mesuar te hane vetem hekur.
    O esssss,lexo ndonje gje te preokopise te na i perthkthesh sakte nder media,
    qofte dhe te fiseve bagakujufu-haiiiiiiiiiiiiiiiiiii,
    do te kish me shume inter essssssssssssss.

  11. USA says:

    KY ZALOSHNJA KUR FLET DUKET SIKUR KA KARIN NE BYTHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje