Nuk ndalen skandalet e njerezve te LSI. Janë 18 milion euro më shumë që projekti për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e Madhe ka marrë vetëm në zërin e punimeve civile.
Raporti i Auditit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i siguruar nga TV Klan ka nxjerrë në pah shkelje të ndryshimit të formulave të çmimit mes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe firmës fituese të tenderit. Çmimi është ndryshuar duke dalë jashtë kuadrit të dokumentave të paraqitura në garën për të fituar tenderin në vitin 2012.
Rritja e kostos së punimeve civile të projektit, në vlerën 1.027.291.019 JPY (jen japonez) për shumën e situacioneve të paguara deri më 31.11.2017 dhe në vlerën 2.319.093.644 JPY (jen japonez) deri në përfundim të projektit, vetëm si pasojë e ndryshimit të formulës për rregullimin e çmimit.
Gjatë periudhës 07.11.2013, pas dërgimit “No Objection” nga JICA, deri më datën 31.01.2014, kur është lidhur kontrata, janë kryer negociata ndërmjet AKUK (ish-DPUK) dhe kontraktorit, për cështje të ngritura nga palët, e konkretisht kontraktori i shpallur fitues, ka propozuar jo vetëm ndryshime të keoficentëve të formulës së parashikuar në dokumentet standarte të tenderit dhe kontratën tip FIDIC, por përfshirjen në këtë formulë edhe të indekseve të kursit të këmbimit valutor.
Në të gjithë dokumentacionin e vënë në dispozicion të grupit të auditimit, nuk konstatohet se nga palët pjesëmarrëse në negociata të jetë kryer një analizë e kostove shtesë, sa mund të ishin këto kosto, si dhe të informohej Ministria e Financave dhe ish MTI. Kjo analizë duhet të kryhej, pasi në momentin që është miratuar formula e re e rregullimit të cmimit, aplikimi i saj që në muajt e parë i rriste kostot me mbi 40%. Kjo konstatohet nga pagesat që janë kryer në vecanti në muajt e parë të punimeve.
Përsa më sipër, formula e veçantë për rregullimin e çmimeve ishte shpallur dhe pranuar nga ofertuesi dhe ndryshimi i saj duhej tu paraqitej të gjithë ofertuesve/operatorëve të tjerë ekonomik.
Gjatë zbatimit të këtij projekti, asnjë problematikë e rezultuar nga rrëshqitjet e ndodhura, nuk është parashtruar për tu diskutuar, analizuar dhe vendosur nga Këshilli Teknik i AKUK.
Auditimi ka konstatuar kosto shtesë në vlerën 10.988.195 JPY (jen japonez), si pasojë e rritjes të nivelit të paradhënies nga 20% në 25% të vlerës së kontratës, pas nënshkrimit të saj, jo në përputhje me standartin FIDIC, shumë e cila përben dëm ekonomik për buxhetin e ketij projekti. Në dokumentacionin dorëzuar grupit të auditimit, nuk ka asnjë korespodencë zyrtare ndërmjet palëve mbi domosdoshmërinë e këtij ndryshimi dhe as një analizë për kostot që sjell rritja e nivelit të paradhënies.
Rritja e masës së paradhënies pas nënshkrimit të kontratës, ka sjellë kosto shtesë për AKUK, pasi pagesat për sigurimin e paradhënies, janë zëra të cilat paraqiten nga firma fituese, të përfshirë në ofertë dhe në përfundim është shpenzim që e paguan Investitori (DPUK).
Rikthimi i paradhënies nuk është bërë në përputhje me kushtet e përgjithshme të kontratës, pika 14.2 (a) dhe 14.2 (b). Kontraktori rezulton me paradhënie të pakthyer në shumën 588,322,340 JPY. Mos rikthimi i paradhënies sjell kosto shtesë për tarifën e sigurimit të paradhënies të cilën e paguan AKUK.
AKUK duhet të sigurojë paradhënien jo më për 806,659,445 JPY, por për shumën 1,394,981,786 JPY, e për pasojë do të paguajë më shumë për këtë sigurim paradhënie të cilat përbëjnë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit. Kjo kosto shtesë, nuk është llogaritur, pasi sigurimi i paradhënies nuk është paguar.
Gjithashtu, nëse AKUK, do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të përllogaritjes së mbajtjes së paradhënies, paradhënia nuk mund të rikthehet në masën 100% të saj, kur niveli punimeve të jetë në masën 90%, ashtu sic është parashikuar në FIDIC dhe marrëveshjen ndërmjet palëve.
Alushi Metës. Mjeshter i vjedhjes. Personifikim i Leshelisë. Mashtrues i kategorisë se pare. Beri ate qe sguxonte njeri me kete tender.
O Tani Durrsit mos fole per njerzit qe nuk i njef. Zoti Alushi eshte nje nga drejtuesit me korrekt dhe nje nga njerzit me te afte qe kame njohur po te shikosh drejtorin aktual te Rilindjes Zotin Arben eshte nje super hajdut qe ka vjedhur kishat e shqiperise dhe Rilindja i piketone keta lloj mostrash.
Tani durres po te ishte mashtres Alushi nuk i jepej mundesia te behej disa here drejtues ne institucione te rendesishme.Pu ju s ja keni haberin fare se duket nga injoraca me te cilen shkruani .Ka respektin e te gjithve kudo ku ka punuar .Ik e pyet
Mosmirnjohja cilsia baze e rilindjes.Rilindasit bejne shenjtorin.Rilindasit ndenjen 4 vjet me lsi dhe u majmen nga lsi dhe luftojne ata qe i sollen ne pushtet.
Duket qe je injorant dhe pa shkolle kur merreni me grandet dhena nga qeveria Japoneze.Si mund te besh si te duash me fondet e te kujt Japonezeve debila s dini dhe si te sulmoni.
Boll me mashtrime dhe akuza politike .Kur cdo gje eshte miratuar nga japonezet c lidhje ka kjo qe shkruani .Merrni informacion te sakte mos u merrni me genjeshtra qe ju sjellin gati intrigantet.
Imagjinoje sa ka vjedhur ilir meta pupupupup. Edhe e kemi edhe president o Zot sa turp
O Lani po 4 vjet ne pushtet nga lsi si s te erdhi turp.Tani qenke turperuar shume.70 %te pushtetit e kishit prandaj duhet te turperoheni 7 here .
Lajme te paverteta, bere qartazi per sulme politike, nderkohe qe vete thoni se projekti eshte menaxhuar nga te huajt.. shihni ca shkruani o njerez mos ja fusni kot
Po mundoheni te hidhni balte mbi nje nga drejtuesit me te respektuar qe ka drejtuar me heret kete institucion me genjeshtra e lajme te sajuara
Po s mund te hidhni balte mbi nje drejtues si Alushi ju.Shifni kaushin qe e ka zvendesuar.Asgje s eshte eashtu si e paraqisni.
Drejtor si ai s ka per ardhur ndonjeher ne AKUK.Merreni me mashtrime ordinere politike .Sulm i paster politik per nje projekt qe menaxhohet nga te huajt.
Sulm ndaj lsi.Po ju po vdisni per te ngrene me drejtuesit e paafte ngado qe jane vene.S krahasohet njeri me Alushin nje nder njerezit me te mire ne drejtim dhe menaxhim.Nje projekt si ky qe monitorohej nga japonezet nuk ka pasur askush akses te bej si te doje.
shpifje dhe vetem shpifje… lajme pa fakte per projekte qe menaxhohen nga te huajt
O Tani Durrsit mos fole per njerzit qe nuk i njef. Zoti Alushi eshte nje nga drejtuesit me korrekt dhe nje nga njerzit me te afte qe kame njohur po te shikosh drejtorin aktual te Rilindjes Zotin Arben eshte nje super hajdut qe ka vjedhur kishat e shqiperise dhe Rilindja i piketone keta lloj mostrash.
o sa qesharak jeni bere me kete lajm.Nje shashk e hedhur nga ju .Tuuuuurp
Sulm i radhes politik…ku si gjithmon akuzojn LSI…po i harruat mostrat e Rilindjes qe te kerkojn 30% paradhenie dhe akuzojne njerez te ndershem si Z.Alushi.
Shifni njerezit imoral dhe hajduta ordiner qe i keni vene ne krye.Ata qe marrin para per nje vend pune.z.Alushi eshte njeri me vlera njerezore dhe i kishte sjell atij atij insitucioni fryme tjeter.Ka respektin e te gjithve me te cilet ka punuar.
Nuk hidhni dot balte mbi ate njeri me vlera qe ka drejtuar ate institucion per kater vjet.Projekti monitorohej nga huajt nuk ka asnje shkelje.Show mediatik per te terhequr vemendjen nga vetja ,kete po bejne keta qe na drejtojne tani.
Moj plehera moj funderrina,shikoni rilindjen dhe mos u merrni me njerez te nderuar si z.Alushi.ju taksidare te paskrupullt qe e rrjepet popullin me koncensione
Z.Alushi figura me korrekte qe ka pas historia e atij institucioni!
I mbushet njerzit me shpifje per sulme politike
O popull i harruat taksat qe u vuri rilindja po harruat drogen e rilindjes qe çdo drejtor policie merte 30% te vleres po harruat Z. Damjan Gjiknurin nje hajdut ordiner qe Rrugen e kombit e taksoi bashk me bekimin e kryeministrit Z.Rama mister 30% dhe per te hequr vemendjen nga skandalet qe po ndodhin perdite godasin lsi
O popull e harruat rilindjen e ashashit qe nje drejtor policie merte deri ne 30 % te vleres i harruat koçensionet e Z. Minister Damian Gjiknuri nje krye hajdut po taksat qe u rriten shqipetareve dhe jo vetem kaq por dhe rrugen e Kombit e taksuan me bekimin e Edi Rames kjo eshte ripjellja e Edi Rames edhe per keto LSI jua ka fajin mjere ku popull per qeverine qe ka.