Ministrat Majko dhe Nikolla me shqiptarët në Modena: Vëmendje gjuhës, regjistrimit dhe votës

25 Mars 2018, 17:44Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko po zhvillon një vizitë pune së bashku me Ministren e Arsimit znj. Lindita Nikolla në Modena të Italisë ku po trajton si çështje emigracionin dhe hapat e ndërmarra ndaj saj.

Ministri Majko foli për rëndësinë e konsolidimit të lidhjeve mes shqiptarëve në Itali dhe shtetit. Ai përmendi se nuk ka statistika lidhur me numrin total të shqiptarëve, përfshi atyre edhe ata të Kosovës e Maqedonisë, megjithatë ai foli për marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Kosovës, me qëllim që shqiptarët e saj të mos trajtohen më si të ndarët e diasporës.

Ai tha se brenda një kohe të shkurtër ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm si: ngritja e një Nënkomisioni Parlamentar, krijimi i Komitetit Shtetëror për Diasporën, kalimi i ligjit për Agjencinë e Diasporës, votimi në parim i Projektligjit për Diasporën, Projektligji për Fondin e Zhvillimit si dhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me organizatën “Germin”.

 “Ne jemi fokusuar që të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me diasporën të kalojnë me ligj të veçantë, pasi duam të garantojmë jetëgjatësinë e tyre pavarësisht ndërrimit të qeverive”, u shpreh Majko.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar i drejtuan pyetje z. Majko, lidhur me të drejtën e votës dhe projektet sa i përket arsimit. Ministri iu përgjigj duke thënë se të gjitha palët politike janë shprehur pro këtij projekti.

Ai tha se kanë në tryezë disa modele që do të shqyrtohen me shumë kujdes, dhe sa i përket arsimit, ministri përmendi si arritje përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shtetëror në një zonë të Gjermanisë, në një rajon të Kanadasë dhe New York.

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit theksoi rëndësinë që për herë të parë po realizohet një regjistër i të dhënave në bashkëpunim më Ministrin e Shtetit për Diasporën, sidomos për numrin e studentëve jashtë vendit.

Në përfundim, z. Majko pohoi se nevojitet një organizim më i madh në nivel rajonal dhe shtetëror, dhe në këtë kontekst, Majko kujtoi mbajtjen e samitit të dytë për diasporën, ku do të flitet për gjërat që duhen bërë.

3 komente në “Ministrat Majko dhe Nikolla me shqiptarët në Modena: Vëmendje gjuhës, regjistrimit dhe votës”

  1. xixa says:

    NE MODENA KA NJE SHOQATE TE SHQIPETAREVE ME EMRIN ” NENE TEREZA” A U TAKUAN ME DREJTUESIT TE PAKTEN. APO KAN KALUAR TANGENT NGA BRUCIATA.

  2. Elektorati says:

    Ky majko qe esht nje peme pa kokra fillimisht duhet ti pergjigjet elektoratit pastaj te shkoj ku te doje se ngeli jasht me paret tona
    Kurse ministrja nikolli te merret ca me disiplinen dhe cilesine sidomos ne shkollat e mesme
    pasi ti rregullojn.keto.probleme mund te udhetojn bashk ku te duan

  3. Vedat Shehu says:

    Diaspora vuan nga percharjet qe nuk jane konsoliduar faktikisht brenda Shqiperise: politike, krahinore, besimtare. Perforcimi i veprimtarise qe synohet nga Zoti Majko, KERKON domosdoshmerisht te projektohet perpilimi i nje libri me titull “SHQIPTARIA” qe te perfaqsoje vyrtytet e Shqiptarit ne histori dhe moralin e angazhimit per te verteten dhe te drejten me moton e mbajtjes si te shenjte premtimin, fjalen e dhene qe eshte quajtur BASA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje