Ndërron jetë një nga emrat më të njohur të televizionit italian.
Fabrizio Frizzi ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare në Romë.
Lajmin për vdekjen e Frizzit e dha familja e tij.
Prezantuesi i njohur ndërroi jetë në spitalin “Sant’Andrea” në Romë, pas një hemorrahjie cerebrale.
Ai kishte kaluar një ishemi më 23 tetor, gjatë regjistrimit të emisionit “L’Eredità”.
Gjatë karrierës së tij në televizonin italian, Frizzi ka drejtuar 73 programe.
Më së shumti, ai mbahet mend për Miss Italia, të cilin e ka drejtuar për 16 edicione.
“Me Fabrizzio-n ikën një pjesë e jona, një pjesë e historisë dhe jetës së përditshme”.
Kështu e ka komentuar sot televizioni italian humbjen e prezantuesit të njohur.(TemA TV)