Alzajmeri mund të shërohet, testi me minjtë rezulton i suksesshëm

27 Mars 2018, 19:42Shëndeti TEMA

Disa antitrupa mund të heqin pllakat e Alzajmerit nga truri, sipas një studimi të kryer me minjtë.

Rreth 20 vjet para se Alzajmeri të shfaqet, njerëzit që e kanë këtë sëmundje fillojnë të zhvillojnë pllakat amiloide beta.

Këto ndërtohen në tru dhe sipas shkencëtarëve, ndërhyjnë në sinjalet neural duke shkaktuar probleme konjitive dhe humbje të memories.

Por shkencëtarët në Washington University School of Medicine kanë zhvilluar një antitrup që lufton proteinar që i mbajnë bashkë këto pllaka.

Ky studim mund të ofrojë një mënyrë të re për parandalimin e sëmundjes para se simptomat e para të nisin të shfaqen.

Alzajmeri ka qenë për vite me radhë një nga sëmundjet më misterioze.

Pavarësisht qindra miliona dollarësh të hedhura për kërkime shkencore çdo vit, pacientët e prekur prej saj janë të pashpresë pasi simptomat e para shfaqen.

Nëse eksperimenti do të ketë të njëjtat rezultate te njerëzit, njësoj si te minjtë, atëherë mjekësia do të ofrojë një mundësi efektive për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje