Një zbulim që mund të çudisë shumicën e njerëzve është bërë në një varr mesjetar në Itali.
Një grua shtatzënë, që i ishte nënshtruar një operacioni në kokë në mesjetë, e ka lindur fëmijën pasi është varrosur.
Përfundimi ka dalë pasi shkencëtarët ekzaminuan mbetjet e gjetura në varr.
Rasti njihet nga studiuesit si “lindje në arkivol”, një fenomen që ndodh kur fetusi nxirret jashtë nga barku i nënës së vdekur.
I njohur si dalja e fetusit postmortem, ky fenomen ndodh për shkak të presionit të gazrave që akumulohen në trupin e gruas së vdekur.
Këto gazra shtyjnë fetusin jashtë trupit të nënës.
Studiuesit e Universitetit të Ferrara-s në Bolonja të Italisë analizuan skeletin e gruas, në një varr të zbuluar në vitin 2010 në qytetin e Imola-s.
Mbetjet e fetusit u gjetën mes këmbëve të nënës.
Bazuar në pozicionin e tij, studiuesit konkluduan se rasti ishte një “lindje në varr”.
Koka e fetusit dhe pjesa e sipërme e trupit u gjet jashtë kavitetit të legenit, ndërsa këmbët brenda tij.
Gruaja kishte një vrimë 5 mm në kafkë, çka të bën të mendosh se i ishte nënshtruar një trapanimi, një procedurë kirurgjikale e kohës kur ka jetuar.
Kjo procedurë në mesjetë përdorej si trajtim për priklampsinë (presioni i lartë i gjakut i lidhur me shtatzëninë).
Gruaja ka jetuar pothuajse një javë pas operacionit dhe është varrosur shtatzënë.
Dekompozimi i trupit ka shkaktuar mbledhjen e gazrave, të cilat më pas kanë shtyrë fetusin jashtë trupit të saj.
Detaje të këtij studimi u publikuan në revistën “World Neurosurgery”.
Ky nuk është rasti i parë që arkeologët dhe shkencëtarët dokumentojnë “lindjen në varr”.
Vitin e kaluar, një rast i ngjashëm u zbulua në një vendgërmim në Genoa, Itali.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Hajde lajm !!!
Ju QR me gjithe lajme.
Ore akoma nuk e mesuat qe qyteti nuk quhet Genoa?
Ne shqip quhet Gjenovë.
Falemnderit o Tema per kursin e mjekesise ligjore me te vdekur se as nuk ta kerkuam, as nuk na hyri ne pune.