FOTOT: Dëbora portokalli e shndërron Europën Lindore në planetin “Mars”

26 Mars 2018, 13:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Dëbora portokalli e shndërron Europën Lindore në

Pluhuri dhe rëra nga stuhitë në Afrikën veriore mbuluan resortet e skiimi në Rusi dhe Rumani, duke sjellë panorama si të dala prej fotografive të NASA-s prej planetit Mars.       

Pluhuri nga një stuhi rëre në shkretëtirën e Saharasë bëri që dëbora në Lindjen e Europës të kthehet në ngjyrë portokalli, duke shndërruar rajonet malore të Ukrainës, Rusisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në peizazhe marsiane.

Panoramat e pazakonta besohet se janë krijuar nga një përzierje e rërës, pluhurit dhe pjesëzave të polenit të vërtitura së bashku dhe që mbërritën nga stuhitë në Afrikën Veriore. Sipas meteorologëve, fenomeni ndodh pothuajse çdo pesë vjet.

Steven Keates, parashikues moti në zyrën Sinoptike britanike tha për “The Indipendent” se rëra ngrihet për shkak të stuhive të nivele të larta të atmosferës e më pas ajo shpërndahet gjetkë.

Komentet e njerëzve ishin të frymëzuara nga imazheria e Marsit. Dikush shkruan: “Apokalipsi erdhi”. Një tjetër shton se rrëpirat me dëborë janë transformuar në duna rëre.“Duke parë imazhet satelitore nga NASA, duket se shumë rërë dhe pluhur në atmosferë po kalojnë sipër Mesdheut duke u drejtuar në këto rajone”.

Kjo nuk është hera e parë që europianët përjetuan ngjyrë të çuditshmë të dëborës. Një fenomen i ngjashëm ndodhi në vitin 2007 kur dëbora misterioze “vajore” ngjyrë portokalli ra në të treja rajonet e jugut të Siberisë.(tesheshi)
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje