Shkencëtarët zgjidhin misterin e “mumjes jashtëtokësorë”

26 Mars 2018, 08:23Lifestyle TEMA

Skeleti i mumifikuar i cili u zbulua në shkretëtirën Atacama në Kili para 15 viteve, ka ngjallur thashetheme dhe teori mbi prejardhjen jashtëtokësore, për shkak të pamjes së jashtëzakonshme.

Por, edhe pse bëhet fjalë për një skelet të një fëmije të sapolindur të seksit femër, i gjatë është vetëm 15 centimetra, e kockat i duken si të një fëmije 6-8 vjeç, transmeton Koha Ditore.

Edhe më e jashtëzakonshme është se kafkën e ka të gjatë, këndore, dhe ka 10, në vend të 12 palë brinjëve.

Skeleti i pagëzuar me emrin Ata, është gjetur në La Norija, qytet ky i braktisur minatorësh, në mes të shkretëtirës në Kili, para plot 15 viteve, dhe në fund i është shitur një koleksionisti privat në Spanjë.

Edhe pse profesori i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Stanford në California, Garry Nolan, në vitin 2013 e vërtetoi se Ata është me prejardhje njerëzore, po këtë vit u bë temë e filmit dokumentar “Sirius”, si dëshmi potenciale mbi ekzistimin e jetës jashtëtokësore.

Ekipi i ekspertëve nga California, tashmë ka nxjerr ADN-n nga kocka e mumjes dhe me analizë gjenetike më në fund ka zbuluar të vërtetën tragjike për Ata-n, bënë të ditur e përditshmja britanike, Guardian.

Sipas studimit, nuk bëhet fjalë për mbetje jashtëtokësore, por për mbetje njerëzore të një fëmije që ka lindur i vdekur ose ka lindur menjëherë pas vdekjes, si pasojë e mutacionieve të tmerrshme të cilat i deformuan trupin.

5 komente në “Shkencëtarët zgjidhin misterin e “mumjes jashtëtokësorë””

  1. alo says:

    “te lindesh menjehere pas vdekjes” nuk e kam degjuar ndonjehere

  2. tir says:

    Perkthe sakte o Tema, lindje pas vdekjes?!!!

  3. zi says:

    Krishti,nuk lindi 3 dite pas vdekjes?
    kostandini nuk u ngrit nga vari?
    Kostandin te ardhte gjeme ku e ke fjalen qe me dhe
    Konstandini i tretur 7 vjet nen dhe.
    Prometeu 2000 vjet mberthyer ne shkemb e me pas u fal.
    Saliu, i vdekur nuk eshte dhe komandon akoma.
    Shqiptaret,mijra vjet te vdekur dhe ngjallen cuditerisht cdo sekonde?
    Ku eshte cudia?
    S’ka njeri-ka cudi.
    cudi ka -njeres s’ka.

  4. ts says:

    Nuk kuptoj cudin ktu !! Thot shkrimi “ka lindur i vdekur “e mbase ju doni te shkruhet “u poll i vdekur” apo “doli i vdekur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje