Gazetari Erion Kristo ka komentuar taksën e re për Rrugën e Kombit ku thotë se kjo është një vjedhje e tretë që po i bëhet qytetarëve.
Në emisionin “Rreze Dielli”, ai rendit abuzimet që janë bërë me të duke nisur qysh prej ndërtimit gjatë qeverisjes “Berisha” ku tenderimi u krye në formë abuzive dhe duke rjedhur më pas me riprojektimin për shkak të punimeve të bobëta.
Duke komentuar skandalet e njëpasnjëshme, Kristo e konsideron një rrugë që është larë me gjak. (TemA)