Këshilltari bashkiak i përgjigjet Edmond Panaritit: LSI është kthyer në "Lakrori i Sofrës së Interesit”

27 Mars 2018, 10:16Politika TEMA

Këshilltari i Bashkisë së Devollit, Aldo Shpuza, i është përgjigjur akuzave të Edmond Panaritit, të bëra një ditë më parë.

“LSI-“Lakrori i Sofrës së Interesit”, gjen moralin e tepsisë për të intimiduar këshilltarët bashkiakë në Devoll që as nuk kanë lidhje me sofrën që ata shtrojnë.

Në lidhje me deklaratën e Panaritit, është e nevojshme të shpjegohemi që ne këshilltarët e majtë as nuk jemi larguar dhe as rikthyer diku, sepse jemi socialistë që në ditë e parë të konstituimit të Këshillit Bashkiak Devoll dhe deklarata jonë përforcon bindjet dhe idetë, jo pangopësinë e sofrës.

Në kohën kur të kesh ide, do të thotë, për disa, të jesh “karagjoz”, ata që e njihkan teatrin mirë, me siguri nuk i ka shpëtuar monologu i Devollit “Bir, Selmani i nënës, kë të qaj më parë”?!”, thotë Shpuza në një reagim për TemA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje