Armand Shkullaku: Rama po sillet si provincial më Rusinë, veprimet e tij janë qesharake. Shqipërinë nuk e pyet kush…

26 Mars 2018, 19:51Politika TEMA

Nga Armand Shkullaku

Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm shekulli më parë, dhe daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, Rusia nuk ka qenë ndonjëherë e pranishme në këto troje sa ç’është këto kohë. I ashtuquajturi “rreziku rus” ka marrë përmasa fabuleske, duke u shndërruar në çështje dite, a thua sikur çdo gjë tjetër në këtë vend shkon mbroth dhe ariu i tërbuar i lindjes përbën të vetmin problem që kemi për t’u përballur.

Sot, Tirana zyrtare ndërmori një hap shumë të fortë, duke larguar dy diplomatë të ambasadës ruse këtu dhe duke i shpallur ata persona të padëshirueshëm. Ky veprim erdhi pas një deklarate të ashpër të ministrisë sonë të Jashtme, ku gati në mënyrë direkte, pa ia kërkuar askush, qeveria shqiptare akuzonte Moskën për helmimin me gaz nervin të një ish agjenti rus dhe vajzës së tij në Angli. Jo vetëm kaq, por vetë kryeministri Rama, prej shumë kohësh, nuk ka lënë rast pa theksuar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, do të shndërrohen nëprenë e ariut rus nëse Europa do t’i lërë jashtë dyerve të saj.

Pikërisht, në këtë kushtëzim naiv, duhet parë si acarimi i papritur me Moskën ashtu edhe propaganda e ngritur për të justifikuar futjen në një betejë, ku Shqipërinë nuk e llogarit askush. Në pamundësi për të arritur standartet e duhura të një vendi që aspiron për t’u bërë pjesë e BE, Edi Rama kërkon ta arrijë këtë qoftë si shpërblim për “qëndresën” antiruse, qoftë si shpëtim nga influenca e Moskës në Ballkan. Ai po përpiqet të shfrytëzojë një konjukturë të politikës botërore, për të hapur një portë, çelësin e së cilës e di që nuk e meriton.

Kjo është arsyeja se përse ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri një deklaratë ku akuzonte direkt Moskën për ngjarjen në Angli, ndërkohë që vetë parlamenti britanik ka dilemat e tij dhe opozita atje kërkon më tepër maturi lidhur me përgjegjësinë ruse në këtë histori. Ndezja e një lufte diplomatike, Tiranë- Moskë, për një temë ku Shqipëria nuk është thirrur të japë versionin e saj, dëshmon për tentativën e qeverisë shqiptare për të vënë nën reflektorët e vëmendjes ndërkombëtare të ashtuquajturin rrezik rus, që mund të bëhet kërcënues nëse vendi mbetet jashtë proceseve integruese në BE. Dhe meqënëse deklarata nuk pati efektin e duhur, Tirana hodhi një hap më ekstrem, përzënien e dy diplomatëve rusë që me siguri do të provokojë reagimin e Moskës, e për pasojë një zhurmë edhe më të madhe.

Manovra të tilla janë të njohura për politikanët provincialë sa herë kanë probleme në vendet e tyre. Duke luajtur me ndjeshmëritë e stabilitetit të rajonit apo me ato gjeopolitike, ata kërkojnë të marrin atë që normalisht janë të paaftë ta arrijnë duke ndjekur rregullat e lojës. Tezat e albanofobisë së Berishës në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat apo fjalimet delirante të Nanos që i kërkonte Francës e Gjermanisë të rreshtoheshin me SHBA në luftën në Irak duke u kujtuar zbarkimin e amerikanëve në Normandi, në kohën që Shqipëria shpresonte anëtarësimin në NATO, janë disa nga marifetet, shpesh qesharake, për të kapërcyer detyrat e shtëpisë duke zgjidhur hallet e globit.

Edhe sot me Rusinë, Edi Rama është duke ngritur një furtunë në gotë, me shpresë se zhurma e Moskës do të mbulojë shqetësimin europian nëse duhet çelur negociatat me Shqipërinë. Shqetësim që lidhet me gjendjen e rëndë të krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të drejtimit të vendit, me pozitën e dobët të funksionimit të institucioneve, me demokracinë hibride dhe mungesën e lirisë së mediave, me drejtësinë e kapur dhe ekonominë problematike. Rama evtion të përballet me këto çështje. Duke tundur flamurin e rrezikut rus, ai beson se edhe Europa do t’i neglizhojë ato.

“Ne do ta gjejmë shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë” , tha ai në një intervistë për Financial Times duke shtuar më pas se “Moska kurrë nuk hoqi dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit, e cila nuk shihet nga shumë në Bashkimin Europian, me përjashtim të kancelares gjermane, Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, të vetëm jashtë Europës”.

Në fakt çmenduri është të mendosh se duke mikluar kancelaren Merkel për largpamësinë e saj dhe duke u marrë me planet e Moskës, mund të hysh në BE. Rama e di fare mirë se Gjermania, ashtu si shumë vende të tjera të BE, nuk i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndeshet me Putinin, por, ndër të tjera, të lejojë drejtësinë të veprojë edhe kur preken politikanët e lartë të shumicës. Në tryezat e kancelarive perëndimore janë shqetësimet që lidhen me klimën politike në Tiranë, me depërtimin e krimit në zyrat e vendimmarrjes, me trafikun e drogës dhe emigracionin dhe jo planet e shërbimeve sekrete ruse për të penguar Shqipërinë në integrimin drejt BE.

Zyrtarë të BE dhe SHBA (përfshi edhe këshilltarin e presidentit Trump, Guliani) kanë deklaruar vazhdimisht se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga ndonjë ndikim rus. Dy muaj më parë, në një raport për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapsirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku. Mirëpo Rama preferon t’i mëshojë skenarit rus, për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi dhe jo të përballet me problemet brenda vendit, për të cilat është përgjegjës.

Ai preferon të flasë për interferenca malinje forcash të huaja që po përdorin opozitën shqiptare, për rrezikun e kthimit të Shqipërisë në një mollë sherri mes Lindjes dhe Perëndimit, për sulme ndaj imazhit të vendit me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, etj etj. Rreziku rus po lë pa gjumë edhe këshilltarët komunalë nga Puka në Skrapar, që po dorëhiqen për t’i dalë zot Shqipërisë dhe krah kryeministrit, duke i dhënë kësaj fabule dimensionin real që meriton, atë qesharak. Edi Rama duhet t’i lërë punët e Rusisë dhe të merret me hallet e shtëpisë.(Lapsi.al)

39 komente në “Armand Shkullaku: Rama po sillet si provincial më Rusinë, veprimet e tij janë qesharake. Shqipërinë nuk e pyet kush…”

  1. Tironsi says:

    Kur byth….gjykon per Ramen ky eshte kulmi

    1. 123 says:

      Kot nuk e kane bo minister te jashtem ket b….le. Ky gjithologu i kazanit i di te gjitha.

    2. albi says:

      ketu kuptohet (nqse kishte ende dyshime) se buken e kujt ha Shkullaku! Pastaj, a ti besoje apo jo asaj qe shkruan, eshte ne lirine e secilit, por e rendesishme eshte te kuptohet se ku e ha buken ky shoku…

  2. Kellira says:

    Pa ia kerkuar askush!!!
    Ose eshte bole o eshte i paguar!
    Ket mendje ke Shkullak?!

    1. Flm says:

      Hahaa sa per te qeshur.
      Rasti i Shqiperis me kujton kur zihen dy kapo-bandat, dhe reth tyre verdallosen disa garipa te tjere …. dhe aty futet nga kureshtja nje kalama, i cili vetem qe shikon sherin fillon e qarravitet.
      …….
      Si nuk doli nje politikan qe te beje levizje te matura dhe te pergjegjshme per popullin e vete.
      ….
      Ne te gjitha mediat e huaja as nuk zihej ne goje vetoja e Shqiperise, as na fershellen njeri edhe kur bejme ndonje te mire.

  3. Mali i Gribes says:

    O po qysh eshte fare tope ky bufi i kenetes? O Sherdhllak po ti mbeshtet vendin tend apo te vjen keq per Rusine tyja! Opo ngele trangull gjithe kohen! Turp te te vije antishqipetar! E ke mendjen te Becketi akoma letyraxhi!

  4. Ollga Toronto says:

    O vemje,po te mos vepronte si USA-BE,do thoshje sic the ne rastin e votimit ne OKB,tani qe veproj si USA-BE thua perseri qeveria beri gabim,pra kesaj i thone si puna e Nastradinit me gomarin,jo uje te ftohte,jo uje te nxehte.

    1. Mali i Gribes, USA says:

      E madhe je je Ollga! Shume bukur e ke thene!

  5. Rr. B. Gramshi says:

    Ore eshte ne vehte ky shpellar apo jo!!!!!?
    Ramen mund ta akuzosh per nje mori vesesh por vetem per provincial apo katunar quaje si te duash, jo.
    Dyshoj se nuk ke pasqyre ne shtepi mbasi porteti yte perben nje atavizem te gjalle dhe nje prove me shume te prejardhjes se rraces njerzore nga majmuni.
    Shiko volumet qe zene ne kafken tende midis nofullave dhe pjeses se siperme ku ndodhet truri, shtoi dhe shprehjen e syve bashke me hunden, konkluzioni; Babuin!

  6. Ohoooo says:

    Moooooos doli Shkulmaku…..
    Ministri I jashtem I P,D, ( ne hije)
    Shkulmaku eshte Petrit Vasili I shtypit shqiptar,,,,,,

  7. betixho says:

    Shkullaku! je i vogël.Mos e turpëro veten me padurimin e egoizmit tënd.

  8. Gimi says:

    Jo po do te pyesim ty qytetar i shkalles se larte! Qeveria shqiptare vepron ne koordinim me NATO-n dhe shtetet e BE dhe US e Kanada. Jemi partnere dhe Rusise i duhet dhene nje mesim qe nuk duhet te beje krime ne vendet ku diplomatet e saj jane te lire te punojne por jo te vrasin. Juve spurdhjaket e Berishe esadistit jeni ne nje linje me serbo-sllavo-greket. Nuk keni faj ju paguajne qe te shkruani shkrime te tilla. Por shteti duhet te hetoje shkrime te tilla qe jane ne kundershtim me interesat e Shqiperise.

  9. Don says:

    O shemtire e gazetarise,
    sje as miza nbyth te kalit
    do te jesh protagonist
    ti njeriu i neandertalit.

  10. beni says:

    Ky gjykon shum mirë e me arsye të fortë!?
    Jemi popull shum i vogel për të marrë vendime të tilla që mundet të na shkaktoj probleme?
    E provuam njëher me Enver hoxhën!
    Kur u futem ne Nato asnjëher nuk u pyet populli ose referendum duan apo jo?
    Pse nuk futet Austria në nato ose Zvicra?
    Kaq para paska populli shqiptar?

  11. Rusi says:

    Ca thua or bole, je shqiptare apo je rus or damblla, qe del gjithmone kunder vendit tend. Ata s’lene rast pa sulmuar shqiptaret kurse ti thua ca na kane bere. Shko or futu ne kolibe se qelbe dynjane.

  12. taraboshi says:

    O rrot a kupton çfar flet . A te ka thane Luli dil e mbroj dy diplomatet rus se nje vend i vogel si ne po i diskriditojme ato .Apo mos ke qene ndermjetesi Lulit prane ambasades Ruse se mund te kedh krijuar ti mardhenje te mira me ato dy ruset dhe ja ke dredhur edhe Lulit . Ju nga nje ane i thoni Rames qe pse votove kunder Amerikes tashti i thoni pse i perzure si Amerika Po a jemi ne N .A .T o more idjot .

  13. emilio says:

    I shkreti ti Shkerdhak, thuaji dhe denigroje sa te duash, Rama nuk ti var fare topet dhe kjo ta heq fare trurin. Je shume i ndyre dhe cmirezi sa dhe kur mund te kesh sadopak te drejte nuk te mer njeri seriozisht.

  14. Epo kjo pune! says:

    o analus, po te mos e bente, do beje prape nje artikull me peytjen pse nuk perzuri si gjithe bota… e beni nga padija apo nga arsye tjeter… jeni pa peshe sidoqofte, jeni kontorno e sales, me kaq e keni mbbyllur rendesine tuaj si analusa.

  15. star says:

    o beni o trim me flete ha ha ha.

  16. Gramos says:

    NE MOS SOT,NESER PO E NXJERIN KOKEN FYTYRAT E MAKJAZHUARA ME KREMIN E LIGESISE,JO VETEM PSE I KRUHET PO DHE PO I DJEG KETIJ MUT COBANI QE BEN GJITHOLOGUN,PRAPA KOKES E KE MOS U MERZIT QELBESIRE.

  17. alphade says:

    Te jeshe kaq budalla more Shkullak ?! Ti, nje dhe Manjani dy,
    duhet rrahur me hisull po c’e do se “dhomkracia shqiotare” ,
    mbetet ende ne “pampers” . Po nuk ke turp more burre kur
    del e flet vetem brockulka , shpif, shtremberon, fyen,shan,
    gjithe mllef , sikur te ka kafshuar neperka dhe te ke futur gji-
    the helmin ne trupin tend,ashtu si ” siamezi” yt, Manjani qe
    kur flet duket sikur sapo ka zbritur nga Olimpi dhe ka marre
    porosite nga Zeusi. Shkurt jeni mjerane ! Turpi botes !
    O tempora,o mores……!!!

  18. Landi says:

    Shum debil ky shlaku duket qe paguhet nga ruset, gjithe kta anal- liste Te vetshpallur kan gjet klientele Te fuqishme qe pagujne Se deri ne tash kan marre vetem 200 mije leke per 4 ore berje gam gam ke fevziu. Tani babushka ptunski pagun Me shume

  19. A says:

    Perjashtimi i dipllomateve Rus eshte simbolik. Ate e bene shumica e vendeve te NATOS. Tregon solidaritet e unison. Me e pakta qe qeveria shqiptare mund te beje. Nuk ka te beje me prezencen ruse apo jo ne Shqypnie. Po e njejta teknike si me ate fekalistin tjeter (Bushati me duket se quhet), e hap artikullin me nje premise te pabaze qe e sajo vete dhe fillo e tjerr artikullin reth kesaj premise.
    Me kto kara qe bejne oponencen, Rama rri ne pushtet aq sa ti doje palla.

  20. Maloku says:

    Shkullaku, ne jemi ne aleance me Naton, me USA dhe me EU. Debimi i dy diplomateve mund mos tu prishe ndonje pune te madhe Ruseve (megjithese kjo edhe mund tu prishe shume pune pasi rreth e rrotull nesh Ruset kane shume interesa), por ky, o Shkullak majmuni, nuk eshte qellimi. Qellimi eshte qe Shqiperia te beje diferencen me Serbine, Malin e Zi, Maqedonine dhe, mos te harrojme filo Ruset Greke. Kur te hedhin syte nga Ballkani, USA dhe EU duhet te shohin qarte qe kane vetem nje aleat te palekundur ne Ballkan. Po ku kupton ti ooo majmuno. Ti ka zene syte urrejtja. Te kane rene floket, dhe me ta, dhe truri.

  21. demokrat says:

    Duket se Qendra Humanitare Ruse ne Nish eshte ne funksion te plote. Me par kam besuar se urrejtja ndaj Rames eshte personale dhe vjen para se gjithash injorimi qe Kryemeinistri i ben Shkullakut dhe grupit te tij, kapo& lubonja. Bijte dh e niperit do vene ne gjeneze, por Shkullaku nuk ka perse i hipen varkes qe ka filluar po fut uje. Duket se sherbimet ruse ne vend te disave paskan bere “pis” tere lukunine e opinion beresve ne Shqiperi. Lerini dy ruset te bejne punen e tyre ne Shqiperi, shkembejini me Shkullakun dhe dorezanin e tij, ne gjendjen ku ka rene nuk i duhet as dreqit jo me Shqiperise dhe Rusise.

  22. Fatmir Preza says:

    Une nuk arrij te kuptoj se si te gjithe keta komentuesit ,ne vend qe ta pergezojn kete tipin,rrijne dhe s’lene gje pa thene…Ku ka me njeri te ndershem se ky tipi.Ky ka dale kaq hapur dhe pa doreza e maska. Ky po na e thote me gojen e vet qe eshte dobic rus,qe eshte kelysh kurve ruse. Te falenderoj dhe pergezoj per kurajon e madhe qe ke more kelysh bushtre,qe del hapur qe je i paguar per te qen ne sherbim te ruseve. Neveri,neveri,neveri dhe vetem neveri per kete vemje te qelbur

  23. Prostituta Atomike Sali says:

    Armand, mos e ul veten kaq poshte, nuk je as Agim Doci e as Karmina!
    Vendimi i Shqiperise eshte ne bashkepunim me vendet aleate,Polonia perjashtoi 4, Ukraina 14, SHBA 16, etj.

  24. Franci says:

    Si ja keni ngene e botoni debil- lleqet e ketij morracaku.
    Ky palo gazetar pa tru vazhdon pa pushim me mllefet e tij prej morracaku.
    Kur do te kete gazetari objektive e te ndershme ky vend…..

  25. Franci says:

    Si ja keni ngene e botoni debil- lleqet e ketij morracaku.
    Ky palo gazetar pa tru vazhdon pa pushim me mllefet e tij prej tarallaku
    Kur do te kete gazetari objektive e te ndershme ky vend…..

  26. vlora says:

    o shul laku. qe je kokra e debilit,nuk e ve askush ne diskutim,por qe te jesh kaq shume manar i To*** te Saliut nuk ma mirte mendja.Ik o derdimen e rruju nji here qe te marresh pamjen e njeriut se dukesh exleplar i darvinit.

  27. saliu says:

    Mos u merrni me gorillen. Lereni te rrije ne pyllin e mendjes se tij.

  28. Klodi says:

    Po te mos kishim debuar diplomate rus kur kete e kane ber gati gjithe europa perendimore do na rradhiste me Serbine, Greqine, Bosnjen dhe ndonje vend tjeter

    1. loku says:

      E ke gabim ,po te mos i debonte po ky salafist do kishte shkrujt Rama vegla e Ruseve.

  29. Iliri says:

    Ketij shimpanzese ia lexova vetem titullin se ne permbajtje ai eshte thjesht nje by…lepires i Saliut, e s’kam c’mesoj prej tij.
    Perdor fjalen “Provincial”. E para, kjo fjale i duket fyese sepse ia thone shpesh ketij, dhe e vuan vazhdimisht. E dyta, s’ka pse te fyhet, sepse ne province jane njerezit e vertete. Ketij do t’i shkonte me mire fjala “egersire pylli”, me “mendjen” qe s’ka dhe surratin qe ka.

  30. mekaniku says:

    Do pare se kush e paguan kete korrakun qe eshte kaq reaktiv per nje veprim qe dhe me naivi e kupton qe eshte mare ne bashkeveprim me aleatet perendimore.Ose i ka hyre si shume vetja ne qejf qe i flet goja para mendjes.Marrezia ska limit sidomos ketu qe keta anal-ist qe bejne analizen pa dale akoma mire lajmi. Ky ska nevoje vetem nderrim vaj,filtra ,ka nevoje per rimont kapital.

  31. Loci says:

    O Beni, po ne na futen ne NATO dhe nuk u futem, se nuk e meritonim. Tha Bushi qe do ju fus dhe na futi. Dhe faleminderit qe na futi, se ne nuk jemi as Austria e as Zvicra e as Islanda. Ne jemi te rrethuar nga fqinje qe duan te na heqin nga nje cope, dhe nderkohe nuk kemi para per te mbajtur ushtri. Eshte fat per ne qe jemi ne NATO. Dhe sa per Rusine, nuk beme gje tjeter vecse i kthyem nje pjese te restos. Se nese e ke vene re Rusia voton gjithnje kunder nesh dhe Kosoves ne organizma nderkombetare. Edhe sikur ti lepihemi Rusise dite e nate prape kunder do e kemi. Dhe e kunderta sikur ta shajme dite e nate prape s’ka cna ben.

  32. sul korriku says:

    Shkullaku dhe shoket e tij u torturuan duke bete nga 2 shkrime per nje subjekt: nje per veprim dhe nje tjetet per varjantin mos veprim te qeverise. Çfardo te beje apo mos beje qeveria, paraqesin shkrimin rezerve. Njesoj si firmat me 2 bilance: nje per shtetin mje pet vehte.

  33. homeri says:

    Edhe me budallaji e kupton seky veprim behet ne solidaritet me NATON ku je anetar. Te perdridhesh si ky budallai me kete emer qeni”shkullak” eshte si ajo barsaleta Rus:
    Ivani: Masha ne oren 8 te vish tek mullari se do te ta ve njehere!
    MASHA: Per sa me shkruanje i dashur Vanja e kuptova.
    cfare ti themi Shukullakut me qe ta kuptoje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. 最 高級 ダッチワイフ

    ラブドール 通販 男性が本物の女の子よりもダッチワイフを愛する主な理由購入者がシリコーン人形を「人」として扱うのはなぜですか?憧れの人形に近づくことはどのように感じますか?あなたは同様にシリコーンのダッチワイフに会うのが好きですか?

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      中国 ラブドール こんにちは、Googleを通じてあなたのブログに注意を向けただけで、それが本当に有益であることがわかりました。ブリュッセルには気をつけます。

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje