Dëbimi i diplomatëve rusë/ Eshtë ftohtë, por është kohë e kthjellët

26 Mars 2018, 19:36Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Shqipëria vendosi të hënën dëbimin e dy diplomatëve rusë, me një lëvizje surprizë, e cila krijoi habi dhe ngritje supesh në ambjentin shqiptar. Megjithatë gjithçka u bë më e qartë, kur u mësua se një një numër vendesh anëtare të BE-së, përfshirë Italinë, Republikën Çeke, Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Lituaninë, Letoninë dhe Holandën, kishin ndërmarrë të njëjtin gjest ndaj diplomatëve rusë. Këto lëvizje vijnë si pjesë e një veprimi ndërkombëtar që përfshin edhe SHBA e Kanadanë, pas helmimit me lëndë helmuese luftarake, të ish-agjentit rus Skripal dhe vajzës së tij në Britani pak javë më parë.

Vendimi shqiptar për të larguar si “persona non grata” sekretarin e parë të ambasadës ruse dhe atasheun ushtarak, shihet si një gjest konkret i Shqipërisë për t’ju bashkuar dënimit ndërkombëtar ndaj helmimit të Skripal. Edhe përzgjedhja e dy diplomatëve në fjalë duket jo rastësore, nga momenti që bëhet fjalë për dy poste diplomatike që shpesh kanë të bëjnë me sferën e shërbimeve.

Shpallja non grata e diplomatëve rusë pritet të sjellë natyrshëm të njëjtin reagim nga pala ruse, e cila i ka tashmë të gatshme listat e diplomatëve britanikë dhe amerikanë që do të përzërë nga Moska apo konsullata të tjera të huaja në tokën ruse. Helmimi i Skripal erdhi në një fazë delikate të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, teksa në SHBA vijon i fortë debati për rolin rus në zgjedhjet e fundit presidenciale, kurse në vendet e tjera të Europës Perëndimore po diskutohet çeshtja e sanksioneve që lidhen me aneksimin e Krimesë, por edhe situatën e të drejtave të njeriut e zgjedhjet e lira. Pak ditë më parë presidenti Putin u rikonfirmua në zgjedhje me rreth 76% të votave, një shifër kjo bën të rrudhen shumë buzë në Perëndim.

Roli i Shqipërisë në këtë ashpërsim global të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit është thjesht simbolik. Qëndrimi rus ndaj vendit tonë ka qenë tradicionalisht i influencuar nga miqësia tradicionale ruso-serbe, e kjo ka bërë që pala ruse të shprehet më shumë se një herë me tone të ashpra ndaj Tiranës zyrtare, përfshirë qeverinë aktuale dhe kryeministrin Rama, siç ndodhi pas zhvillimeve në Maqedoni.

Megjithatë bie në sy fakti se kur bëhet fjalë për dëbimin e diplomatëve, Shqipëria ia ka kaluar edhe disa prej vendeve baltike, historikisht në konflikt me Rusinë fqinje. Kur merr parasysh numrin e vogël të diplomatëve që ne kemi në një vend si Rusia, përzënia e dy diplomatëve rusë, e pasuar nga një gjest simetrik i ministrisë së jashtme ruse, do ta linte praktikisht bosh ambasadën tonë në Moskë. Megjithatë kjo është kostoja reale e të bërit pjesë në një organiztë si Nato apo edhe si një vend në orbitën e BE.

Duke ju bashkuar një reagimi të caktuar ndaj Rusisë, nuk kemi humbur një aleat. Thjesht kemi ngritur zërin tonë të vogël ndaj një shteti që sa herë ka qenë për të ngritur dorën në tryezat ndërkombëtare, ka votuar kundër shqiptarëve. Eshtë ftohtë, por është kohë e kthjellët. Ky është përcaktimi që i shkon për shtat asaj që sapo ka ndodhur mes nesh dhe palës ruse.

9 komente në “Dëbimi i diplomatëve rusë/ Eshtë ftohtë, por është kohë e kthjellët”

  1. ben says:

    ky eshte komenti me i drejte jo ai i shkullak trapit

  2. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDON APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike dhe GRU- e ushtrise se Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s e GRU- se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi

    Syceltesi … Nena e te gjitha te keqijave

    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !
    Syceltesi !

    1. beni says:

      I rojtsh bythen Putinit ti malok Tropojë

  3. dritani says:

    Bravo!Kjo eshte analize e jo ato lloqet e Shkullakut, nje cope llafazani pa dinjitet!

  4. eli says:

    Respekte Skender!I logjikshem si gjithmone.

  5. edi says:

    Analisti me profesionist, me korrekt, me i kthjellet dhe nje nder njerezit me intelektual te ketij vendi. RESPEKTE

  6. beni says:

    Rrofte miqësia e popullit shqiptar e atij ruse?
    Islamizmit po i vjen vdekja!!
    Kujdes shqiptare të krishterë nga islamizmi ekstremist dhe nga kjo paçavure gjoja perëndimore?
    Ky esht funderine Turko islamiste!

  7. Lili says:

    Jeni per tu admiruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 通販

    ドール ハウス 168 リアルなダッチワイフは、女性の同伴者がいなくても、驚くべき性的楽しみを持つための素晴らしいオプションです。 そして、あなたも楽しみのためにそれを持ちたいならば、あなたは賢く購入するべきです。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje