Buli ynë, përse ike? Përse?

26 Mars 2018, 17:03Politika TEMA

Nga Isuf Kalo

Buli, kolegu im, miku im i shtrenjtë përse ike? Përse? Ike së pari nga Shqipëria, kalove përtej oqeanin deri larg në Amerike. Dhe sikur kjo nuk të mjaftoi, ike edhe nga jeta. U ndave përgjithmonë me ne.

Përse ike nga ne Buli? Përse? Ne të donim shumë. Të çmonim shumë. Dhe ti na doje po aq.

Ti i doje si askush tjetër njerëzit, Beratin, qytetin tënd, i doje të sëmurët dhe veçanërisht nevojtarët. Na doje ne shokëve dhe miqve të tu. Kaluam çaste, vite të gëzuara edhe të hidhura bashkë.

Përse ike dhe u largove? Nuk e dije se sa të shumtë  janë ata që kanë nevojë, se sa të shumtë janë ata që ti u duheshe këtu? Sepse ishe i rrallë. Jo vetëm si njeri zemërbardhë, por edhe si mjek.

Ishe specialist i zoti, shumë i talentuar, i pasionuar e i papërtuar. I thjeshtë i pa pispillosur. Pa mburrje pa grada e tituj, por me zemër aq të madhe me mikpritje gatishmëri dhe bujari të tillë, që vështirë se haset tek tjetër njeri apo mjek se sa tek ty.

Gjithçka që ishte jotja ishte pa ngurrim edhe e të tjerëve, shokëve e nevojtarëve. Ti i ndaje me ta, kurse hallet dhe problemet e tyre i ndjeje njësoj të dhimbshme si të ishin të tuat. Ishe pasuri, “valutë shpirtërore“. Ti Buli e filloje bisedën me “ne” jo me “unë”.

Një shoku yt student ishte pa xhaketë,  ti hiqje tënden nga supet dhe i thoje: “na vishe, merre”. Nuk kishte një tjetër të hante drekë ne mensë, ti u thoje: “na merre timen, se unë rregullohem”.

Nuk kishte një i tretë para të mjaftueshme të shkonte me autobus tek prindërit larg, ti fusje dorën në xhep dhe të gjithë sa ishin aty i thoshe; “merri, kaq kam.” Kur ai mirënjohës të premtonte se do t’i kthente, ti qeshje, si askush që nuk qesh dot me atë çiltërsi; “Mos u bëj budalla”.

Ti e di  që ne ishim të rinj, të varfër atëherë, aq sa edhe ti vet ishe. Por si pasuri ti e kishe jo atë në xhep e kuleta, por në shpirt si fisnikëri.

Nuk ishte filantropi ajo e jotja siç  predikohet në librat e shenjtë. Ishte miqësi e dashuri e pastër spontane me ngrohtësi zemre njerëzore. Tek ty ishte instiktive, e fiksuar  dhe e trashëguar në gene.

Pse ike Buli jonë? Pse ike? I kishim të rrallë këtu njerëzit, madje edhe mjekët me zemër të bardhë dhe pozitivitetin si tëndin. Me ikjen tënde mbetëm edhe më të varfër në mirësi, në vlera njerëzore dhe qytetari.

Përse ike Buli? O Zot, përse ike? Amerika është e madhe e fuqishme. Ajo do bënte edhe pa ty. Ti atë e kishe prej kohe brenda në zemër e në mendje, që në fakultet kur studionim për mjekësi. Përse duhet të shkoje aq larg? Ti kishe mësuar dhe lexoje artikuj dhe libra në  gjuhën angleze, kur ne dinim vetëm rusisht.

Ti fishkëlleje meloditë e Elvis Preslit dhe të Frenk Sinatrës, kurse ne ato të festivaleve të këngës sonë. Përse ike Buli? Nuk të tingëlloi fjala Ik, si frikë dhe si thikë?

Ti ishe specialist, i pasionuari Otorinolaringologjisë. Ishe i vetmi në Berat. I kudo kërkuar dhe vlerësuar.

Në spital janë ende laringoskiopi, spatualbistiria dhe llampa që vije në kokë. Janë me qindra të sëmurë që të presin, dhe akoma më të shumtë, ata që ti i mjekove me dashuri, që i shërove me sukses, të cilët ndjejnë mall dhe adhurim për ty. Sepse asnjërin prej tyre nuk e diferencove nga origjina,nga mosha apo pozita.

Asnjërit prej atyre nevojtarëve nuk ia u pe me lakmi e babëzi duart…Të prisnin kolegët, të habitur me dinamizmin dhe gjallërinë që të shpërthente nga çdo qelizë dhe me kuriozitet fëminor si një Tom Sojer i ri, i cili ishte  kërkim  të mistereve të së resë, të së panjohurës dhe metodave mjekuese bashkëkohore.

Profesor Besim Zyma, babai i Otorinolaringologjisë tonë i mahnitur merrte rrugën posaçërisht deri në Berat për të operuar së bashku me ty.

Vetëm me ty, nxënësi më i preferuar i tij. Të dy së bashku si sfidant të palodhur, ju tentuat të sillnit në Shqipëri Otorinolaringologjinë moderne madje dhe futuriste.

Buli, të lutem përse ike? Përse le pas aq ëndrra, aq sfida, aq mrekullira që bënin duart e tua?

Në Amerikë nuk pate cilin të ndihmoje, as cilin të ftoje, as cilin të doje ashtu siç i doje ti shokët miqtë, pacientët madje dhe njerëz të panjohur. Në tokën e largët e në klimën e ftohtë, bujaria në dejet e tua ngriu.

Nuk e dije që largimi  është vrastar, si thikë që cepon nga të dy anët ,dhe që distanca  e tkurr miqesinë, dashurinë madje dhe fisnikërinë?

Ndarja me ne, me miqtë, me pacientët me Beratin, me Shqipërinë të ngriu edhe trupin, muskujt , mimikën dhe hapat .Kjo ishte çudia më e pabesueshme që mund t’i ndodhte Bulit tonë.

Buli i ngurosur, i ngrirë! Mjekët aty e quajtën sëmundje dhe kujtuan se gjetën një diagnoz. Si mund ta kuptonin ata që gjithçka ishte nga  malli, distanca dhe nga nostalgjia e pashuar?

Buli, përse ike? Përse? Nuk  na le mundësi të të luteshim, të  përgjëroheshim  të bindnim  që të ktheheshe. Sepse jo vetëm të duam, por edhe na duhesh. Më shumë se kurrë, kemi sot nevojë për njerëz dhe  mjek si ty.

Na duhet mirësia, çiltërsia, ndershmëria, zotësia, pasioni dhe shembulli yt për punën dhe profesionin, të cilat edhe para ikjes tënde patën firasur e qenë  rralluar. Na duhesh edhe që t’ju thoshe me gojën tënde kolegëve tanë të rinj të mos ikin.

T’ju a shpjegoje se pse nuk duhet të ikin. Ikjet na varfërojnë më tej në vlera etike mendore, shpirtërore. Vërtetë kujtove ti  se mund të gjendej lehtë, apo do të lind patjetër një i ngjashëm që të të zëvendësoj?

Prandaj Buli, nuk duhet të ikje. Nuk duhet të të linim as ne që të ikje. As në emigracion, dhe kurrsesi jo atje ku shkove përgjithmonë.

Ti nuk e di Buli  se sot Beratasve, kur dëgjuan  mënxyrën, u ngriu  kafshata e bukës në dorë. Në spitalin ku punove dhe ku babi yt Dr. Lluka pat qenë fillimisht drejtor, e pastaj baba i të gjithë personelit, ra  zia.

Osumi erdhi me  vrull i turbullt, i fryrë nga hidhërimi me  valët e hutuara që përplaseshin nga njëra anë tek tjetra. Në Ikonastasin brenda kalasë, e  kuqja e Onufrit u gdhi sot më e zbehtë. Dhe dritaret një mbi një të shtëpive u gdhin me sytë enjtur dhe me qepallat e ulura.

Vargu i pacientëve dhe qytetarëve beratas që do të përcillte sot, po të ishe këtu, do të fillonte qetë. I hidhërove shumë Buli.

Të gjithë ata që të duan druajnë se nuk do të kenë dot përsëri një mjek qytetar dhe njeri të devotshëm dhe të pastër në shpirt si ty.

Na pikëllove Buli. Na hidhërove shumë. Edhe ne miqve të tu. Dje ishte ekuinoksi i pranverës. Dita dhe nata u bën një çast të barabarta, por pastaj papritur, nata mori përsëri diçka nga dita.

Lamtumirë, miku i mirë. Je njeriu më i mirë që kam njohur në jetë. Le të prehet trupi yt në tokën e Amerikës që ti e deshe dhe e ëndërrove aq shumë. Le të mbijnë lule mbi të, por shpirtin na e nis tek ne.

Ai e ka vendin këtu. Na duhet si etalon për mjekët tanë të rinj. Përse ike o Buli, o Zot! Përse ike? Nuk duhet të ikje Buli ynë. Nuk duhet të ikje…

P.S: Mjeku Lefter Muço që të gjithë e thërrisnin Buli ndërroi jetë para pak ditësh në SHBA

37 komente në “Buli ynë, përse ike? Përse?”

  1. Limani says:

    Per ke e ka fjalen?

    1. Shpetim Habili says:

      Dr. Lefter Muco (Buli) Berat

  2. Shvejk says:

    Liman, mos perto lexoje deri ne fund.

  3. Jemin says:

    Dr Lefteri qe Beratasit e njohin si dr Buli ishte nje profesionist i vertete qe do i mungoje mjekesis dhe neve qe e kemi njohur

  4. Guri says:

    Nje shkrim shpirti.

  5. Tanush says:

    Nje humbje e vertete per mjekesine e qytetit te Beratit. Dr. Lefteri apo Buli sic therrisnin isshte vertet nje mjek i dedikuar, i papertuar dhe mbi te gjitha i talentuar. Kam kaluar ne duart e tije dhe vleresoj.
    Ngushullime familjes.

  6. Lani says:

    Ngushelime per te gjithe ata qe e njihnin dhe e donin e vleresonin Dr. Lefterin. Ishte vertet shembull pasioni, aftesie dhe morali jo vetem per mjeket.

  7. Evdal Nuri says:

    U deshperova pamase kur mesova lajmin e hidhur te vdekjes te Dr Lefter Muço( Bulit) . Ishim moshatar e bashkeqytetar me mjekun e talentuar, njerezor dhe i palodhur per beratasit. Vdes ai qe harrohet . Te kujtojme Bulin tone te dashur me respektin me te madh per ç’ka beri per Beratin .
    Evdal Nuri

  8. fffff says:

    Nje Arnaut me pak. Nuk eshte fundi i botes

    1. Smokthina says:

      f – Feliqesire
      f – Fashist je ?
      f – Flet kaq ndyre ,mendje qe ke
      f – Ferr per ty o qelbesire
      f – Futja vehtes , na ben mire

      Ky me 5 f mos pafte dite te bardhe faqeziu. Marrte mallkimin tone.
      I paharruar kujtimi i Doktorit qe beri aq shume per qytetin e tij.

  9. Simon Vrusho says:

    Një energji përherë spontane dhe përherë ekspresive, përherë në vibrim me intensitet të lartë, të vështronte me retina çiltërsie kaq të çiltra, sa vështrimi yt ishte nën mburojën e tyre të sigurtë, i drejtpërdrejtë, kaq energjik sa e rrezatonte mjedisin me një gjallëri të shëndetshme, me një garanci që ta falin njerëz me dinamikë të rrallë…

  10. fffff says:

    Te ishte njeri i varfer do te me vinte edhe mua keq. Cdo person qe iken nga kjo bote dhe ka sherbyer me njerzillek eshte per tu nderuar dhe per tu deshperuar, por mjeket ne Shqiperi edhe ne kohen e komunizmit edhe aq me shume tani u kane fiurur duart ne xhepa shqiptareve hallexhinj. Une nuk e njoh personin por duke njohur mentalitetin e mjekeve shqiptare sec kam nje ndjesi te keqe qe edhe ai u ka futur duart ne xhepa fukarenjve. Prandaj mos e rruani iku mire beri! Te them te drejten me erdhi keq per hajdutin ne Fier qe vrau policia. Jo se perkrah hajduterine por personi qe u vra ishte ne moshe te re dhe kishte nevoje per ndihme, nevoje per nje te aferm te tij ta keshillonte, ose te perpiqej ta sqaronte se ajo qe bente ishte mizore. Nuk e kam ate keqardhje per mjekun.

    1. Na myten karnat says:

      Ty te ben pune vetem veterineri o vlla!

    2. shqiptari nga Shqiperia says:

      Me siguri qe konsumon ushqime te skaduara , perndryshe nuk shpjegohet kaq idjotllek , kudo ne bote ka doktora te perlyer duart me korupsion , marje parash e shume e shume te tjera , po ka dhe kaq te tjere qe japin kontributin e tyre me ndershmeri dhe fisnikeri , ti cben ?? i fut te gjithe ne nje thes ?? Pergjithesimi dhe paragjykimi jene karakteristikat e injorantit ………..

    3. Kopenhagen says:

      Ti qeke vertet per ndihme o fffffffucking gomar.
      Po si i ben cv mjekut te ndjere kur nuk e njeh, per me teper qe disa parashkrues e paraqesin si njeri shume human?
      Fundi i botes nuk eshte kur eshte nje arnaut me pak, por idiotet e kategorise tende i rendojne tokes kot, dhe kjo eshte me keq se fundi i botes.
      Ndjese paste doktori, dhe faleminderit doktor Isufit per fjalet e ndjera nga shpirti.
      Ngushellime familjes.

  11. ante says:

    shkrim i dobet,pa nivel dhe monoton…..dr Buli ndjes past..

  12. Clirim qato says:

    Nuk ndjeja te ngopur dhe nuk doja qe ato mendime qe Dr isuf kalo shkruan per te ndjerin buli te mos mbaronin kurre,me fale doktor for buli e ka brenda zermren tende dhe te shokeve te tij,kaq e madhe ishte zemra e tij,ndaj burojne nga shpirti ato fjale qe me mire se ju nuk mund to shprehi kush,kisha njezeve mendim qe dikush nga ju ndoshta dhe ti mund te mblidhni mendim dhe te botoni nje liber kushtuar Dr Bulit

  13. Clirim qato says:

    Jam me profesionin mesues,e njoh nga afer bulin,ne ate kohe , pata problem me laringun,dyshohej per cancer,ndjeva, ate kohe letferin qe pershkruan isuf e Jo komentet e pa bazuara, qe lexoj

    1. Shpetim HABILI says:

      Bravo Dr. Kalo per shkrimin kushtuar Dr Lefterit, nje mik i vertete

  14. joel shkodra says:

    Po fotoj e kujt eshte? E Isuf Kalos? Po pse, o Isuf, nuk na vure nje foto te mjekut Buli?

  15. REZI says:

    Ti 5 f qënke për të ardhur keq, nëse nuk e njeh përse nxin faqen e kësaj letre të bardhë si shpirti i atij dhe shumë mjekëve që me humanizmin e tyre kontribuan për Shqipërinë? Të mos shkruaje nuk do e njihnim shpirtin tënd katran. Mjerë toka që të mban.

    1. nuri hatellari says:

      i pa harruarqofte kujtimi i dr lefterit i nderuar si babai i tij dr LLuka i famshem, nderime/

  16. Kopenhagen says:

    Ti qeke vertet per ndihme o fffffffucking gomar.
    Po si i ben cv mjekut te ndjere kur nuk e njeh, per me teper qe disa parashkrues e paraqesin si njeri shume human?
    Fundi i botes nuk eshte kur eshte nje arnaut me pak, por idiotet e kategorise tende i rendojne tokes kot, dhe kjo eshte me keq se fundi i botes.
    Ndjese paste doktori, dhe faleminderit doktor Isufit per fjalet e ndjera nga shpirti.
    Ngushellime familjes.

  17. Përjetësisht says:

    Isuf Kalo je Nr1,

  18. demok says:

    Doktor Lefterit ti rrojne c`ka lene pas,por me habitin keto klithma cuparake te dr.Kalos,.Po vajte 80 vjec,sikur je ne skenen e gjeniut te vogel.po mallengjen jurine.

  19. demok says:

    Doktor Lefterit ti rrojne c`ka lene pas,por me habitin keto klithma cuparake te dr.Kalos,.Po vajte 80 vjec,sikur je ne skenen e gjeniut te vogel.po mallengjen jurine….

  20. demok says:

    Doktor Lefterit ti rrojne c`ka lene pas,por me habitin keto klithma cuparake te dr.Kalos,.Po vajte 80 vjec,sikur je ne skenen e gjeniut te vogel.po mallengjen jurine..

  21. Beratsja says:

    Oh sa me dhembi zemra per dr.Lefterin. I paaritshem, gjeni.
    O vdekje e mallkuar,qe ske radhe.

  22. nuri hatellari says:

    i pa harruar qofte kujtimi i dr Lefterit dhe i babait te tij dr LLuka, populli i Beratit gjithemone do i nderoje/

  23. BAJRAM BALA says:

    DO SHKRUAJ SI KOLEG PER DR BULIN. NJERI HUMAN ,PROFESIONIST DHE I PAPERTUAR.ME ZEMERGJESI NGA KOMENTUESIT. MOS I HARRONI MJEKET E KOMUNIZMIT MOS I NGATERONI ME MJEKET E PAS VITIT 1991 QE JANE BIZNESMEN . NE SE URRENI KOMUNIZMIN MJEKET DHE MESUESIT JANE PJESA ME E MIRE E ATIJ SISTEMI. FALENDEROJ DR KALON PER ARTIKULLIN DHE ME RIKUJTOI JETEN TIME STUDENTESKE QE NDANIM CDO GJE ME SHOKET. NGUSHELLIME FAMILJES DHE U PREHTE NE PAQE DR LEFTER MUCO -BULI- NGA FAMILJE TRADICINALE MJEKESH-DHERMIU

  24. TNT says:

    Asnjeri nuk do e mendonte ne ate Dhjetor 1990 qe mbas 28 viteve do lexonin hartime te Isuf Kalos, nje spiun i veshur me rroben e mjekut qe abuzoi me shume se familja Hoxha. Nejse, sot ai shfrytezon largimin nga jeta te nje kolegu, te nje mjeku te respektuar, dhe kete e ben aq shemtuar sa vetem shton urrejtjen per kete komunist te ndyre, qe mbas Sulo Gradecit ishte me i degjeneruari ati bllokut….

  25. Qazim Kaja says:

    Si i biri, dhe i jati, te pazevendesueshem si njerez, edhe si doktore. I jati doktor Lluka ,dhe Lefteri, i biri do te ngelen perhere ne memorien e popullit te Beratit. I lehte te qofte dheu. Per ate 5 F lart nuk e di ne cafre shpelle do jete rritur. Mjeket e Beratit ka qene me fame ne Shqiperi o zgjyre.

  26. Deti says:

    TNT qenke i semure per trinitrine … Per Profesor Isuf KALON ; President i AKADEMISE SHQIPTARE TE ARTEVE DJHE SHKENCES dhe ish drejtor i ORGANIZATES BOTEOIRE TE SHENDETESISE PER EVROPEN e ke shpifjen ? Turp o T

  27. qyqa says:

    e paske dashur shume po shume shume bulin. vetem koleg ishit apo benit edhe ndonje gje tjeter bashke? hajde cufi hajde

  28. Arvada Berati says:

    I dashur, Dr. Kalo,

    Askush nuk mund ta kishte permbledhur jeten dhe karakterin e Bulit, si ju, si miku i mire, dhe si shqipetare klasik, me ligje.

    Ne patem rastin te mernim pjese ne ceremonite mortore per Dr. Bulim ne Orlando Florida, dhe djali i tij Spartaku lexoi elegjine tuaj qe ju me aq shpirt ja dedikuat mikut tuaj te vjeter.

    I paharruar I qofte kujtimi i Dr. Bulit.

    Te fala nga bashkeatedhetaret e tu ne USA.

  29. Jorgji Hanxhari says:

    Dr Lefteri, djali i te nderuarit nga i gjithe Berati, nga Dhermiu (prej nga e ka origjinen!) dhe e gjithe krahina e Himares, nga Kucova ku punoi shume vjet, pra djali i Dr Lluka Muco, paska nderruar jete ne USA! Ky eshte nje lajm teper trondites, per gjithe ata qe i njohen at’ e bir, te dy keta mjeke te mrekullueshem dhe njerezore, per gjithe ata qe e njohen dhe qe i ka kuruar dora e tij e arte! U prehte ne paqe Doktor Lefter Muco, ose Buli, sic e therrisnin te afermit dhe shoket!

  30. Gezim cane says:

    Une kam qene nje komshi i Bulit ne Berat dhe tani neFlorida.Jam takuar disa here me Bulin dhe ai ka qene gjithmone i njejti person, i dashur dhe mikprites.E takova dhe ne ditet e fundit te jetes dhe syte e tij te shkelqyer ishin i vetmi organ komunikues.Ai ishte nje mjek i ralle qe kurre nuk te shikonte nga duart.Aresyeja qe Buli iku ka qene se atje ka pasur shume njerez si ai me 5f nje pjese e te cileve me grada ne pushtet dhe politike.Dua te ve ne dukje kujdesin e pashoq te bashkeshortes dhe femijeve te tij qe nuk pranuan ta cojne ate aty ku icojne amerikanet ne ditet apo muajt e fundit por i sherbyen ne shtepi deri sa dha shpirt.
    Une nuk do te harroj kurre i dashur shoku im.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje