Hashim Thaçi ka ushtruar dje funksionin e “Komandantit Suprem”, veçse jo me ushtri por me disa njësi policore. Burime të Gazetës Express thonë se Presidenti ka urdhëruar policinë që ta tërheqin zvarrë Marko Gjuriçin në qendër të Prishtinës. A është kjo pjesë e një skenari më të madh – të nisur nga Rama dhe Vuçiç dhe i miratuar nga Thaçi – për shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë?
“Dhoma e Situatave” dje është zhvendosur në Presidencë, ku Hashim Thaçi i ka marrë krejt përgjegjësitë e aksionit për arrestimin e Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
Një zyrtar i pranishëm në takim ka treguar në kushte anonimiteti për dy orët dramatike – nga momenti i hyrjes së Gjuriqit në Kosovë e deri te sjellja e tij në Komandën e Policisë.
Sipas këtij burimi, Thaçi ka pasur një telefonatë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin kohët e fundit ka krijuar një relacion interesant.
“Vuçiq e ka kërcënuar Thaçin se do ta sjellë ushtrinë në kufirin me Kosovën”, ka treguar një zyrtar për Express.
Pas kësaj telefonate, Thaçi ka urdhëruar policinë që ta sjellin në Prishtinë zyrtarin e lartë serb. E madje, sipas tij, ishte vetë Presidenti që ka urdhëruar që të çnderohet ai përmes krijimit të një skene ku qytetarët dhe mediet do ta shihnin të lidhur zyrtarin serb, kokulur, të zhubravitur dhe të lidhur.
Por, a ishte kjo hakmarrje e Thaçit pas telefonatës kërcënuese të Vuçiqit apo këtu fshihet diçka tjetër?
Zyrtarë ndërkombëtarë që kanë folur për Gazetën Express thonë se ekziston frikë se kjo çfarë ndodhi dje është pjesë e skenarit të frikshëm për ndarjen e Kosovës.
“Krijimi i rrethanave të reja, pra shpërthimit të konfliktit në Veri, do të sillte deri te krijimi i një situate të re. Mbase këtu Serbia do të shtynte më pas idenë e saj për ndarjen e Kosovës”, ka treguar një diplomat perëndimor, në kushte anonimiteti për Gazetën Express.
Ndryshe, sipas të njëjtave burime, kryeministri Haradinaj, i cili është lënë jashtë zhvillimeve të djeshme, aktualisht po ndihet i frustruar. E, raportet e ngushta që ai i kishte krijuar me Presidentin Thaçin gjatë dizajnimit të Qeverisë së re, tashmë janë ftohur fare.
Me gjithë respektin për gazetën Tema, ju lutemi mos përshkruani lajmet e shtypit të Kosovës ku shumica e tyre janë serbofile ashtu siç ishin edhe familjet e pronarëve të tyre.
Një vështrim i thjeshtë, shumë nga shtypi i Kosovës vjell vrer kundër Hashim Thaçit dhe edhe me keq fyejnë si me keq një krahin që është dalluar në luftë kundër çdo armiku JU LUTEM ANALIZONI DHE SHKRUANI NGA MËNDJA E JUAJ.
Nuk them që Hashim Thaçi është më i miri POR GJITHSESI SHUMË MË ATDHETAR DHE MË I MIR SE TË GJITHË SHQIPTARËT QË 30 VITE.
Tash për ata komentues qe me ofendojnë për mendimin e kanë kthim MË DHJET HERË (10).
Kush e ka bere kete shkrim dhe me çfare pergjegjesie?! Perse nuk ve emrin por qendron si droga qe vjen nga ekuadori?
Articull për bebe as ata qeshin me lot turp për një gazetë, Kjo anoim ajo anonim. Vetem gazete nuk jeni.