FOTOT: Sërish punime në kullën “fantazme” në qendër të Tiranës, 11 kate hotel, të tjerat zyra

28 Mars 2018, 12:09Ekonomia TEMA
FOTOT: Sërish punime në kullën “fantazme” në

Kanë rifilluar punimet për kullën 25 katëshe “4 Ever Green”, e cila ndodhet pak metra larg nga qendra e Tiranës, përballë Kishës Ortodokse.

E njohur si ndërtesa fantazmë, për shkak se punimet mbeten në karabina për më shumë se 6 vite, objekti pritet të përfundojë shumë shpejt.

Stafi teknik që po drejton punimet, pohoi për Monitor, se objekti do të përfundojë shumë shpejt dhe do të funksionojë sipas planit fillestar, ku sipërfaqja më e madhe e tij do të jetë hotel luksi.

Sipas projektit pesë katet para janë planifikuar për zona tregtare, objekte, restorante dhe salla konferencash. Pesë katet e dyta janë planifikuar zyra për biznesit dhe 11 kate për hotel. 1 kat do të jetë zonë restorantesh dhe 3 kate të tjera të larta për shërbimet e ndërtuesit.

Objekti i ka 7 kate nën tokë. Në nivelin më të ulët të 7 kateve nëntokësore janë të përqendruara sistemet elektrike mekanike dhe 6 katet e mbetura janë të destinuara për parkim dhe dyqane në katin zero.

Kompania AL & GI, investitori kryesor i saj, sipas të dhënave nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është me status aktiv, por nga të dhënat shihet se kompania ka probleme me përmbarimin, për mos shlyerje faturash në kohë më tretët.

Burimet nga tregu pohojnë se kompania është e përfshirë ne një situatë jo të mirë likuiditeti, teksa karabinaja e kullës 100 metra për rreth gjashte ka penguar edhe qarkullimin në zonë për shkak se ka zënë trotuarin e kalimit për këmbësoret.

Por ndërkohë stafi i kompanisë që po zhvillon punimet pohoi se situata e likuiditetit është zgjidhur dhe objekti do të përfundojë shumë shpejt.

Sipas të dhënave nga projekti, kulla përfshin rreth 25 kate me një sipërfaqe ndërtimi rreth 15600 metër katror, në një lartësi 100 metra. Në total përfundimi saj kërkon 32 milionë euro, teksa vetëm struktura kushton 8 milionë euro.

Projekti mban firmën e studios Archea Associati dhe u zgjodh më 2008 nga juria në të cilën bënte pjesë edhe ish krybashkiaku i Tiranës Edi Rama. Projekti mori vlerësimin për përshtatjen me hapësirës publike duke ngushtuar bazën e ndërtesës.

Në kryeqytet janë në plan ndërtimi mbi 15 kulla të larta, të cilat po destinohen për hotele dhe zyra biznesi duke e shumëfishuar ofertën për këto shërbime, teksa ekspertët tregut pohojnë se këto investime nuk do të jenë efecientë dhe rrezikojnë krijimin një flukse në sektor që rrezikon të dëmtojë zinxhir të gjithë ekonominë.(monitor)

13 komente në “FOTOT: Sërish punime në kullën “fantazme” në qendër të Tiranës, 11 kate hotel, të tjerat zyra”

  1. Doridos says:

    Jane 4 kate nentoke jo 7.

  2. Pa vlere says:

    Ha ha ha
    EDI RAMA, meqenese kullave te tilla kane qene ne probleme likuiditeti, kryeministri nxjerr nje lehtesi per heqje nga taksat dhe te gjithe nxitojne ta bejne gjysmen Hotel luksoz..
    Ha ha ha.. shume per te qeshur

    1. mirel says:

      Po kullat i heq nga taxat per tju marre pagesen e rryshfetit ndersa taxat ja rras popullit per rrugen e vjedhur.
      Tipike skeme hajdutesh.

  3. mirel says:

    Ky eshte koncepti per Teatrin Kombetar te Ramutit.
    Ka nevoje partia per kulla.

    1. O says:

      Saaaali Beeeriiisha!

      Saaaali Beeeriiisha!

      Rroftë Saliiiiii BeriiiiiishaaaaaaAAAA

      Saaaali Beeeriiisha!

      Saaaali Beeeriiisha!

      1. mirel says:

        Sali Berisha po rron sa malet. E mban Ramuti me gjithe te mirat.

  4. Opinion. says:

    me keqadhje e them,se arkitektura e ksaj kulle me drutare qe i ngjsn nje burgu,vetem sa e shenton tiranen.
    pastaj,flliqrite e edi rames ku beri tiraben gavele ne shume ngjura si qorapat e atletet e tije,kuq e bardhe,qe kund ne evrope nuk shef nje qytet me multi kolore.
    ska kurfar bulevardi,rruge autobuse,taxi urgjence ne tiran.
    URBANISTIK,vend per tramvaj e per makina zjarfekse,por nje grumbull banrsash,pa kurfar kigjike urbne qyteti.
    prishtina akoma me bagel…

  5. uskania says:

    Sa shume arkitekte po flasin per kullen!

  6. Edi says:

    Ku eshte kjo godina? Ne Aleppo ?

  7. Vito nga Napoli qe solli kermij dhe buaj says:

    Monitori perse nuk flet per firmat e Niko dhe Edmond Lekes qe bejne pastrim parash ? Psh andej nga Komuna e Dajtit …

  8. Stela says:

    Kjo kulle ta shpif duket si è bombarduar duhet prishur komplet

  9. ana says:

    Mire qe japin leje per kulla por i bejne dhe shume te shemtuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje