REPLIKAT/ “Po, po, nuk e njihni Pandin ju, është dhelpër ai. E njoh mirë unë atë”: Tritani e kthen në gallatë, Komisionin e Jashtëm

29 Mars 2018, 10:42Politika TEMA

Komisioni i Jashtëm është përfshirë nga replikat dje, pasi në të ka qenë për të raportuar ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Nga një debat serioz në dukje, ai ka përfunduar në një gallatë të madhe, sa herë e merrte fjalën Tritan Shehu dhe Nard Ndoka.

Tritan Shehu: Neni 12 bie erë “Old fashion”. Është pak në konceptet e vendeve autoritare. Ju keni shkruar se RTSH do të sigurojë një kanal televiziv për diasporën. E keni parë në ndonjë vend tjetër këtë gjë? Ka Italia radio për emigrantët, por është vetëm me muzikë.

Kloditla Bushka: Çfarë të keqe ka kjo?

Tritan Shehu: Ka një të keqe. Problemi është se ky është kanal shtetëror…

Adnor Shameti: Po pse e duam, për propagandë thua ti?

Tritan Shehu: Po, po, nuk e njihni Pandin ju, është politikan i regjur ai. Është dhelparak dhe i shërben mirë partisë së tij, e njoh mirë unë. Mos e gjykoni kështu.

Ervin Bushati: Kemi ERTV ne për atë punë, nuk na duhet media tjetër.

Tritan Shehu: Është çështje serioze. Një kanal i tillë vetëm për diasporën nuk ka sens. Diaspora duhet të stimulohet të shohë kanale nga më të ndryshmet. Nuk mund të jetë RTSH ose drejtori i RTSH-së ai, që do zgjedhë çfarë të shohë diaspora.

Pandeli Majko: Zoti Tritan, se kush është dhelpër këtu, është një diskutim pak i gjatë…

Mimi Kodheli: Kjo është personale pastaj.

Pandeli Majko: Jo, se jemi miq, nuk kemi natyra të tilla kunjash.

Tritan Shehu: Kur të thashë dhelpër, e kisha në formë komplimenti.

Pandeli Majko: Shqiptarët e kanë mirëpritur kanalin shqiptar. Dhe nuk do të bëhet politikë se po i dhamë politikë ne, direkt ndërrojnë kanal ata.

Mimi Kodheli: Vazhdojmë në pikën tjetër. Biblioteka Kombëtare i siguron akses pa pagesë librave online për diasporën.

Tritan Shehu: Ja, këtu po. Këtë e ka bërë mirë Pandi.

Pandeli Majko: Aaa… pse këtë e paskemi bërë mirë, ë? “Kurbani” do të jetë libri i parë, që do të hedhim për diasporën, pra.

Tritan Shehu: Në ligj, z.Pandi, keni përdorur një term që e rrisni shumë stekën lart. Përdorni termin “shkencëtarëve”. Zëvendësojeni me termin “njerëz të shquar” se jeni shumë lart me këtë termin shkencëtar.

Mimi Kodheli: Unë jam dakord me z.Shehu. Që të quhesh shkencëtar, është shumë. Shkencëtarët janë shumë pak në botë.

Klotilda Bushka: Sa shqiptarë janë shkencëtarë?

Mimi Kodheli: Me gishtat e dorës mund të numërohen.

Klotilda Bushka: Atëherë le ta ngremë stekën dhe ta lëmë siç është për këta shkencëtarë.

Mimi Kodheli: Jo, jo, zonja Bushka, duhet të jemi seriozë. Ne nuk mund të bëjmë një nen për 5 veta, sado të shquar të jenë zotërinjtë në fushat e tyre.

Adnor Shameti: Ata mund të jenë 5 veta, por kanë marrë çmim “Nobel” të pestë.

Mimi Kodheli: Ata që kanë marrë çmimin “Nobel” i ka vlerësuar tjetërkush, nuk ngelëm t’i vlerësojmë ne këtu me ligjin. E lëmë njerëz të shquar? Të lutem, Vasilika. Mos më thuaj pastaj, përse të bërtas vetëm ty.

Vasilika Hysi: Kam mbledhje, më duhet të largohem.

Mimi Kodheli: Jo, nuk do largohesh pa mbaruar ligji.

Pandeli Majko: Të jem i sinqertë, unë nuk kam ndonjë eksperiencë të madhe të marrëdhënieve me diasporën. Edhe tani në bashkëpunim me ta po mësoj për këtë fushë. Po jo të bëni të gjithë si kompetentë tani. Kjo është hera e parë që po bëhet një legjislacion për diasporën.

Mimi Kodheli: Ne, për kompetentë jemi këtu.

Pandeli Majko: Ta lëmë sensin e ironisë tani.

Mimi Kodheli: Jo, jo, jemi, s’ka sens ironie. Qetësohu, të lutem!

Pandeli Majko: S’kam asnjë problem me qetësinë.

Mimi Kodheli: Këtu gjithsecili do të thotë atë që mendon.(TemA)

3 komente në “REPLIKAT/ “Po, po, nuk e njihni Pandin ju, është dhelpër ai. E njoh mirë unë atë”: Tritani e kthen në gallatë, Komisionin e Jashtëm”

  1. "BOHOTINA" says:

    O Tritan mavriu qe mbete tere jeten medioker, a kujton gje qe partia jote e udhehequr nga krye komunisti Salih, deri ne vitin 1997 nuk linte asnje televizor tjeter. Pasi u qerua nga populli i revoltuar geluan mjaft stacione. Kur qe ne pushtet dogji gazeta, dhe kur u rikthye ky monster dogji redaksine e Meros.

  2. pro says:

    ..e njohim Pandin nepermjet takses se famshme Majko..

  3. Epo Ky says:

    Tritan Shehu, i cili jo me vone se dy dite me pare villte vreher nazik kundra LGBT, sot po ankohet per metoda old-fashion dhe nene autoritare? Hahahaha. Dikush t’i rekomandoje nje psikiater te mire ne fushen e crregullimeve te personalitetit ketij deputeti te stazhionuar. Por mund te jete edhe shenje demencie. Mbase Berisha mund ta ndihmoje me ndonje kontakt mjekesor, mundesisht jo dixhital por terapist prej verteti hahahahahahaha. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje