Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi në disa portale ka qarkulluar një lajm, se ai ka ndryshuar qendrim për kokainën kolumbiane të kapur në Maminas.
“Nisur nga intervista ime për “Die Welt” (s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht) qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim!
E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq”, shprehet Rama.(TemA)