“Arsimi profesional, garanci për punësim”, Rama: Brenda 4 viteve do kemi një shkollë profesionale në çdo bashki

28 Mars 2018, 13:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në fund të këtij mandati qeverisës do të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit.

Duke folur në aktivitetin “Arsimi profesional, garanci për punësim” Rama komentoi dhe shprehjen e tij “punë ka, po s’ka profesionistë”, ku tha se është dramatike e vërteta e shumë ndërmarrjeve sot që kanë punë, po nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur për atë punë.

Ne kemi qëllimin e padiskutueshëm që ti shtojmë, dhe faktikisht ideja jonë është që deri në fund të këtij 4 vjeçari ne të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit, të paktën një.

Dhe nga ana tjetër të kemi sa më shumë nga ato shkolla që të jenë të binjakëzuara.

Sado të komentohet me 1001 mënyra të ndryshme shprehja e popullarizuar që ‘punë ka, po s’ka profesionistë’, është dramatike e vërteta e shumë ndërmarrjeve sot që kanë punë, po nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur për atë punë, që i kanë aftësitë ta bëjnë atë punë.

Përpjekja e madhe që po bëjmë për të çuar në punë ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike është se nuk kanë shpesh herë asnjë aftësi.

25.300 studentë në arsimin profesional dhe janë afërsisht 20% e totalit, por janë ende pak në krahasim me çfarë duhet të jenë për t’ju përgjigjur tregut të punës”, tha Rama.  (TemA)

1 komente në ““Arsimi profesional, garanci për punësim”, Rama: Brenda 4 viteve do kemi një shkollë profesionale në çdo bashki”

  1. Shume shkolla per asnje vend pune says:

    ahahahahahaha, pa mesuar abetaren o Kapter….shume po premton , ja more Saliut me rekorde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje