Gjinushi: Në “sitën” e vettingut edhe akademikët e Shqipërisë. Ka profesorë falsë, t'ju hiqen gradat...

27 Mars 2018, 23:00Politika TEMA

Edhe akademikët nuk do të shpëtojnë nga sita e verifikimeve të veprimtarisë së tyre studimore dhe titujve shkencor të marrë.

Do të jetë një proces vettingu, ashtu sikundër po ndodhe me gjyqtarët, dhe siç është paralajmëruar për pronat.

Komisioni i posaçëm i reformës së akademisë së shkencave përmes ligjit të ri dhe Kodit të Etikës parashikon verifikim të gradave akademike, dhe në rast se rezultojnë false një komision i posacëm ose një institucion që parashikohet të ngrihet do të vendosin heqjen e gradave shkencore.

“Jemi në periudhën e vettingut. Të gjithë e kanë mendjen tek penalizimet.

Në qoftë se ka firo dhe falsitete në dhënien e doktoraturave, do të ketë profesorë fals dhe për pasojë akademikë fals. Do të ketë penalitete deri në heqjen e titullit të gradave”, deklaroi Skender Gjinushi, ish minister i Arsimit, njeheresh dhe kreu i PSD per Ora News.

Kur ndajnë më pak se një javë nga afati i qeverisë për reformimin e akademisë së shkencave, grupi i reformës kryesuar nga Skënder Gjinushi prezantoi projektligjin.

“Ndryshimet nuk janë thelbësore, Akademia do të jetë institucion buxhetor, pra do të financohet nga buxheti i shtetit, nuk do të ketë institute por do të jetë më e hapur për pranimet e akademikëve të rinj sigurisht duke iu referuar kritereve të parashikuara”, deklaroi Gjinushi.

8 komente në “Gjinushi: Në “sitën” e vettingut edhe akademikët e Shqipërisë. Ka profesorë falsë, t’ju hiqen gradat…”

  1. Vete Ali vete Kadi says:

    Artan Fuga, Valentina Duka, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, etj…

  2. sefer says:

    Pas 92 jane dhene grada me shumice te pamerituara. Kudo nje masivitet tituj shkencor, te pamerituar. Si cdo gje e nisur dhe bitisur per se prapthi nga Berisha e me radhe ne dem te ekonomise, paguan i varferi popull. Aq tituj sa jane dhene vetem ne nafte nuk kane as gjermania, Franca, Italia etj. Kjo eshte poshtersi e marrezi. Zhvatet nga keto padrejtesi vetem Populli, kjo eshte veprimtari krminale. Shumica e ketyre titujve jane dhene ne prag pensioni ose kur kane qene pensionist.

  3. Laboviti says:

    Mbajeni shenim: Akademik fals, po fare fals eshte I pari e mbi te gjithe, dora vete Skender Gjinushi,. Akademik qe nga koha e Enver Hoxhes, qe nga viti 1990 ka qene e mbetet kryetar I nje Partie Politike, pa asnje impakt si akademik ne jeten shkencore te vendit. Si ka mundesi qe ky zoteri te mbaje titullin akademik kur ka 30 vjet qe nuk ka nje punim te vetem shkencor. Hyni ne Google Scholar dhe po gjetet gje, per kete me nder akademik,, thoni qe jam genjeshtar. Te thote sa studente ka drejtuar ne doktorature, sa ore mesimi ka kryer, sa komisione ka drejtuar, sa artikuj ne shtyp per shkencen ka botuar? Zero. Deklarta politike nga nje akademik, te papranueshme. Duhet te largohet I pari nga Akademia. Eshte symbol I Akademise Sovjetike, te demaskuar me kohe nga shoqeria. Skenderi dhe akademiket e tjere nje hall kane, mos humbasin qylin prej 500,000 lekesh ne muaj qe ju jep qeveria per te pjerdhur akademikisht.

  4. ULLI MAGNA says:

    ESHTE E DOMOSDOSHME TA FILLONI ‘VETTING-un’ ME ANETARET AKTUALE TE AKADEMISE…,
    KU DISA PLAGJIATORE E HAJDUTE TE RENDOMTE SI Vasil Tole E Kosta Barjaba ESHTE SKANDAL
    TE JENE QOFTE EDHE PROFESORE …

    1. Andrea says:

      Harrove Jorgaq Gaqi Kaqanin, kryehajdutin e UPT.

  5. Tini says:

    TE shikohen te gjitha doktoraturat e fituara ne Shwiperi. Jane plagjatura. Sidomos atyre we punojne ne shtet.. dhe i kane mare kur kane pasur pozicione drejtuese.

  6. Vete Ali vete Kadi says:

    Artan Fuga, Valentina Duka, Gudar Beqiraj, Mark Marku, Kaç i Zi, Agron Gjekmarkaj, Naim Çili, Bujar Asqeriu, Bujar Kapexhiu etj..etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

Lini një Përgjigje