Kush është pronari i Shqipërisë?

27 Mars 2018, 18:23Politika TEMA

Qeveria duket se është vënë në siklet nga kritikat ndaj vendimit të çuditshëm të bllokimit të regjistrimit të tokave të bregdetit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Deklarata e fundit e ministres së Drejtësisë se vendimi “synon të mbrojë interesat e pronarëve të ligjshëm” në fakt bie ndesh me vetë vendimin e qeverisë, ku termi “pronar i ligjshëm” nuk përmendet fare.

Nga Gjergj Erebara

E hëna ishte një ditë paksa e sikletshme për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo u detyrua të mbrojë një akt dukshëm të paligjshëm në emër të ligjit, u detyrua të justifikojë një vendim qeverie që flet për “krijim fondi tokash për investime strategjike” me një argument për të cilin vendimi nuk flet fare: “mbrojtjen e të drejtës së pronave të pronarëve të ligjshëm”. Në praninë e dy drejtorëve të tjerë të shtetit, një vendimi qeverie iu dha pesha e “reformës”, u krahasua me “reformën në drejtësi” dhe u përdor togfjalëshi “në bashkëpunim me ndërkombëtarët”.

Në fakt, vendimi i shumëdebatuar i qeverisë flet qartë e hapur: Urdhërohet “Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike”. Siç e thotë kjo fjali, ndryshe nga sa tentoi të na bindë Ministrja Gjonaj, synimi i vendimit është ndalimi i regjistrimit të pronave të marra nga “përfituesit e tokës bujqësore”, në “zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike” sepse këta përfituesit “kriminelë dhe abuzues”, pengojnë “investimet strategjike”. Askund në vendim nuk përmenden “pronarët e ligjshëm” dhe as nuk ka ndonjë shqetësim për “abuzimet me pronat”. As nuk flitet gjëkundi për procesin e kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Por ajo çfarë është shkruar e bardhë mbi të zezë, nuk e pengoi Ministren Gjonaj të deklaronte “sigurimin e saj për pronarët e ligjshëm për pacënueshmërinë e të drejtave të tyre”.

Kushdo që ka pak njohuri nga historiku i shkurtër i procesit të pajisjes së shqiptarëve me tituj pronësie përgjatë tre dekadave të fundit, e ka të qartë se për çfarë bëhet fjalë. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, për shkak se kjo klasë politike refuzoi të kthejë tokat te pronarët e para vitit ’45, shfrytëzuan atë hapësirë të lejuar të ligjeve për shpërndarjen e tokës te fshatari, për të marrë një copë tokë. Në shumë raste, kjo ishte skemë hajdutësh. Në ndoshta po aq shumë raste, kjo ishte rruga se si banorët e zonave bregdetare morën nga një copë tokë, qoftë shtet, qoftë tokë të gjyshit. Mjeti me të cilin këta shqiptarë morën një copë tokë, ishte ligji. Ligji, siç mund ta dijë Ministrja e Drejtësisë shumë mirë, miratohet në parlament. Ai nuk mund të mbikalohet nga asgjë, veçse nga një ligj tjetër i miratuar po në parlament. Qeveria nuk e pati problem ta mbikalojë ligjin dhe me një vendim qeverie, në mënyrë krejtësisht selektive, vendosi ta pezullojë të drejtën e fituar me ligj. Dhe siç thotë qartë vendimi i qeverisë, synimi i vendimit, nuk është “mbrojtja e pronarëve”, është krijimi i një fondi tokash nën pronësi shtet, të cilat, shteti synon t’ia japë, me procedura po aq abuzime sa ato që kemi parë deri tani, një grupi individësh, të cilët shteti ka vendosur t’i quajë “investitorë strategjikë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse qeveria vendos të rrëzojë një të drejtë të fituar me ligj, me një vendim qeverie, ministrja theksoi faktin se kjo është një “masë e përkohshme”. Në ligj nuk ka kurrfarë përkufizimi se çfarë do të thotë “e përkohshme”. Në thelb, vendimi i qeverisë është “pa afat” ose “deri në një vendim tjetër”. Kjo është larg të qenit “e përkohshme”.

Është gjithashtu e qartë se ndalimi i të drejtës për të pasur një pronë të regjistruar në bllok, vështirë se do ta luftojë abuzimin e stërmadh me pronat, pasi abuzuesit nuk janë fshatarë pa mbështetje. Rastet e zbuluara të abuzimeve tregojnë bashkëpunimin e zyrtarëve të shumtë të qeverisë, të cilët, jo vetëm e kanë përvetësuar tokën, por edhe e kanë regjistruar atë me dokumente të rregullta. Rasti i Spillesë dhe ai i Lezhës nuk ishte “toka të shpërndara dhe të paregjistruara”, por ishte krejt e kundërta, toka të shpërndara dhe të regjistruara. Duke parë këto dy fakte, vendimi i qeverisë për pezullimin e regjistrimit të pronave, nuk pritet të ketë ndonjë efekt mbi luftimin e grabitjeve të tokave në bregdet, por do të ndalojë ata fshatarë që janë të pafuqishëm për të regjistruar tokat që kanë marrë, me apo pa abuzime.

Është e qartë se tokat në bregdet, të cilave qeveria ia ka vënë syrin për të krijuar të ashtuquajturin “fond mbështetës për investimet strategjike”, është vetëm një pjesë e vockël e tokës të shpërndarë me ligjet e shpërndarjes së tokave. Pjesa tjetër, shumica dërrmuese e tokave, të cilat nuk joshin babëzinë e abuzuesve në pushtet, mbeten edhe sot e kësaj dite të paregjistruara. Të 400 mijë familjet fshatare të Shqipërisë nuk janë në gjendje të kenë një titull pronësie, qoftë për tokën e marrë “me abuzime”, qoftë edhe për atë të marrë “pa abuzime”. Jo vetëm kaq, por edhe pronarët e shtëpive qindravjeçare prej guri në fshatrat e bregut, vijojnë të mos kenë titull pronësie as për shtëpitë e veta. Asgjë e tillë nuk përbën shqetësim për qeverinë. Shqetësimi është sigurimi i tokave për të ashtuquajturit ‘investitorë strategjikë’.

19 komente në “Kush është pronari i Shqipërisë?”

  1. Dhendurret says:

    Kjo pyetje sdo as mend as kalem, Malltezi dhenderri biologjik,. Ka vjedhur tokat ne Bregdet aneembane gjithe Shqiperise. Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta,Monika Cizme Kryemadhi, Shkelzen sypordha, Argita faqedjegmja. Nese do I sekuestrohen, vilat, pallatet, apartamentet e ketyre hajduteve, nen emrat e vet ose te te afermve, do te jete nje kryeveper qe do te behet per Shqiperine e SHqipetaret. Rrofte Vetingu.

    1. Shqiptari nga Shqiperiak says:

      Mire e ke ti ore babush, po me duket se nuk jeton ne Shqiperi , per cfare sekuestrimesh e ke fjalen ??? Mos mor burre , mos e fol , ato iken per te mos u kthyer kurre , vettingu u votua dhe do zbatohet per ketej etutje ,dhe jo per te kaluarat , ato nuk kthehen me ………do te desha shume ta besoja , qe te vjedhurat do sekuestrohen , besome do desha shume , jashte mase ,por une nuk besoj ne peralla ……….tung..

    2. Gimi says:

      Familjet shqiptare nuk jane pronare. Atyre ju eshte dhene toka ne perdorim. Nuk jemi ne komunizem ku cdo fshatar behet pronar. Pronat duhet te shkojne tek i zoti dhe shteti. Nese ne ju japim tapite, per shembull, te gjithe fshatareve perfshi minoritaret atehere ata dalin pronare tokash kur ne fakt tokat ju perkisnin pronareve shqiptare. Eshte nje gabim i madh trashanik ligji 7501 qe ju dha toka te gjitheve. Idiotizem i vertete. Do te ishte gabim fatal, dhe mendesi komuniste, tu jepet toka si mprone te gjithe fshatareve.

      1. polemiksi says:

        Ligji bllokon rregjistrimin e tokave kilometra largë vijës bregëdetare. Ndërsa maliqi (korrupsjoni) e ndalon deri në 10 kilometra. Janë të shumta rastet kur pronarëve u është njohur toka nga gjykata dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshe nuk e rregjistron sepse nga punonjësit kërkohet gjysma e tokës ose shuma parashë marramendëse.

        Fshatarëve të tjerë që kanë marrë toka me ligjin 75001 (largë detit) u është dhënë tapia, është bllokuar me ligj vetëm me bregdet, ose me ligj ose me maliq. Në fushën e myzeqesë për sembull fshatarët i kanë me tapi tokat që më parë i kishin në përdorim.

        Nëse minoritarëve ua kanë lenë në trashgimni është e drejta e tyre ta marrin tokën nëse arrinë ta vërtetojnë me dokumenta që është e tyre.

        Kjo që po bën qeveria shqiptare është vedhje e hapur dhe padrejtësi. Sot e kemi tradhën ne në bregëdet, nesër do e keni rradhën ju që nuk prekeni, se të pangopurit nuk do ndalen ndonjëher dhe do i kthejnë sytë nga pjesa tjetër e Shqipërisë mbasi të kenë mbaruar me bregëdetin.

    3. Albi_I says:

      Ne fakt nuk jane asnjeri prej tyre po ju si militant vazhdoni te jeni te verbuar.

      Qofte PS e qofte PD jane tani peng e nje grupi te vogel 15-20 biznesmenesh qe i kontrollojne totalisht. Jane ata qe filluan keto procedura dhe qe vazhdojne pa nderprerje ne kohe te Rames teksa opozite merret me LGBT. Quhen Zamir Mane, Cet Kastrati, Sander Frangaj, Ram Geci, etj. Keta jane te paret qe duhen shporrur.

    4. Cercizi says:

      Pa asnje diskutim pronaret e Shqiperise jane Sali Berisha,Edi Rama,Fatos Nano dhe Ilir Meta !
      Te tjeret jane vasalet e tyre,ndersa 95 % e popullit shqiptar kane si prone te tyre vetem pasaporten qe jane shqiptare dhe varrezat e te afermve te tyre!
      PRANDAJ IKIN SHQIPTARET CDO DITE NGA SYTE KEMBET,SE KY ESHTE SKENARI NDERKOMBETAR I HARTUAR PARA 90-TES NGA ARMIQTE E SHQIPERISE PER TE SHPORRUR POPULLINH SHQIPTAR NGA SHQIPERIA,SE ISHIN ATA QE E MBESHTETEN ENVEWR HOXHEN QE U BE TMERRI I ARMIQVE TE SHQIPERISE!
      Kjo ishte “demokracia” qe iu premtua shqiptareve ne 1990-ten dhe po e “gezojne” sot e mot!
      Ulurini o shqiptare tere jeten “Liri demokraci” se preshin ne bythe po hani!
      Miliardat i kane grabitur politikanet kriminele e hajdute me mbeshtetrjen e perendimit!
      Vetingu eshte nje fllucke sapuni qe do pelcase shpejt se peshkaqenet nuk i gjen gje se ata kane punuar per padronet e tyre armiq te Shqiperise!

    5. Polemiksi says:

      Preket Lulzimi, Berisha & Co nga ky ligj, se ata kanë patur aq lekët dhe fuqinë politike sa vilat e tyre i kanë siguruar edhe për 10 brezat e ardhshëm. Preken ose njerzit e varfër, që nuk kan lekë të korruptojnë, ose njerzit e ndershëm që nuk duhan të korruptojnë.

  2. vaso says:

    Abuzime ka edhe ne brendesi,ne qytete,ne c’do lagje.Gjithkund ka abuzime.C’do behet me ato?Apo interes kemi vetem ne bregdet.
    INTERES apo DREJTESI?

  3. Ana says:

    Pritshmeria per zgjidhjen e drejte te problemit te kthimit te pronave te pronaret e ligjshem,eshte shume me e madhe
    prej z .E.Rama si me i modern e mendje hapur nga fanatiket komunist paranoik te tipit Berisha e com., te cilet treguan qarte paaftesine per te nxjerre vendin nga kaosi .

  4. IVONI says:

    PRONAR I SHQIPERISE ESHTE POPULLI SHQIPTAR ..! NUK ESHTE SALIU , META , NANO , RAMA ETJ ETJ QE TE BEJNE SI TE DUAN .. ! MESONI NGA HISTORIA , MESONI DHE “SHTREGONI VIDHAT ” E KOKES.. ! PO I KENI TE SPANARRURA , NDROHINI SA NUK ESHTE VONE ..!

  5. shqip says:

    Ne bregdet nuk ka gjasa te kete patur pronare . I vetmi vend Ku behej plazh , dhe kishte ndonje godine private , ishte plazhi i Durresit . Pak vete qe kishin pare oxidentin shkonin ne plazh . Te tjeret ishin te mbuluar me ferexhe dhe injorance . Keshtu qe mos na tregoni perralla me pronare . Per vijen bregdetate qe ka Shqiperia, mund te jete shfrytezuar ne ate kohe ne masen 10% . Ligji i miratuar nga parlamenti plu(hur)halist , ishte kriminal . Jo per faktin se vuri dore mbi nje pasuri kombetare , Por la pasoja sociale te pa riparueshme . Nuk ndodh ne vende te tjera kjo qe eshte bere ketu . Zbret tjetri nga mali , dhe me sepate ne dore çan rrugen e historise. E para i hyn pishave e i ben dru per zjarr . Pastaj mendohet . Pa prit nje Here , pse mos ve nje tabele ketu ,”tok e xanun ” . Dhe te vjen pusht(etari) , dhe te thote ; Ej ti nari , loku , bejme nje ujdi . Ti ke token , une parate , nuk bejme nje “15” katesh ketu ne rere . Dhe nuk mbaron me kaq . Del k.m. i partise dru me pre , Saliu, dhe ben nje ligj , Shqiperia 1 € . Keta Jane te gjithe kriminele . Edhe ” diktatura ” i ruajti tapite e vjetra . Pse ? Sepse shteti qe eshte shtet nuk Luan me dokumentet . U be konfoskimi i prones private . Po e gjitha ishte e dokumentuar . Ndersa keta futen duart ne kadastra , dosje , e gjithfare . Te babezitur eshte Pak tu thuash . Kanibale . Tani paguajne me parate tona gjene e vjedhur . Te gjitha çeshtjet qe Jane çuar ne Strazburg , gjithe maskaralleqet e ketyre , do ti paguaje populli. Me vjen habi me Edi Ramen kur thote se;2018 do jete nje vit i zi per abuzuesit me pronat . Atehere e di si perkthehet kjo zoti k.m.? Qe ti duhet ti hysh me fadrome plazhit te Durrësit , nga agipi deri ke mali robit . Mos thoni qe s’kemi ç’bejme . E gjithe vija bregdetare eshte abuzim , masaker ekologjike dhe urbane . Per me teper qe , keshtu si eshte bere Po asfiksohet vetvetiu . Ndertime shemtime , jashte çdo standarti sigurie , dhe qe qelbin det e toke me ujrat e zeza . Do bjere dardha nen dardhe . Nje vend Ku dominohet nga minaret e pellitja e hoxhallareve nuk mund te jete ndryshe . Kuturu si Kandahari . E tille politika , i tille edhe zhvillimi urban . KATRAHURE ..

    1. Polemiksi says:

      Nuk po flitet për plazhet, 30 apo 40 mentra nga deti. Ligji bllokon rregjistrimin e pasurisë me kilometra nga vija bregëdetare.

      Për plazhet normal që nuk patur pronarë por ça ka qenë tokë ku mund të kulloteshin bagëti apo ku mund të mbillej janë të gjitha me pronarë dhe dokumentat janë të gjitha në arkivat e shtetit dhe gjykatat këto dokumenta përdorin kur vendosin mbi të drejtën e pronës (edhe korrupsjonin).

      Për sa i përket tokave të dhëna në përdorim me ligjin 75001, këto janë dhën me tapi në gjithë pjesën tjetër të Shqipëtisë. Vetëm në bregdet janë bllokuar. Pra duket që ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Tani qeveria e vuri të zezën mbi të bardë padrejtësinë dhe vjedhjen që po bëjnë.

      Sotë e bëjnë në bregëdet, nesër de bëjnë diku tjetër.

  6. nardi says:

    400000 familje x 4 = 1.6 milion o trap nga dolen gjithe keta pronare ne bregdet???
    Ti bllokoj te gjitha edhe TY se shume po vjedhin!

  7. Zgalem says:

    Kete pyetje e bejne fshataret shqiptare , bizesmenet vendes dhe te huaj , si dhe kontrabandistet . Faktet tregojne , se nuk ka pergjigje te sakte , nga qe duhet , te gjendet nje deus machina , per te rregulluar devijimet e ligjit ,drejt “ Prona te i zoti i ligjshem “ .
    Ceshtja eshte te vete ligji . Sali Berisha urdheroi , me arrogance , te ndahej toka shteterore e ish fermave . Te ngjashme jane dhe pronat ushtarake dhe ato te NSHFP-ve . Ne kohen , qe ndodhi kjo katrahure , speciliste te ish fermave ngriten zerin se kjo nuk duhet te ndodhi . Ka shkruar shtypi i kohes dhe jane shkruar edhe libra , nga autore , qe e kane njohur problemin ne gjeneze . Mendimet e experteve dhe te vet ish Ministrit Kalakula nuk u moren , parasysgh nga Sali Berisha dhe ndihmessat e tij te afert , Aleksander Mexi e Co . Politikanet , qe nuk kane lidhje me deformimet e ligjit te tokes , jane shtetaret e sotem , me ne krye Edi Ramen . Toka e fermave shteterore , u nda per fryme , jo se ju dogj barku per punonjesit e ish fermave ,por per te krijuar rremujen e sotme,drejt pronarve imagjinare , sic u krijuan . Kjo ishte e vetmja menyre per te vjedhur dhe ja arriten qellimit , krijuan latifondistet e rinj , nje lloj sic ishin shtresave e bejlereve , qe krijoi Perandoria osmane .
    Andrime do te behen , nga Qeverria e sotme . Do te kete nje ligj toke te modifikuar . ceshtja eshte te jete nje ligj me afer realitetit te mundshem , duke synuar , qe te cpronesohen pronaret e stisur , duke krijuar nje fond toke modest , per ta perdorur shteti , per investime publike . Demi , qe ka krijuar Saliu , me administraten e tij , do ta shoqeroi Shqiiperine edhe per shume dekada .
    Zgalem – Mars 2018

    1. Bureto says:

      Kur një klasë politike, që pjell qeverisjet e vendit, shkel prej 20 vitesh me arogancë dhe vetë Kushtetutën e Republikës, nenet 41 dhe 183 të saj, ç’mund të pritet më?! Janë mbi 18 ligje e VKM të tjera të dala rreth problemit të pronave, të cilat në vend të zgjidhjes e kanë komplikuar qëllimisht kaq shumë këtë problem sa vetëm me shpatën e Damokleut mund të zgjidhet. A do jetë kjo shpatë Gjykata e Strasburgut?

  8. Ilo says:

    Edi Rama po sillet si pronar i Shqiperise per llogari te Zamir Manes ,Aleksander Frangajt,Vilma Nushit,Shefqet Kastratit,Ram gecit dhe Muharrem Gjokes ,po e keqja eshte se dhe opozita eshte kapur nga ky grup biznesmenesh ,epate kur ja permendi Rama Bashes keta emra dhe Basha e mbylli gojen menjehere ,dhe qeveria sebashku me opoziten e pjerdhur po vazhdojne te punojne per kete grup qe po kthehet ne kriminal pasi po zhduk sipermarrjen e vogel dhe te mesme duke zhdukur konkurrencen dhe duke perqendruar 90%te parase ne duart e tyreme ndihmen e qeverise prandaj kjo klase politike ka falimentuar dhe ky vend nuk ngjall me shprese per te jetuar dhe punuar vetem nje levizje popullore e zhduk kete klase politike

  9. mMERO DHE ZAGARET E TEMES KAZANI MEDIATIK says:

    legenat police fshatare te MEROS, ma bllokuat komentin, o zagare.

  10. alphade says:

    Ne se Reforma ne Drejtesi dhe Vettingu nuk ka fuqi ” Retroactive” ,
    atehere kjo qeveri dhe Reforma e Vettingu nuk i hyn asfare njeriu.
    Nese nuk investigohen dhe sekuestrihen grabitjet e plackitjet e
    pronave nga ana e bandes se Sali Berishes e pse jo edhe nga ana
    Ilir Metes e socialisteve te tipit A. Vangjelit e Co. atehere kot qe te
    flitet per Reforme e Vetting. S’eshte bere gje tjeter vecse nje vrime
    ne uje………!!!

  11. Bureto says:

    Kur një klasë politike, që pjell qeverisjet e vendit, shkel prej 20 vitesh me arogancë dhe vetë Kushtetutën e Republikës, nenet 41 dhe 183 të saj, ç’mund të pritet më?! Janë mbi 18 ligje e VKM të tjera të dala rreth problemit të pronave, të cilat në vend të zgjidhjes e kanë komplikuar qëllimisht kaq shumë këtë problem sa vetëm me shpatën e Damokleut mund të zgjidhet. A do jetë kjo shpatë Gjykata e Strasburgut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje