Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe njehere ngre shqetesimin per rrezikun qe i vjen rajonit te Ballkanit nga Lindja, nese do te vijoje te lihet pas dore nga ana e Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sërish për çeljen e negociatave me BE-në.
Në intervistën e titulluar “Paradoks që Shqipëra nuk është në BE”, Rama i bën thirrje Brukselit që të mos e shmangë Ballkanin, e gjë e cila sipas tij do rriste mundësinë e ndërhyrjes së palëve të treta.
“Nuk do ishte mirë që Bashkimi Europian ta linte Ballkanin si një zonë gri, ku mund të futen palët e treta,” shprehet Rama, duke nënkuptuar aty Rusinë.
“Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se ne jemi një vend i NATO-s, por është paradoks që nuk jemi në BE.
E kemi parë së fundmi në Malin e Zi, se çfarë mund të bëjë ndikimi rus. Një qeveri anti-NATO apo anti-BE është një mundësi reale”, deklaron Rama.
Sipas Ramës, Shqipëria i ka plotësuar tashmë të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian, përfshi këtu një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi.
“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të nisin negociatat, sepse ne kemi përmbushur detyrimet.
Më e rëndësishmja ishte reforma në drejtësi, zbatimi i së cilës ishte i vështirë.
Ne ndryshuam edhe Kushtetutën, diçka jo e zakonshme”, tha Rama.(TemA)
VAZHDO MIQESINE QE SE NDAN DOT TI ME ERDOGANIN,PROBLEMATIKUN E AMERIKES,BASHKIMIT EUROPIAN DHE POPULLIT TURK DHE DO TA VESH LARTE SHQIPERIUNE.
VAZHDO SE MIRE E KE.MERKELI TE BRAKTISI.
ADHURIMI