PROFIL: Ja kush është drejtori i SHÇBA-së që pritet të fusë në "sitë" policinë, emërimi sipas sugjerimeve të PAMECA dhe ICITAP

27 Mars 2018, 14:18Politika TEMA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, më në fund do të mund të ketë një drejtues të  denjë që vjen nga radhët e gjyqësorit.

Institucioni i rëndësishëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i është besuar 61 vjeçarit Agim Hysi i cili vjen nga një eksperiencë e gjatë në organet e drejtësisë.

Përpara se të komandohej si drejtor i Përgjithshëm, Hysi ka mbajtur edhe një sërë postesh të rëndësishme në institucionet shqiptare.

Më herët ai ka shërbyer si gjyqtar, ndërsa është shkarkuar nga KLD.

Gjithashtu një karrierë të gjatë ka edhe në fushën e avokatisë ku mund të theksojmë se ka qenë edhe kandidat i Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ky emrerim konsiderohet mjaft i frytshëm pasi vjen ne sinkron të plotë me sugjerimet e misioneve Icitap dhe Pameca.

Rekomandimet  lidhur me drejtimin e sherbimit me kapacitete jashtë policisë, pritet  të luajnë një rol të rëndësishëm  në funksion të rritjes dhe mbikqyerjes qytetare të Policisë së Shtetit.

Po cili është Agim Hysi që nga sot ka marrë  frerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat?

Më poshtë do të mund të lexoni një profil të tij:

“Agim Hysi  u lind më datë 8 Qershor 1957 në qytetin e Vlorës.

Është Diplomuar “JURIST” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës viti 1984-1988.

Gjuhët e huaja Anglisht-Me dëshmi dhe  Italisht- Me dëshmi.

Ka një karriere të gjatë në fushën e Drejtësisë dhe Avokatisë.

1980 – 1984  Kryesekretar gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Vlorë,

1988 – 1996  Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1996 – 1998   Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

1998 – 2002   Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1995  Anëtar i Shoqatës se Juristeve IBM me qendër në Londër.

1996 Anëtar i Konferencës Evropiane Mbi të drejtat e fëmijëve (Bruksel 1996 e vijim).

1996 Anëtar aktiv i shoqatës “Epoch Worldwide” me qendër në Londër.

1997-2002   Ekspert, anëtar i Komitetit të eksperteve të përzgjedhur për problemet e pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar, pranë Këshillit të Evropës Strasburg. Pjesëmarrje e rregullt në mbledhjet e këtij Komiteti që nga viti 1998.

2001  Kandidat i Republikës së Shqipërisë si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

2002  Kandidat i Republikës së Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Internacionale Kundër Krimeve të Njerëzimit, Hagë .

2004-2013 Anëtar i komisionit të provimit të avokatëve

2009   Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009.

2002 – 2011  Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

2011 – 2012 Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

2012 – 2013  Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë

2014 – 2017  Avokat Shteti – Drejtues i Zyrës së Përfaqësimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

2017 -2018  Zv. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

2018 – në vazhdim  Drejtor i përgjithshëm (i komanduar) i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

Ka një sër kualifikimesh,pjesmarrje në veprimtari studimore shkencore ,botime dhe studime.

Kualifikime:

1980 – 1981    Kurs një vjeçar i gjuhës angleze, pranë Fakultetit Histori Filologji Universiteti i Tiranës,

1993  Specializim pasuniversitar në fushën e të drejtës angleze pranë “London University”,

1998  Kualifikim për të drejtën penale pranë Magjistraturës italiane,

2009  Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009

2009  Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Nëntor 2009

Pjesmarrje ne veprimtari studimore :

1991-1993  Pjesmarrës e referues në seminare e veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit. Leksione pranë “London University” Londër.

Tetor 2015 Pjesëmarrje në seminarin e zhvilluar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës “Rihapja e procedurave në zbatim të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”

Qershor 2016  Pjesëmarrje në Mbledhje të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Shqipërinë”

Botime dhe studime:

1996  Temë në fushën e të drejtës familjare : “Konventa e Hagës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”. Përmbledhje e botuar në buletinin e shoqatës “Epoch Ëorld Ëide” Londër.

1998   E drejta Civile “Marrëdhëniet juridike të pronësisë”

1993 – 2000    Cikël leksionesh mbi të drejtën krahasuese, referuar pranë “London University” Londër.

2001 Monografi me temë: “Dënimi dhe Krimet e Rënda”, “Paralele midis kriminalitetit mesdhetar”.

2005  Botim: Të drejtat civile të Personave me Aftësi të kufizuara. (Bashkautor)

2009  Botim: Dënimi dhe mënyrat e tjera të cenimit të lirisë.

Prej datës 16.03.2018, është Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së (I Komanduar). (TemA)

14 komente në “PROFIL: Ja kush është drejtori i SHÇBA-së që pritet të fusë në “sitë” policinë, emërimi sipas sugjerimeve të PAMECA dhe ICITAP”

  1. Petrit Lule says:

    i komanduar

    ahahahhaha
    u ba ‘vetinu’?

    Rrrofte Partia!

    1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

      MOOOOOSSSSSSSS,nje suniti ,madje nga Vlora,i besohet ………..minstria e brendshme!?

  2. Dean says:

    O Tema po a e dini qe ky ka qene gjyqtar dhe eshte shkarkuar per korrupsion se bashku me kolegen e tij Mirela Mishgjoni ne vitin 2002 ne Gjykaten e Vlores…Para se te beje vetingun per pun.policise ky duhet te kaloje vete vetingun qe me.kriteret e vendosura nuk e kalon… Por duke qene se eshte miku i Xhafes vetingu quhet i kaluar….

  3. Lili says:

    Edhe ky pasta pasur teme te drejtat e pronesise’te drejtat e femijeve’te drejtat e personave me aftesi te kufizuat….obboooo pikat ku pikerisht shqiperia shkelqen per mosfunksionim.
    Cfare permiresimi na ka sjell aty?
    Apo vetem se njeh mire Vloren….edhe cka ndodh atje

  4. Tirona says:

    Ka studjuar per Juridik nga viti 1984 -1988 kur eshte diplomuar ??????????
    Ka punuar ne sektore te larta te organit te drejtesise para viteve 1984 ??????

  5. SS says:

    ALARM …………………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! HAJDUTET JANE NE KRYE TE VETINGUT AI KA QENE I AKUZUAR PER SHKELJE TE LIGJEVE ….!!!!!

    1. Hyseni says:

      Perpos bemave te tjera, Agim Hysi ishte mbledhesi i parave te shperndaresve te droges ne Itali. Nxitonte nga Bari deri lart, e kthim. Mblidhte e kthehej triumfalisht ne Vlore. Kuptoj se paska pas mbledhur edhe parate e vellait te ministrit dhe ky i fundit e paska ditur. Te kthefsha nderin.

  6. Alfred says:

    O Mero , c’eshte ojo “Epoch Eorldeide” more ? Po mesoji ata gazetare mo , se ajo shkruhet “EPOCH-Worldwide” dhe njerzit le ta lexojne si te duan (keshtu edhe do mesojne ) , po nuk shqiperohen emrat more njerez !!! Mesoni shqip njehere perpara se te mesoni gjuhet e huaja ! Faleminderit !

  7. BE Vezhgon says:

    Rrofsh o Edvin Rama se tani e kuptuam qe e ke me te vertete kete punen e “Vetingut”.
    Iken EDscobaret e Tahirit na solle Kolumbianet e Xhafajt.
    MJERE Shqiperia dhe militantat e saj komentues ne TEMA.

    Nga Vlora dhe jo hajdut? Cfare kemi zbuluar te re?

  8. Belshi says:

    Po shikoni se ajo PAMECA (qe na caktoka kete te korruptuar), eshte vete e krimbur me Xhihadist dhe spiune qe Zoti e di se me ke punojne.

  9. Kellira says:

    Drejtues i denjë por i shkarkuar nga KLD?!
    Mu m’duket si bythqim Vlore…

  10. vera says:

    qen bir qeni, hajdut eshte vene aty se eshte nga vlora nuk behet shqiperia kjo eshte per te ardhur keq, turp, turp, turp

  11. nardi says:

    biografine me te mire ia ben parakomentuesit, c’te shtoj???

  12. No says:

    Turp per Xhafen … dha, dha, e … e nxorri koken …
    Na jane te qarte te dy, turperohem nga fakti qe njoh Hysin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje