Vokshi i “ankohet” Ramës dhe Ruçit për ministrat e PS: Nuk na japin shpjegime për...

27 Mars 2018, 14:38Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Komunikimit Albana Vokshi i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku kërkon në emër të Grupit Parlamentar të Partisë​ Demokratike që të respektohet Kushtetuta, (pikërisht neni 7) për ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Partia Demokratike kërkon nga kryeministri dhe kreu i Kuvendit, që t’i jepet fund refuzimit të përsëritur nga ministrat e qeverisë, që të japin shpjegime dhe informacione për veprimtarinë e tyre, sa parashikon ligji.

Letra i është bërë e ditur edhe krerëve të grupeve Parlamentare si dhe tre selive kryesore diplomatike në vend: SHBA, BE, OSBE. (TemA)

2 komente në “Vokshi i “ankohet” Ramës dhe Ruçit për ministrat e PS: Nuk na japin shpjegime për…”

  1. Miri says:

    Mos ki fare merak , kete ta zgjidh OSBE-ja

  2. joel shkodra says:

    Po pse fjalen “ankohet” e keni futur ne thonjeza? A nuk eshte ankese e vertete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje