Ish ministri Haxhinasto kundër LSI-së për Rrugën e Kombit: E kanë edhe vendet e tjera

27 Mars 2018, 17:03Politika TEMA

Ish ministri Edmond Haxhinasto ka dalë jashtë linjës së partisë së tij lidhur me taksimin e Rrugës së Kombit.

Edhe pse kjo forcë politike bën thirrje për bojkot të taksë, Haxhinasto mendon se është e logjikshme të bëhet me pagesë pasi duhet mirëmbajtur.

“Unë patjetër që i qëndroj atyre qëndrimeve që kam pasur. Janë qëndrime të drejta, nuk po bëjmë ndonjë gjë të veçantë, e kanë dhe vendet e tjera”, është shprehur ai.

Ndërkohë, qëndrimi i Haxhinastos është shoqëruar  edhe me heqjen e disa përgjegjësive nga vetja ku nënvizon se si ministër në atë kohë, ai ka kërkuar pagesën më të ulët në rajon.(TemA)

1 komente në “Ish ministri Haxhinasto kundër LSI-së për Rrugën e Kombit: E kanë edhe vendet e tjera”

  1. shqip says:

    No paghi , no party . Bojkot thone lesh e listet . Po nqs nuk paguan nuk te hapet zbarra . Por …. Ka gjithmone nje Por . Te jete nje takse e perballueshme . Ama kompania qe merr persiper te menaxhoje autostraden , duhet ta mbaje ate ne kushte optimale . Nuk mund te behet rruga ne gjendje skandaloze si rruga Tirane – Durres . Eshte ku therret qameti . S’me kishin zene syte rruge te tille . Te gjitha makinat perdornin vetem korsine majtas . Po tek ne nuk ka shtet . Sepse te demtosh makinen ne ato rruge , duhet ti kerkosh shtetit demshperlim . Rruget duhet te kompletohen me te gjithe parametrat . Dhe eshte e vetmja mundesi per ti mirembajtur . Me pagese . Gjithe bota keshtu i ka . Me parate e mledhura asfaltohet e nderhyet ne rruge ( autostrade ) sa Here ka nevoje . Jo nje Here ne ” 5-6″ vjete . Kur ti teket qeverise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje