Drejtuesit e hipotekës treguan sot arsyen se perse është marrë vendimi për të pezulluar dhënien e dëshmive të pronësisë së tokave në bregdet, ku ka nisur edhe një kontroll. Në Velipojë një fëmijë 11 vjeç është bërë kryefamiljar me grua dhe dy fëmijë që të përfitonte tokë nga Ligji 7501. Rasti është zbuluar nga hipotekat dhe po hetohet.
Skemat e mashtrimit për të përfituar tokë, nuk kanë kursyer as përdorimin e fëmijëve. Në Velipojë është zbuluar një rast që po hetohet kur një fëmijë vetëm 11 vjeç, është bërë kryefamiljar me grua dhe dy fëmijë dhe ka përfituar tokë sipas ligjit 7501.
Rasti është denoncuar nga drejtuesit e zyrës së hipotekës, të cilët janë duke bërë verifikime të gjendjes së pronave të tokave në bregdet
“Njësia administrative vendore ka marrë plotësuar dhe ka konfirmuar aktin e marrjes së tokës në pronësi për një persona që ka qenë minoren në momentin e përfitimit të tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501. I njëjti minoren, pasi ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babit të tij ka përfituar edhe vetë si kryefamiljar. Ndërkohë që ka qenë vetëm 11 vjeç”, u shpreh Elion Selmanaj, drejtor i Përgjithshëm i ZRPP.
Top Channel mësoi se fëmijës vetëm 11 vjeç, në vitin 1992 i ishte nxjerrë certifikatë familjare dhe ai së bashku me tre anëtarë të familjes së tij merrte toke.
Ndërkohë që i njëjti fëmijë, ishte përfitues toke sipas ligjit 7501 si pjesëtar i familjes që sipas ligjit quhej familje bujqësore, por këtë herë me kryefamiljar babain e tij.
Ky rast është nën hetim ndërkohë dhe nuk bëhen të ditura emrat e përfituesve, por ato janë së bashku me shumë raste të tjera të zbuluara nga kontrolli në zyrat e hipotekës. Në disa raste sipas drejtuesve të hipotekës palë janë bërë edhe vetë gjykatat.
“Këto gjetje do t’i referohen edhe task forcës së ngritur pranë kryeministrit dhe në përfundim të një hetimi të thelluar administrativ do t’u përcillen edhe të gjitha organeve ligjzbatuese”, thotë Elion Selmanaj.
Shtimi në mënyrë fiktive i sipërfaqes së tokës nëpërmjet vendimeve gjyqësore, apo edhe skema klasike e ndryshimit të zërave kadastrale, janë mënyrat e tjera të grabitjes së tokave në bregdet. Raste të ngjashme janë verifikuar në Rrogozhinë dhe Kavajë, ndërsa qeveria vendosi të pezullojë efektet e ligjit për ndarjen e tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore. Një Task-Forcë është duke punuar për të verifikuar të gjithë tokën një kilometër e gjysmë nga vija bregdetare.
Femija me i pasur e jo vetem ne Shqiperi eshte
nje kopil me emrin Zaho.
Ne fillim hipoteka duhet te merret me perfituesit e tokave shteterore dhe me status te veçante mbrojtjeje siç eshte Rezervati Natyror i Velipojes.Ky rezervat eshte grabitur ne rreth 100 ha.Po te hidhni syte ne siperfaqet e grabitura do te shihni se ne to kane ndertuar pushtetare vendore e qendrore te cilet e kane shqyer kete Rezervat si hienat.E gjithe siperfaqja nga ish fazaneria deri ne Pulaj eshte grabitu,vijon tani ndertimi ne afersi te derdhjes se Bunes i nje resorti te madh ne te cilin vjet pame ti beje nje vizite edhe kryeministri.Ky resort po shkaterron me dhjetra ha te pjeses ranore dhe te pyllit ne afersi.Me tej rreth 60 ha nga vila qeveritare deri tek ish shtepija e oficereve eshte grabitur nga pushtetare vendore dhe gjoja ishpronare duke e shitur toen me çmime te kripura.Shikoni me vemendje se kush eshte aty,i gjithe kuadri i pushetit vendor dhe qendror dhe do habiteni.Me tej i gjithe brezi i pyllezuar i bregdetit deri ne vilu eshte shkaterruar dhe betonizuar.E gjithe siperfaqja prej 108 ha ne hyrje tek kthesa e plazhit majtas deri ne vilu e lene per ishpronaret eshte pervetesuar dhe shitur nga tre persona.Me tej ne Baks e gjithe pjesa ranore shteterore eshte marre me fallsifikime me ligjin 501 dhe rifallsifikuar perseri e kethyer ne troje duke e shitur 100000 euro nje dynum.Personat jane thjesht te identifikueshem mjafton te shihni si kullojne telyen nga veshtet dhe duken nga larg se mbajne varese te renda ari.Velipoja eshte baterdia qe pushtetaret dhe grabitesit i bene pasurise publike.
Ne fillim hipoteka duhet te merret me perfituesit e tokave shteterore dhe me status te veçante mbrojtjeje siç eshte Rezervati Natyror i Velipojes.Ky rezervat eshte grabitur ne rreth 100 ha.Po te hidhni syte ne siperfaqet e grabitura do te shihni se ne to kane ndertuar pushtetare vendore e qendrore te cilet e kane shqyer kete Rezervat si hienat.E gjithe siperfaqja nga ish fazaneria deri ne Pulaj eshte grabitur ,vijon tani ndertimi ne afersi te derdhjes se Bunes i nje resorti te madh ne te cilin vjet pame ti beje nje vizite edhe kryeministri.Ky resort po shkaterron me dhjetra ha te pjeses ranore dhe te pyllit ne afersi.Me tej rreth 60 ha nga vila qeveritare deri tek ish shtepija e oficereve eshte grabitur nga pushtetare vendore dhe gjoja ishpronare duke e shitur token me çmime te kripura.Shikoni me vemendje se kush eshte aty,i gjithe kuadri i pushetit vendor dhe qendror dhe do habiteni.Me tej i gjithe brezi i pyllezuar i bregdetit deri ne vilu eshte shkaterruar dhe betonizuar.E gjithe siperfaqja prej 108 ha ne hyrje tek kthesa e plazhit majtas deri ne vilu e lene per ishpronaret eshte pervetesuar dhe shitur nga tre persona.Me tej ne Baks e gjithe pjesa ranore shteterore eshte marre me fallsifikime me ligjin 501 dhe rifallsifikuar perseri e kethyer ne troje duke e shitur 100000 euro nje dynum.Personat jane thjesht te identifikueshem mjafton te shihni si kullojne telyen nga veshtet dhe duken nga larg se mbajne varese te renda ari.Velipoja eshte baterdia qe pushtetaret dhe grabitesit i bene pasurise publike.