Balla: Ja disa fakte e argumenta që e bëjnë shterpë debatin për mirëmbajtjen e "Durrës-Kukës", Berisha e firmosi....

27 Mars 2018, 20:18Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamnetar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me debatin e fundit për mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës, duke e quajtur atë një debat shterpë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla jep një sërë faktesh dhe argumetesh për domozdoshmërinë e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

E cila sipas tij edhe pse quhet autostradë, ajo nuk u përfundua kurrë, madje për përfundimin e plotë të saj do të duheshin rreth 200 milion Euro të tjera.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës:

Ndonëse rruga Durrës-Kukës quhet autostradë, në fakt ajo nuk u përfundua kurrë. Në segmentin e parë Milot-Rrëshen mbetet e pa realizuar njëri krah 25.6 km i rrugës.

Në segmentin e dytë prej 61 km mungojnë masa gjeoteknike mbrojtëse skarpatash dhe eleminimi i rrëshqitjeve. Në segmentin e tretë Kalimash-Morinë nuk janë përfunduar viaduktet dhe urat.

Vlerësohet se për përfundimin e plotë të rrugës do të duheshin rreth 200 milion Euro të tjera. Duke mos llogaritur këtu dëmin që rruga ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve të operimit ku është kryer vetëm mirëmbajtje rutinore.

Vlerësohet se kostoja e mirëmbajtjes rutinë, dimërore, tunelit, menaxhimit, operimit të rrugës, tunelit dhe tollit të arrijë në rreth 5.3 milion Euro në vit.

Si erdhi opsioni i koncesionit për Rrugën e Kombit:

Ish Kryeministri Sali Berisha miratoi me VKM Nr.874, datë 14/12/2011 “Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”.

Në datën 19/12/2011, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit publikoi ftesën për pjesëmarrje në procedurën parakualifikuese të koncesionit.

Në datën 02/04/2012, publikohet në APP njoftimi për rezultatet e fazës parakualifikuese ku marrin pjesë pesë kompani. Kjo përpjekje e Partisë Demokratike dështoi pasi nuk pati sukses faza e dytë në Prill 2013 ku nuk erdhi asgjë ofertë.

Në Dhjetor 2014 me urdhrin nr.336, datë 31.12.2014 të ish ministrit te Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto u miratua Studimi i Fizibilitetit.

Me urdhrin nr.337, datë 31.12.2014 të ish ministrit Haxhinasto u miratua fillimi i procedurave për dhënien me koncesion/PPP të ndertimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë.

Në 6 Dhjetor 2016 u nënshkrua kontrata nga ministri Sokol Dervishaj dhe koncesionari “Catalyst Viva Das General Contracting” LLC, “Salillari” shpk, “violiap Ateve”, “Bee Tech”, “Kastrati” sh.a..

Në 14 Dhjetor 2016 marrëveshja u miratua në qeveri. Kontrata e koncesionit është bërë efektive në 9 Shtator 2017.

7 komente në “Balla: Ja disa fakte e argumenta që e bëjnë shterpë debatin për mirëmbajtjen e “Durrës-Kukës”, Berisha e firmosi….”

  1. Erion B says:

    O Palla, ke shume te drejte, je autopolant i prishur , ose gojore e Rames.

  2. vaso says:

    Dhenia me koncesion e mirembajtjes se rruges,nuk kerkon medoemos takse per c’do kalim.Mund te gjenden leke nga ato qe paguajme deri tani,dhe nuk jane pak.
    Dhe sa per DOKTORIN,ate e shame njehere,nuk do merremi me ate dhe t’ju harrojme juve.

  3. Termet balla says:

    Sipas dokumentave tuaja I bie qe koncesionin e nisi PD dhe e bitisi PS. Debati tani behet per vleren e takses. Perse taksa te mos jete 1 €uro po 5 €uro? Sqaro dhe ok, po jo rrena se zotrote je person publik.

  4. Shqiptari says:

    Balla ka te drejt!!!
    Edhe Skenderbeu kishte vene taksa.Madje madje,edhe Faraonet kishin mendura per rrugen e kombit me takse.
    Keta,balla+rama+ ps vetem po zbatojn vullnetin e te parve.
    Ja tu jap edhe une nje sqarim historik.Edhe Çezari kishte menduar per rrugen e jugut fier-gjirokaster ta beje me takse.
    5€ kjo e kombi?!.7€ kjo e jugut.
    Edhe kjo rruga nga shqiponja der tek zogu i zi,goxha e madhe eshte…le qe ka 4+ krosi…ka dhe shume levizje…ku vene keta…ku eshte degjuar ne orar pune rruga te kete kaq shume levizje?!para 2 vjetesh u hudh asfalt i ri.Duhet mirembajtur!!!
    1€ kalimi e mos e çani fare trapin…se nuk ngrihet njeri.
    Kaq per sot!!!
    Neser do flasim per rrugen lezhe-shkoder.

  5. Johani says:

    Mos i jepni keto dokumente ismet beqirit te LDK-s dhe berat buzhales expres,sepse ata nuk e besojne se sali berisha e ka filluar dhe tenderuar disa here kete oferten e mirembajtjes qe nenkupton pagesen e rruges nga ata qe e perdorin,ne fund te fundit ata e kane thene vet se me me qejf shkojne ne serbi sesa ne shqiperi,bile dikur brohorisnin tita tita tita e kur ndokush ju thoshte EnverEnveri ata e thirrnin slloben dhe qanin para tij e do qajne edhe tash se pse Balla po i publikon vendimet e sali berishes.

  6. DRENICA E KUQE says:

    “Berisha e firmosi”, por ju duhet te jeni me te arsyeshem per popullin shqiptar sepse e thoni vetes Qeveri shqiptare!…
    Se pari, qreveria shqiptare (bashkangjitjuani ato “shqiptare” ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi etj.) eshte (jane) pa keshilltare profesioniste sepse “keshilltaret” e tyre jane vetem “mbulesa te trasha” te hajnise e korrupsionit zyrtar…
    Taksa qe eshte caktuar per hyrje daljet Shqiperi – Shqiperi (Kosove) eshte teper absurd dhe e pa pare askund ne bote, shume, shume e larte!…
    Per te qene e arsyeshme qeveria shqiptare dhe te gjithe, une, si qytetar i thjeshte i Shqiperise do propozoja qe taksa te jete, por shume me e arsyeshme, skajshmerisht me e arsyeshme sesa e ka dhene qeveria. Propozimi im publik eshte ky dhe besoj se do pajtoheshin te gjithe:
    Do ishte shume e arsyeshme nje pagese vjetore e takses per mirembajtjen e Rruges se Kombit, si me poshte:
    – Per motoret 5 Euro ne vit
    – Per automjetet 10 Euro ne vit
    – Per furgonet 20 Euro ne vit
    – Per autobuset dhe kamionetat 50 Euro ne vit
    – Per kamionet e mesem 100 Euro ne vit
    – Per kamionet e rende 200 Euro ne vit…
    Kjo, krahasuar me numrin e madh te mjeteve qarkulluese, do ishte menyra me e mire e pageses (menyra e pageses vjetore) qe do ishte e mjaftueshme per mirembajtjen e Rruges se Kombit…

    DRENICA E KUQE

  7. rrema says:

    njeri pa dinjitet,pa shtylle kurrizore.fare e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje