Ish-ushtaraku i lartë: Armatimet dhe ushtria jonë, edhe më e mirë se ajo e Jugosllavisë. Si ndërtuam dhjetra tunele, duke përdorur “kulakët”

28 Mars 2018, 09:17Politika TEMA

Pergatiti Artur Ajazi

Ushtaraku që për afro 37 vjet i ka shërbyer Ushtrisë Popullore, dhe Repartit të Xhenjios në Divizionin e Elbasanit, Hysen Kolonjari, ka rrëfyer për “TemA” disa prej ngjarjeve të viteve 1970-1984, vite në të cilat ai bashkë me 340 ushtarë dhe ish-komandantin Muntaz Ruçi dhe ish-komisarin e Brigadës Nexhmi Mezlenxhiu, nisën ndërtimin e tuneleve të Krastës, Labinotit, Xibrakës, Librazhdit, dhe deri në malet e Prrenjasit, apo deri ku shtrihej Divizioni tyre, duke rrezikuar shpesh jetë njerëzish.

Kurse sot, sipas tij, “ato janë kthyer në hale politike, nga të gjithë qeveritarët e ardhur pas 1992”.

Kapiten Hyseni, ku dhe kur ka nisur kariera juaj si ushtarak?

Unë kam dalë nga shkolla “Skënderbej” në vitin 1954, kam marrë pjesë në dy parada ushtarake, kam bërë roje tek KQPPSH dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore për afro 1 vit, dhe kam patur rastin të takoj këta burra shteti, Enver Hoxhën me gradën Gjeneral-Kolonel, Mehmet Shehun Gjeneral-Major, Beqir Ballukun Gjeneral-Major, Sadik Bekteshin Gjeneral-Brigade, dhe shumë personalitete të tjera, madje kam qenë vetëm 1 metër larg Nikita Hrushovit kur ai erdhi në Tiranë. Në vitin 1960 jam emëruar me gradën nëntoger, pastaj toger, dhe në vitin 1961 kam marrë gradën Kapiten i Parë, në Brigadën e Tankeve në Rrapi Treshit në Tiranë.

Gradën ma ka dhënë personalisht Muhamet Prodani. Kurse në vitin 1964 , jam pranuar komunist, anëtar PPSH, dhe jam emëruar shefi shtabit në Brigadën e Xhenjios në Elbasan. Pas tre vitesh heqja e gradave më gjeti atje mes xhenjierëve. Asokohe quhej Korpus, pastaj Grupim, dhe më vonë deri në vitin 1991, quhej Divizioni Elbasanit.

Ti përmenda ata burra, sepse ishin ata që drejtuan sipas meje, dhe jo sipas ndonjë tjetri, Ushtrinë Popullore, e ngritën dhe modernizuan atë pavarsisht sfidave të kohës, i dhanë emrin e mirë Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, nga ku dolën breza e breza të ushtarakëve që punuan me ndershmëri maksimale për të ngritur repartet e saj fushave dhe malave të vendit, duke nisur nga arma e këmbësorisë, e xhenjios, tankeve, artillerisë kundërajrore, ndërlidhjes, prapavijat, etj, etj.

Por gjithë kariera ime ushtarake ka patur maksimalisht kontributin dhe ulje-ngritjet e saj në armën e Xhenjios. Atje kemi punuar dhe kemi qenë në ballin e punimeve ushtarake, fortifikimeve në shkallë vendi pas urdhërit të Mehmet Shehut, pavarsisht se asokohe thuhej se “tek ne vinin djemtë e kulakëve dhe të deklasuarve”.

Por edhe ata ishin bij nënash, dhe kanë punuar me një përkushtim maksimal duke rrezikuar shpesh edhe jetën e tyre në ndërtimin e kupolave apo siç quhen ndryshe qendrave të zjarrit, duke punuar dhe ndërtuar në kushte të tmerrshme tunelet në faqet dhe majat e maleve, ato tunele ku më vonë u sistemuan aparaturat logjistike dhe krejt armatimi ynë modern i kohës.

Atje në ato tunele, u sistemuan mjetet e transportit, ku Elbasani si Divizion kishte mbi 5400 të tilla të lehta dhe të rënda, të gjitha në tako, të reja, të lyera me bojë dhe të pajisura me rezerva të konsiderueshme karburanti, me aparatura dhe pajisje logjistike ruse dhe kineze të mrekullueshme, më vonë edhe prodhim nordik e gjermanolindor, u instalua ndërlidhja e ushtrisë, u sistemuan baza materiale ushtrisë, nga gozhda deri tek predhat dhe tanket, nga uthulla dhe deri tek vaji ushqimor dhe produktet e tjera ushqimore, të cilat i siguronin reparteve tona në rast lufte një rezistencë afatgjatë .

Por në vitet e fundit, pavarsisht se unë sot jam në pension, konstatoj se ushtria është jo vetëm e shkatërruar, por ajo gjendet sot në pikën e hallit, ndjehet e turpëruar, e përdhosur dhe e përdorur nga çdo ministër inkompetent, injorant dhe i lidhur me afera të pista, nga çdo ministër që e ka mjelë ushtrinë për interesat e tij dhe shefit tij.

Pse thoni se ushtria u shkatërrua u turpërua, dhe u abuzua me ushtrinë?

Mjafton të pyes si ushtarak se, ku shkuan tanket e ushtrisë, të paktën në Elbasan ka patur mbi 250 tanke në gjendje pune dhe lufte, po në shkallë vendi sa ishin, ku shkuan mijëra e mijëra kallashnikovë, qindra tonelata me municione, qindra e mijëra automjete të tipeve të ndryshme me logjistikë moderne, kush i shiti, kush i vodhi, pse nuk është bërë asnjëherë inventari dhe hetimi tyre?

Ku shkuan avionët, ku shkuan helikopterët, topat, artileria e lehtë dhe e rëndë, kush i boshatisi tunelet e ushtrisë, kush e shkriu Bazën e Armatës në Elbasan dhe gjithë repartet në gjithë Shqipërinë, reparte të cilat nuk i kishte as Jugosllavia në atë gjendje, kush do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e miliona dollarëve dhe miliona eurove për 26 vjet rresht?

Të gjitha këto pyetje duan një përgjigje nga të gjithë ish-ministrat dhe ish-kryeministrat e këtij tranzicioni të urryer, të gjitha këto pyetje duan një përgjigje edhe nga kryeministri dhe ministri aktual i Mbrojtjes. Por sikur të mos mjaftonte ajo që vodhën dhe shitën në depo dhe magazinat e reparteve, por së fundi u janë sulur edhe tuneleve, një turp dhe një badërrdi e paparë për ushtrinë e çdo vendi në botë.

Tunelet sot, i ruan si të shenjta çdo shtet, sepse ato janë shpëtimtare në situata të tmerrshme lufte por dhe paqeje, ato janë sot nën ruajtjen e shtetit në vende me qeverisje të përgjegjshme si në Suedi, Norvegji, Francë, Gjermani, Rusi Kinë, apo edhe SHBA etj, dhe nuk guxon asnjë ti afrohet, dhe jo ti prekë dhe ti kthejë në burime për të përfituar milionat edhe prej tyre.

Tunelet e maleve tona duhej të ishin “Monumente të Shenjta” dhe të mbroheshin nga shteti, por cili shtet? Po ju tregoj diçka personale. Gjatë një vizite në 1984 në Suedi, për marrjen e një pajisje speciale për prodhimin e lëndëve plasëse, bashkë me një grup ushtarakësh të Uzinës së Municioneve të Mjeksit, ku në përbërje ishte edhe specialisti municioneve i ndjeri Orhan Bacollari, atje pamë me sytë tanë se si ruheshin me ligj tunelet e Luftës Dytë Botërore, dhe bashkë me ato edhe tunelet e kohës sotme.

Kurse tek ne i kthyen në moçale të rrezikshme për tokën, ujin, ajrin, njerëzit. Një turp që do ti mbetet në shekuj ushtrisë, dhe një njollë e zezë për silindo që ka qeverisur dje, dhe po qeveris edhe sot vendin.

Me çfarë kurajo do ti dalin përpara shqiptarëve, ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve këta qeveritarë në fushatë, çfarë do tu thonë për ushtrinë, do ti gënjejnë dhe do ti mashtrojnë, sepse ushtria ka 26 vjet që vetëm vidhet e vidhet, dhe asnjë nuk mendon se një ditë do të duan të futen në ato tunele për të shpëtuar jetën, por do të jetë vonë. Ndaj populli do ti zërë me gurë mashtruesit dhe hajdutët e pasurisë përbashkët, dhe mendoj se nuk do ti besojë më, lajkave dhe premtimeve të çakenjve të maviosur nga milionat e vjedhura.

(TemA)

35 komente në “Ish-ushtaraku i lartë: Armatimet dhe ushtria jonë, edhe më e mirë se ajo e Jugosllavisë. Si ndërtuam dhjetra tunele, duke përdorur “kulakët””

  1. Xha Braho says:

    Po pse merreni me te rrjedhur. Ky ka pjerdh. Kujtonte se bota ishte sa Elbasani. Koqe kandari krahasohet me ushtrite e tjera. Ushtri gavete ja cfare qe ajo qe kur dilte ne fushim fuhet te bente gati kazanin. Ushtarit i jepej buke ghate me vete ne front. Ne vetem duke na hedhur cokollata nga ajri do na pushtonin pa shkrepur nje kobure.

    1. Theatrical says:

      ushtria shqiptare nuk mund te matej me ate yugosllave per nga madhesia…gjithsesi ushtria shqiptare,te pakten nga vitet 50″ deri në 70″,ishte shume dinjioze,e disiplinuar,e super organizuar dhe me armatime te fundit,,
      pra nuk mendoj se mund te krahasohen ushtrite e dy shteteve si Shqiperia dhe Yugosllavia,pasi kjo e fundit kishte nje potencial te jashtezakonshem ushtarak,por Shqiperia nga ana tjeter ishte me teper se e afte per te mbrojtur territorin e saj nga çdo lloj sulmi te mundshem

      1. Harillaqi says:

        Ka edhe injorant dhe kafshe si komentuesi Xha Braho qe flasin nga bytha.Te hedhesh balte mbi ate ushtri qe u modernizua nga populli shqipetare,do te thot se kemi te bejme me njerez te semur psiqik.Ushtrija shqipetare ishte nderi i kombit,mburoja e kombit,ku nuk piptiu asnje armik te agresonte ndaj vendit ton.Ne ate kohe edhe zogu qe fluturonte ne ajer kontrollohej.Aq i sigurt ishe jeta e popullit shqipetar,qe jetoi ditet me te lumtura,pa frike,dhe i sigurt per jeten.Por qent nuk kane ç’te bejne dhe lehin dite e nate siç e kane zakon.Respekt per kete ushtark qe bene kete inervist.

    2. Bushi says:

      XHA BRAHO! Meriton fjalen dhe ofendimet me te renda per kete koment qe ke bere dhe per ate mendje te pjerdhur qe paske.Qenke armik i shqiperise dhe i shqipetareve,Nuk paske fare ndjenja atdhedashurie.Te gjithe kemi perjetuar ate kohe dhe flasin fjale me te mira,sepse ishte vertete nje ushtri moderne,me nje ushtri te pergatitur, dhe me disipline te larte.Ushstrija ne ate kohe po edhe sot ishte mburrja e popullit shqipetar.Megjithe ate ti ke mendjen tende,por ta dish se te gjithe te shajne se ti shane vendin tende.Pershendetje.

    3. Che Guevara says:

      Se pari nje pergjigje per kete gjysem te rrjedhurin kapiten qe i duket vetja se ka qene gjeneral i ziu!
      Fortifikimin e mbrojtjes se vendit nuk e ndertuan ushtaret e xhenjos qe ishin 100% ushtare qe nuk u besohej armatimi por vetem kazma e lopata!
      Ata kane bere pune hamalli,se ne objekte te rendesise se vecante nuk i linte njeri as t’i afroheshin!
      Se dyti,fortifikimin e vendit e planifikuan dhe e zbatuan mijra oficere,ushtare dhe puntore qe punonin ne fortifikim si specialistre!
      Fortifikimin e vendit e ndertuan mijra inxhinjere dhe puntore e specialiste te te gjitha ndermarrjeve te ndertimit qe 80-90% te volumit te punes se tyre e kishin per prodhimin e elementeve per objektet fortifikuese!
      Se treti,fortifikimin e vendit e ndertoi nje popull i tere qe i shkurtuan buken e gojes,qe M.Shehu te arrinte objektivin qe i kishin dhene padronet e tij armiq te Shqiperise per te rrenuar ekonomine duke shpenzuar mbi 70% te buxhetit te shtetit per fortifikimin qe M.Shehu te tregohej se ishte besnik i Enver Hoxhes kur ne fakt ishte armik i Shqiperise duke bere te mundur vendosjen e tallonit!
      Se fundi,te gjithe klikat sunduese ne Shqiperi gjate ketyre 28 vjeteve,sidomos Edi Rama,i kane trajtuar fortifikimet e mbrojtjes se vendit si objekte armiqesore,kur ne fakt ky injorant nuk e di dhe as e kupton se fortifikimi yne i mbrojtjes ka qene dhe eshte arritja me e madhe e shkences boterore te fortifikimit te nje vendi!
      Asnje shtet ne bote nuk e ka ndertuar nje fortifikim te tille,pervec depove te ndryshme dhe ndonje objekti te vecante!
      Fortifikimi i vendit e meriton te jete mburrja e nje populli tev tere se ai perbente edhe pjesen me te fuqishme te mbrojtjes se vendit!
      Persa i perket ca idioteve dhe armiqve te Shqiperise cqe hedhin balte mbi forcen reale te ushtrise popullore te kohes socialiste dua t’i them vetem kaq:
      -Fakti qe te gjitha fuqite e botes nuk tentuan te ndermarrin agresion kunder vendit tone,tregon se ata e njihnin forcen e mbrojthjes se Shqiperise!
      Jo Jugosllavia,por e gjithe NATO dhe Traktati i Varshaves te na sulmonte atehere do te linin kockat neper malet e Shqiperise!
      Tani mund te thoni cdo gje,por historia eshte mbyllUr me lavdi per ate ushtri te lavdishme qe nga tradhetia e Ramiz Alise u shkaterrua dhe u grabit e tera pa I FUTUR ARKES SE SHTETIT ASNJE QINDARKE!
      dISA IDIOTE QE NUK MARRIN VESH NGA aRTI uSHTARAK,NUK E DINE SE AGRESORI QE SULMOON NJE SHTET DUHET TE KETE NJE EPERSI NE FORCA ,ARMATIM DHE PRAPAVIJE MBI 3 HERE ME SHUME SE CSA AI QE MBROHET.
      pER ME TEWPER MBROJTJA E JONE TOTALISHT E FORTIFIKUAR,I GJITHE TERITRORI I VENDIT I PERGATITUR PER BLLOKIMIN DHE ASGJESIMIN E PARASHUTISTEVE PA U ULUR NE TOKE SI DHE TAKNET PA U FUTUR NE BRENDESI TE VENDIT ISHIN TE PA PRECEDENT ME CDO USHTRI NE BOTE!
      DHE MBI TE GJITHA,MBROJTJEN E VENDIT E BENIN TE PATHYESHME NJE POPULL I TERE, QE PER ATDHEUN ISHIN GATI TE JEPNIN EDHE JETEN NE CDO DREJTIM!
      Ndersaa ushtria jugosllave mund te kishte armatime me shume se ne,por nuk kishte njerezit te bashkuar me nje qellim!
      Dhe kete e vertetoi urrejtja qe treguan per njeri tjetrin serbet,kroatet,boshnjaket,kosovaret kunder njeri tjetrit gjate luftes per shkaterrimin e ish Jugosllavise!
      E pra nje ushtri me urrejrtje kaq te madhe brenda vetes edhe me pushke druri i ve perpara!
      Kaq e fuqishme ishte ushtria popullore sa padronet e Sali Berishes e urdheruan qe t’i lere oficeret pa pension per 3 vjet dhe me pas cdo vit nxirrte nga nje ligj qe ulte masen e pensionit deri sa shkoi aq sa e kane edhe pastruesit e ish komunales ne kohen e xhaxhit!

      Shembuj te tille qe ushtri te fuqishme deri me bomba atomike shpartallohen e dorezphen para nje populli qe lufton me cfurqe aq sa ta beje armi8kun pushtues te ike me breke neper kembe!
      LAVDI USHTRISE POPULLORE,MBROJTESE BESNIKE E SHQIPERISE,tani e tradhetuar deri ne palce!

    4. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Ushtria e shqiperise nuk ishte vetem ushtari ne repart por ishte cdo shtetas shqiptar i afte fizikisht dhe mentalisht ne moshe 17 deri 65 vjetesh.

      Kur CIA pyeti UDB-ne se sa e lehte eshte te rrezohej sistemi ne shqiperi UDB-ja u pergjigj se shqiperia nuk mund te pushtohej pasi cdo fshatar eshe edhe ushtar.

      Ishte llogaritur qe ne rast lufte cdo fshatar ne cdo cep te shqiperise te aktivizohej ne front per me pak se dy a tri ore. Kishte zbore ku sterviteshin ata, ishte me ligh qe cdo shqiptar i aft per luft do bente 9 dite ne vit stervitje ushtarake. Ekzistonte nje plan lufte qe ne rast se nevoitej te aktivizohej cdo shqiptar e kishte te qarte se cfare duhej te bente. Edhe qytetaret ishin te llogaritur per keto situata por nga shperndarja gjeografike dhe nga raporti i fshati me qytetin per nga popullsia theksi ishte tek fshataret qe sic duket UDB-ja e kishte mbajtur mire shenim se me cfare kishte te bente. 80% e popullsise jetonte ne fshat ne sistemin e enverit. Sali Berisha e ka ditur me se miri versionin e UDB-se per ushtrine dhe popullsine shqiptare. Kur i humbi zgjedhjet e para pluraliste ai tha qe ishte vote fshataresh komunist ajo qe nuk ju dha atij.

      Shqiperia kishte nje infrastrukture te perkryer komande, armatimi dhe shperndarje gjeografike te personelit ushtarak dhe armatimeve.

      Ndoshta dikush do na sulmonte me superforce por sa do e madhe qe ajo force te ishte rezistenca e mundshme ne shqiperi do te ishte nder me te lartat nga cdo vend tjeter ne bute.

      Dhe me kryesorja sic eshte provuar ne vjetnam, afganistan e irak fitoren ne lufte e vendos kembesoria dhe aftesia e luftes civile per te cilat ushtria shqiptare ishe e projektuar.

      Mbi te gjitha populli dhe ushtria e shqiperise kishin shpirt e solidaritet shpirteror me ate qe ne e quajme shqiperi.

    5. dolivici says:

      Bravo Tema qe keni gjetur nje idiot te rrjedhur e qe ju tregon injorancen e tij te peshtire!
      Me mire merrni ne interviste Ver Llapen qe te flase me mire se ky trap ish oficeri kazmaxhi qe mburret se paska bere roje tek KQPPSH dhe Ministria e Mbrojtjes dhe paska qene 1 meter larg Hrushovit!
      Me keto merita ky idiot funksional duhet shpallur HERO njelloj si Hamit Matjani apo Osman Gazepi!

  2. s.g. says:

    Sa për ushtrinë e Jugosllavisë ka qenë ushtria ma e përqarë dhe pa kurfar discipline ushtarake aty kanë dominu oficirat serbo-malazez kuadra pa kurfar për-gatitje vetëm të mbushur me shovenizëm këte e dëshmon lufta ajo do të kujtohet si ushtri që ka masakru ma së shumti civil kurse në përballje me forca sado pak të organizuara pati humbjet nga forcat e Janshes Tugjmanit Izetbegoviqit pra ata vetëm janë vet lavdru dhe rritë nga propagonda antishqiptare

    1. Spartaku says:

      Kur lexon shkrimin e ketij ushtaraku te nderuar,qe tregon per ushtrine tone,armatimin,fortifikimet,dhe qe i shkaterroi kryekrimineli Sali Berisha,te bjen dy pika loti.Ajo ushtri u ndertua me shume munde e djers nga populli shqipetar,per dekada,dhe Sali Berisha e prishi, e shkaterroi brenda nje viti.Ushtria u ngrit dhe u modernizua me te gjithe mjetet e nevoshme,si nje domosdoshmeri per mbrojtejen e vendit,gjithe poullit shqipetar.Te shkaterrosh ate pasuri te madhe eshte krim.Kriminelet Sali Berisha me ministrat e tij te mbrojtjes,kane pergjegjsin e madhe qe i vune kazmen dhe e shkaterruan perfundimisht,sa sot vendi yne eshte pa ushtri,si asnje vend i botes.Saliu,me kete veprim,plotesoi detyrat qe i ka dhene Beogradi dhe si agjent i tyre punoi me perkushtim ne shkaterrimin e ushtrise shqipetare.E zent gjynahu i popullit.

  3. Bardh Berisha says:

    Sa për ushtrinë e Jugosllavisë të them unë nga përvoja sepse isha ushtarë në Kroaci në ’91 dhe sherbeva 11 muaj deri sa na erdhi shansi të dezertojme, Ushtarët serb qani nga frika e forcave kroate edhe pse nga armatimi ishum shumë më të armatosur. Serbët janë barbar kundër civilëve (edhe kroatët thuaja të njëjtë janë kur kanë në dorë civilët e armikut), pra jam mese i bindur që ushtria e Shqipërisë e atyre viteve do e fitonte çdo betejë.
    Ushtria e Jugosllavisë kishte përçarje që në luftë janë fatale.

    1. X. says:

      ju po genjeni,se fjala eshte per ushtri jugosllave komplete shume e fuqishme.
      se nuk keni qen veyem ju e ushtri,por te gjithe shqiptaret,çka i kishte rezistue edhe ushtrive si te italis,se baba rusi i kishe furnizue .e arme serbet.
      pra ju nuk njefni kurgju ne ish jugosllavi.

  4. xha temeja says:

    JO te gjith jan si XHA braho , qe bredhin mas çokollatave , kur je nyl dhe nuk ke ber ushtri ose ke qen bari e mbaje delet e rrepartit ,kjo esht tjeter pun , por ne fushim ose ne llogore si duhet te ushqehet ushtria simas teoris tate o strategu çokollatave , me sanduiça ushtri moderne ku te vjen menca tualeti dhe dashnorja nga pas , nuk ka ksi gjerash ne ushtri XHAbraho mos u bej qesharak kto egzistojn vetem ne mendjen tende dhe te ndonje donkishoti , ne luft ha robi robin or çun , por per ju nuk ka egzistu kurr lufta por dhe mutin tend e ha kur je ne hall dhe me dur jo me gavet se me gavet esht lluks i madh , kur je njeri qe nuk mer vesh nga ushtria ler te tjeret qe njohin diçka te komentojn ne kte fush , mos u mer ti me kte pun , ti komento per hoxhen qe kap grat kur i shkojn per vizit ai esht domeni jot , mos fol per ushtrin kur nuk di nga lidhet gomari.

  5. UjkuTomorrit says:

    Ca palle, vertet Shqiperia arriti per here te pare ne historine e saj te kishte nje ushtri qe vertet meritonte nje emer te tille por kurresesi te ishte me e forte se ushtria jugosllave. Shteti Shqipetar as nuk kishte popullsine dhe fuqine puntore te jugosllavise, as nuk kishte fuqine e ekonomike dhe resurset e jugosllavise as nuk kishte sasi armatimi sa ushtria jugosllave dhe as nuk kishte armatim me cilesore se ushtria jugosllave. E vetmja gje ne te cilen ne do kishim avantazh ishte percarja e ushtrise jugosllave me kroatet , sllovenet dhe boshnjaket qe do i viheshin kundra serbve, atehere po, ne mund te fitonim por me nje jugosllavi te bashkuar shanset e ushtrise Shqipetare per te fituar kundra ushtrise jugosllave ishin nen 10%.

  6. UjkuTomorrit says:

    Ca palle, vertet Shqiperia arriti per here te pare ne historine e saj te kishte nje ushtri qe vertet meritonte nje emer te tille por kurresesi te ishte me e forte se ushtria jugosllave. Shteti Shqipetar as nuk kishte popullsine dhe fuqine puntore te jugosllavise, as nuk kishte fuqine e ekonomike dhe resurset e jugosllavise as nuk kishte sasi armatimi sa ushtria jugosllave dhe as nuk kishte armatim me cilesor se ushtria jugosllave. E vetmja gje ne te cilen ne do kishim avantazh ishte percarja e ushtrise jugosllave me kroatet , sllovenet dhe boshnjaket qe do i viheshin kundra serbve, atehere po, ne mund te fitonim por me nje jugosllavi te bashkuar shanset e ushtrise Shqipetare per te fituar kundra ushtrise jugosllave ishin nen 10%.

    1. beni says:

      Po thuaj troc,si te luftoje me mënyrën e gazetës me fasulee pilaf për ditë,na sëmuri islamiku Enver dhe pasojat jan te medha për të tër ata që bën ushtrinë në ket shtet??
      Ushtarët vidhnin patate nëpër arat se nuk kish buk 600gram buk në dit!!!¡

  7. "BOHOTINA" says:

    Xha Braho qe qenke dhe XHA. Nuk dua ta ndyj diten me ty idjot. Ku di gje ti dereziu. Brockullit e leh per ate qe te ushqen. Respekte per kapiten Hysniun qe i ka folur zemra, siç duhet ti flase nje burri, por edhe per Arturin qe e ka pergatitur. Ndonese Ish Jugosllavia ishte 256.000 km 2 dhe ne thuajse 10 here me siperfaqe me te vogel kemi qene njelloj ne numer tankesh, gryka zjarri. Nuk dua te permend gatishmerine qe vinim te dytety ne bote, e as per pergatitjen.

  8. Kuq e zi says:

    Fakti qendron
    Ajo djerse dhe ekonomi qe ishte hedhur per fortifikim sot u shkaterrua
    Nuk jam dakord qe kto palaco qe quajne veten politikane hapen cdo sekret mjafton te permendim bunkart
    Pa na thote kush nga perendimi pas luftes se ftohte tregoi sekretet,shkaterroi armatimin, hapi bazat sekrete?

  9. taraboshi says:

    Pa e lexu hiç vetem nga titulli po te them qe ti ja fut pordhes kot se don te thuash diçka se tunelet i kan bere ushtaret e reparteve te te gjithe ushtrise plus rep . Xhenjere pra ne tanke p.sh qe kam pare ùne qe kan qene ushtare me biografi te mire i kan bere vete tunelet e veta e çfare tunelesh te medhenj qe me u fute tanku .Po te kishe qene trim beshe kritika qe atehere e jo taxh qe nuk kane vlere e nuk te degjon kush se tipa si ti te kan ardhe hakut duķe te kritikuar ti se don partine dhe pse i kundervihesh partise etj .

  10. mikojani says:

    Ky i varfëri,nga ushtarë është veshur oficer,ushtarë truproje,dhe aq di si një ushtarë.Ky ushtari nuk din që ky armatim ishte i luftës së dytë botërore.Ato kallamishtet kineze,ishin të kopëjuera nga rusi të vitit 1942.Pas vitit 1992,këto kartonat e 1942,nuk ju prodhonte asnjë shtet në botë pjesë këmbimi,këto ishin trofe,ky ushtari sa ka iden e luftës,ky nuk e din që po nuk freskove atmatimin çdo 10 vjet,nuk ke ushtri për luftë ,por për pordhë

  11. Pellazgos says:

    Zoti shikon,prandaj jo me te pabese.
    Na ndihmoje Rusia,por te pabeset ne kujtuam me forcat e tona do mbijetonim.
    Po keshtu edhe me “sabotatoret” Kinez.
    Tani do shikojme me amerikanet qe kur u nda lindja me perendimin na lane ne balte perpara Greqise,se jemi fundi i kavallos.
    Ju kujtohet tallja e by……es me “Burrin e Shtetit” qe na futi ne Organizaten Islamike duke plotesuar nje “ender” te “Heroit” tone Epirote Kastriotis?

  12. Naim Frashëri says:

    O Xha Theme ,xha braho eshte nje Kelysh Kurve qe ja kan shkerdhy Nonen Ushtaret e UP dhe pa çokullata fare ,ndaj edhe perdor kete gjuhe

  13. Lumi qe u mori says:

    Ky eshte nga ata qe u rrit ne tunel, punoi neper tunele dhe vazhdon ne tunel. Ushtria jone dhe ajo jugosllave ishin ku e ku. Jugosllavet prodhonin aeroplane tip Galeb e Jastreb dhe raketa kunderajrore. Ne kishim kallashnikov, tanke te ndryshkura e ca avion qe hengren kushedi sa jete pilotesh. Kjo ushtri komandohej nga oficere barkpangopur e te veshur me rroba doku. Oficeret tane nuk kane pare lufte me sy. Dhe me 1997 kur duhej te mbronin repartet dhe armet per te cilan po mburren, ja mbathen ne shtepi. Ketij te gjori dhe te tjerve u ka ngel ne mendje parimi i partise: “Ne fitojme Jo kunder nje armiku po dhe kunder nje koalicioni armiqsh” dhe mendon se fitonim vertete. Akoma se kane kuptuar se tunelet me te cilat mburren ishin nje budallallek ushtarak e ekonomik per te friksur popullin e qe klika ne pushtet te qeveriste. Perralla pleqesh.

  14. Fjolla says:

    Ushtria e kohës në ish sistemin ka qenë ushtri e strukturuar dhe e sistemuar në nivel të tillë që i ka dhënë dinjitet qdo shqiptari,sot ushtria e kohës së re është në gjendje të tillë të mjerueshme që na turpëron si komb,në vend se të ishte tri herë më e fortë se ushtria e ish sistemit ajo në rrafshin ushtarak është totalisht inekzistente,kjo është kështu se Shqipërinë qe 27 e udhëheqin njerëz të prishur të lig e të shitur.

  15. Opinion. says:

    Ushtrin Shqiptare e Shkatrruan partit politike ne 26 vite te fundit,sidomos ps-ja famkeqe.
    Zme enver hoxhen per kohen shqiperia kishte nje ushtri te mire dhe forte,per numer banore kohen dhe km2 si shtet.
    tani nuk ka asgje.une fare nuk ka par nje investim te vogel ne ushtrin shqiptare,madje as nuk folet kurre per te.
    njerzite edhe i ikun sherbimit ushtarak,dhe ikun ne azil ne shtete evropiane
    Ku ka avancuar shtete te evropes per 26 vite.
    a shqiperia i shkatrroj edhe ato pak arme te mbetura.
    po te kishte ushtri te forte shqiperia ja ben vetet politiken ne ballkan,si israelit ne mesdhe,dhe usa-s ne bote.
    por serbia dhe greqia perfitojn rastin e nje shqiperie me zero ushtri,dhe qesin kanune e kushte deti e varreza dhe verio epirit si meny aettiti per greqin.
    pra shqiperin e shkatrruan fatos nano,rexhep meidani,ilir meta dhe tani edi rama.
    rama e ilir meta me pasuri te sheikve te katarit,me mercedes slk500,a zero investime ne ushtri.
    ilir meta e edi rama nuk meritojn as biçikleta te shkojne ne qeveri e presidence.

  16. ELIOT says:

    ha ha ha ;;na doli nje trim pa luftur asnjehere ;;;;nuk e di vleren e serbit apo kroatit ;;;POR E KAM BERE USHTRINE NE SHIPERI I PASHE TRIMAT OFICERA ..QE E KISHIN MENDJEN VETEM TE PININ .TE HANIN MISHNAT E USHTAREVE DHE TE BENIN MATRAPAZLLEQE …KISHA NJE KOMANDANT GRUPI QE I CONTE USHTARET NE LAC . BURREL DHE I BININ DJATHE RAKI . DHE U BENTE TAPE SA HERE ISHTE NE SHERBIM ISHTE NJE SHURRAMAN QE E MBANTE VETEN PER NDONJERI ..POR SKISHTE SERIOZITET ..ISHTE NEJ ABUZUES ..QE PER NJE LITER RAKI E SHISTE REPARTIN … DHE NJE HERE DHASHE ALARMIN .PASHE DICKA QE LEVIZTE ….ISHA USHTARE THIRRA OFICERAT DHE E PASH CFARE TRIMERIE KISHIN THIRREN NDAL MOS LEVIZ ….JU DRIDHTE ZERI .. JU DRIDHNIN DUART NGA FRIKA …ISHIM NE MES TE SHQIPERIS . DHE E BENE NE BREKE … U CUDITA ..MIRE NE USHTARET PO OFICERAT QE ISHIN PREGATITUR NE SHKOLLEN E BEGSAVE … … KISHIN 30 VJEC DHE JU DRIDHNIN DUART NGA FRIKA … DHE NUK KISHTE NJERI UNE PASHE NJE HIJE QE LEVIZTE ..POR ISHTE NJE GJETHE QE LEVIZTE NGA ERA …… DHE ME KETO TRIMA DO TE FITONIM LUFTEN HA HA HA HA HA HA … TRIMAT AMERIKANE ZBARKUAN NE NORMANDIE ..DUKE U SULMUAR NGA GJERMANET … NGA BRESHERITE E AUTOMATIKEVE ….. DHE NUK KISHIN FRIKE ..ISHIN VULLNETARE TE RINJ . DHE NGELEN TE VRARE 10 MIJE VETEM NJE DITE …NDERSA OFICERAT TONE E BEN NE BREK ..DHE NUK KISHTE NJERI DHASHE NJE ALARM KOT ..U FRIKESOVA UNE USHTARI POR JO BEGSAT TRIMA OFICERA …..DHE KY NA BEN SI TRIM ME USHTRINE TONE …. DHE ARMATIMET E LUFTES SE 1 BOTERORE ..BOTA KA ECUR SHOKU ME RROBA DOKU …

    1. Harillaqi says:

      ELIOT! Na çave bythen me kete komentin tend.Nuk je kerkund.Bera gabim qe lexova komentin tend prej idoti,prej budallai.

    2. shvejku says:

      O Eliot!
      Lere ate lloj komandanti,o zorraxhi,por shiko gruan,motren apo vajzen tende qe e vajis dhe e tapos shefi i saj ne mengjes dhe pas dite!
      Pa harruar qe ei kane marre ne pune me prove sic bente Ylli Pango!
      Apo ty nuk te behet vone mjafton te te bien leket ne shtepi dhe je i kenaqur?

  17. X. says:

    Franca varros kolonelin e vrar ne sulmin terroriste islamik.
    Presidenti Macron.islamizmi armike i perhershum i frances,evropes dhe botes.
    edhe ne shqiptaret ndajm te njejtin mendim,se ri-lindja e islamo-ottomanizmit ne shqiperi e kosove eshte rrezike i madhe per identitetin shqiptar dhe evropen.

  18. taraboshi says:

    Hiqe komentin e taraboshit ma ka shkru nje njeri i imi gabim pa e lexu fare . I kerkoj falje oficerit edhe ju si medja .

  19. Tironci says:

    Po ju tregoj nje ngjarje te vertete.
    Aty nga fundi i viteve 80 u arratisen ca shoket tane nga Tirona, dhe ne fillim te viteve 2000 une shkova ne Amerike dhe bera vizite tek njeri prej tyre.
    Ai me tregoi historine dhe nder te tjera me tregoi se kur u futen ne ish jugosllavi, i gjeten te gjithe ushtaret e postes jugosllave ne mes te dites ne gjume, qe do te thote se ata se canin trapin fare te benin roje.
    pra ku e canin bythen ne kohen e jugosllavise njerezit atje per lufte, ata e kane pase mendjen me bo jete , me bo qejf.
    p.s Ju lutem mos jepni emra se per ke bohet fjale, se nuk dua te dali identiteti i atyre dhe imi ketu.

  20. astriti says:

    Respekt per Kapiten Hysenin dhe sherbimin e ti, por ky i gjori flet dokrra. Keto fabula mund te ishin pak te besuara viteve 70 e sidomos tek ne kosovaret(lexo marksistat-lelinistat)Sa per fortifikimet nentokesore te armatres jugosllave ka mjaft informata kredible nga sherbimet e njohura. Ishin vet Amerikanet dhe Sovjetiket qe mahniteshin me sistemin e tyre. vetem nje shembull qe tani nuk eshte me sekret.
    Strehimi/aeroporti nentokesor i Zhelaves mes Bosnjes e Kroacis ishte nje gjigand i vertete. Filloi ne 1948 dhe perfundoi ne 1968 kushtoi mese $ Miliard me vlere te atehershme. Kishte 3,5 km gjatesi mbrenda, kishte 5 pista fluturimi me nga 2000 m gjatesi. Mund ti perballonte goditjes direkte te bombes atomike 10 kilotoneshe etj.

  21. Jak Boston says:

    Keta oficerat e komunizmit vetem ushtarake nuk jane se po te ishin:
    Se pari nuk do te kishin pranuar kurre qe komandant Enver Suma te ju hiqte gradat duke i shenderruar ne faturino treni apo si roje vreshtash. Dhe po keta ushtarake qene ata qe Sal Karaxhici ju a ndaloi mbajtjen e armatimit personal dhe keta ndenjen si pula dhe asnjeri nuk ia vuri ne koke Sales pisqollen dhe ti thoshte qe ik ti nga karrigia se une kete nuk e jap.
    Se dyti ne 1997 u fshehen si minjte perballe nje grupi rrugacesh qe terrorizuan vendin dhe popullaten dhe keta palo ushtaraket qe dhe ishin betuar per te mbrojtur vendin dhe popullin dhe kane nje jete qe hane qyl per ate gje dhe kur erdhi puna u fshehen para disa rrugaceve, qe skishin bere as zbor e jo me te kishin ndonje pregatitje ushtarake.
    Pale po kane dhe paturpesine qe te krahasohen me ushtrite e vendeve te tjera te cilat keta te tanet as nuk i numuronin per kundershtare.
    Si perfundim ushtaraket shqiptare jane asgje me shume se militante partiake me uniforme ushtarake, prandaj dhe kemi rene ne fund te gropes qe edhe vendet e Afrikes na e kalojne.

  22. Jak Boston says:

    Keta oficerat e komunizmit vetem ushtarake nuk jane se po te ishin:
    1- Nuk do te kishin pranuar kurre qe komandant Enver Suma te ju hiqte gradat duke i shenderruar ne faturino treni apo si roje vreshtash. Dhe po keta ushtarake qene ata qe Sal Karaxhici ju a ndaloi mbajtjen e armatimit personal dhe keta ndenjen si pula dhe asnjeri nuk ia vuri ne koke Sales pisqollen dhe ti thoshte qe ik ti nga karrigia se une kete nuk e jap.
    2- Ne vitin 1997 u fshehen si minjte perballe nje grupi rrugacesh qe terrorizuan vendin dhe popullaten dhe keta palo ushtaraket qe dhe ishin betuar per te mbrojtur vendin dhe popullin dhe kane nje jete qe hane qyl per ate gje dhe kur erdhi puna u fshehen para disa rrugaceve, qe skishin bere as zbor e jo me te kishin ndonje pregatitje ushtarake.
    Pale po kane dhe paturpesine qe te krahasohen me ushtrite e vendeve te tjera te cilat keta te tanet as nuk i numuronin per kundershtare.
    Si perfundim ushtaraket shqiptare jane asgje me shume se militante partiake me uniforme ushtarake, prandaj dhe kemi rene ne fund te gropes qe edhe vendet e Afrikes na e kalojne.

  23. xha braho says:

    ME vjen shum keq , qe shum komentus ktu me shum çfryn inatin me sistemin e shkuar se sa flasin per realitetin e ish ushtris SHQIPTARE te kohes se PPSHse , sa per dieni te te gjith komentusve ushtria SHQIPTARE ishte ushtria me e orgaizuar dhe ushtria qe zinte vendin e par ne bot per gadishmerin e shpejt luftarake dhe ndiqej nga veni dyt ne at koh izraeli , gadishmeria jon luftarake ishte 2 or qe ushtria organizuar dhe trupat rezerviste zinin vendet e tyre ne pozicionet eluftimit , per kte ishin dhen prova , sa per armatimin duhet te mbusheni me mend o komentus qe armatimi i ushtris shqiptare panvarsisht numrit te popullsis ishte menduar qe forca zjarrit mos te ishte nen ate te ushtris jugosllave , forcat toksore SHQIPTARE kishin ne dispozicion 1500 tanke t54r me kilometrazh 500ose 1000 kilometer te gjith te rinj fabrike farmaci fare brenda , i behej sherbim dy herne vit dhe mirmbaheshin çdo jav nga ushtaret e brigatave te tankeve , 1500 tanke kishte dhe ushtria jugosllave e asaj kohe , ne kishim 1200 autoblinda me zinxhir per transport trupash me kilometrazh 0 ro , 200 tanke minakerkuse me zinxhir me kilometrazh 0 ro ,kishim diagaç per prapavijen per ndimen e shpejt me kilometrazh 0 ro ,kishim 1300 katjushka te kalibrave te ndryshem me 16 gryka dhe 32 gryka topat fushor varionin nga ata 75 milimetra deri tek obuzet 250 milimetra , baza levizjes motorike per levizjen e trupave popullates ne rast agresioni dhe rezervisteve ne shkall vendi ishin mbi 10 mij te ter ne tako ziza kinez dhe zila kta vetem mirmbaheshin me kilometrazh 0 ro , sa per pushket kallashet pistoletat dhe mitrolozet e leh i prodhonte poliçani dhe mjeksi , kishim dy uzina prodhimi armesh dhe ku prodhoheshin te tera llojet e municionece , gadishmeria luftarake e ushtris ton ne at koh zinte vendin par ne bot ku behej gati per 2 or per luftim ,kishim400 mij trupa te gaçem per xhdo moment qe flinin ne gazerm pra ushtar te rregullt siç i thoshin gavete ,rreparte zbulimi , rreparte kiimistesh , nje flot ajrore te frikeshme shikoni paraden e 74tres ne jutube po te doni, me 180 anvjon mig bonbardus ku 30 perqind e ktyre ishin mik 21 supersonik me te shpejtet per atkoh , 180 helikopter te rend per transport trupash te rinj fare, rrakta tok tok dhe tok ajer , kishim ne dispozicion ne floten detare 4 nendetse kur greku dhe jugosllavi nuk kishin fare as nje cop, ishin 100 cop katra sileruse te reja akull , dragamina dhe anije te ndryshme luftarake ,me ndertimin e qendrave te zjarrit ishim vend me i fortifikuar ne bot, per teritorin qe kishim ,mos haroni se per desantet te tera hardhit e rrushit ishin ber me kunja hekuri me maj plus te tera ndermarjet e ndertimit ne vend ne rast ufte ktheheshin ne uzina xhenjere ne sherbim te luftes , kishim ushti per te qen vertet krenar ,ushtaret e gazermes vishnin dy pal uniforma dimi dhe vere , te dimrit ishin te trasha vishnin benevrek te gjata ne dimer dhe brek te shkurtra dhe bluza me meng te shkurtra per ver, uniforma ne ver ishte doku e holl ,kepuc kambale ushqimi qe nuk mungoj kurr sikur nje vakt te vetem 40 vjet , ne asnje rrepert ,ushqimi kishte norm ,ne mengjes fasule se ushtaret lodheshin dhe benin punra te ndryshme ,ne drek gjell me mish nje dit shoqerohej me makarona nje dit me pilaf , ne dark buk sup çaj kur ishte periudh punimes hynte ne forc norma dy shtohej djath e diçka tjeter,dush i detyrushem nje her ne jav dhe ndrrim çarçafesh dhe te brençmesh ,o njerez mos shani kot duhet te ndiheni krenar per kohen e baballarve tuaj panvarsisht sistemit ushtria ruante sovranitetin e vendit te paprekur , ne at koh kishte dy kampe dhe lufta rrinte ngref nga minuta ne minut , ky zotria ka te drejt per tynelet se esht ber pun kolosale kemi derdhur djers kush nuk e ka haberin si ka qen ushtria mos flasi me imagjinat po te shikoj vidjot e asaj kohe , gjeni vend tjeter per te poshteruar veten jo aty ku se kemi merituar.kur kaloj flota 6 amerikane afer ujrave tona detare e shoqeronin ate paralel tre skuadrilie avionesh bombardus 46 avjon gjat ter rruges kater nendece dhe flota detare deri sa u larguan dhe i kerkuan mosprekjen e ujrave tona ne rast prekje fillonte direk lufta pilotet tan te asaj kohe kishin firmosur te ter qe do shkonin dhe ne rast agresioni nuk ktheheshin mbrapsh ,kta ishin heronjt tan kjo ishte mbrojtia jon ,kishte çeço biçak ne at koh o njerez.nuk ishte saliu luli e bujari ishin te tjer burra.

  24. shvejku says:

    O Astrit!
    Po varret masive me nga 2000 kosovare te vrare a i ke pare ne ish Jugosllavi?
    Po tunelet gjigande ku jane strehuar mijra kosovare te zhdukur e qe akoma nuk i gjeni dot,a nuk ishin mrekulli e ish Jugosllavise qe ju e doni edhe sot si spiune te UDB-se qe ishit me shumice?
    Po tunelet madheshtore me 10 pista fluturimi nga 3 mije metra te gjate ku perdhunoheshin femrat kosovare me urdher te titisteve per t’ju nderruar rracen pse nuk i permend?
    Ja keto kane qene mrekullia e titizmit per ju kosovaret,ndersa ushtria e Shqiperise nuk ishte gje para ketyre mrekullive!
    Hallall t’i keni!
    Prandaj na urreni ne shqiptareve ju kosovaret se jeni rrace sllave,qe vetem flisni nje shqipe qe te vjen per te vjelle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール 女性 用

    YourDoll JP 本物のダッチワイフで本物の愛情を発見した男達

    Përgjigjjuni
    1. 1
      150cm ラブドール

      リアルラブドール 本物の女性の猫の肛門を持つ巨大なお尻のセックス人形あなたが最高を信じるために見る必要がある10の日本のセックス人形通常よりも小さくて小さいセックス人形セックス人形ヘアピースケアのための究極のマニュアル2021

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje