Taksa për “Rrugën e Kombit” ka shkaktuar shumë debate në publik.
Komentues të shumtë i kanë shkruajtur Ramës për këtë çështje edhe në FB, dhe ai iu ka kthyer përgjigje disa prej tyre.
Komentuesi: O z.kryeminister, ty a të duken pak 5€ për një vajtje në Kukës, kur populli e ka paguar njëherë atë rrugë bre, bile dhe shumë shtrejtë
Rama: Së pari njëherë varet se kujt i thua ti popull, sepse për shembull kompania ka detyrimin t’i japë mbi 100 mijë euro Bashkisë së Kukësit për linjat e autobusëve, kamionët e me radhë dhe së dyti brenda 6 muajve ka detyrimin të dakordësojë me shtetin për të nxjerrë karta me afate të ndryshme e me çmime të ndryshme, për ata që udhëtojnë më shpesh…
Me durim do shkojë gjithçka në vendin e vet, po ama rruga do jetë më në fund siç duhet, e do mirëmbahet në çdo stinë ashtu siç duhet, bie bore s’bie borë, do jetë e pastër dhe e sigurtë!”. (TemA)
mos e bofsh piken e hajrit
Jepi Edi se i more votat. Po zgjedhjet vine prap.
A o pallosh !
Je bo si Enveri, ke fillu ti te na tregosh kush eshte populli..
Ishe me mire kur kishe “keshilltar” taksistet