Opozita heshtje për zbatimin e vettingut, Manja: Vreri mbeti në gojën e Bashës dhe Berishës, ngjallin panik për bllokimin e drejtësisë

28 Mars 2018, 13:57Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar heshtjen e opoztës lidhur me zbatimin e ligjit të Vettingut duke marrë si shembull shkarkimin e gjqyarit Fatos Lulo.

Në një deklaratë për media, Manja thotë se opozitarët Basha dhe Berisha ngjallin panik për bllokimin e drejtësisë

 Heshtja filloi të hënë në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku opozita jo vetëm që nuk e përshëndeti fillimin e punës dhe vendimin e parë të KPK por me shumë mllef politik e anatemoi zbatimin e reformës në drejtësi në përpjekjen e dështuar të radhës duke ngjallur panik për bllokimin e instituciomneve të drejtësisë. 

Vreri i opozitës mbeti në gojën e mbyllur të Bashës dhe Berishës të cilët në vend që të përshëndesin punën zgjodhën heshtjen prej varri apo me keq Berisha nxitoi të bëjë avokatin e palës që humbi në një proces të rregullt,” tha Manja. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje