VIDEO/ Grida Duma moral kolegëve në Kuvend: Alarmohuni për plakjen, nuk jemi në këto karrige që të lutemi për pensionistët

29 Mars 2018, 10:25Politika TEMA

Grida Duma ka alarmuar kolegët në Kuvend pasi sipas saj plakja po prek globin.

Deputetja demokrate thotë se nuk është ulur në Kuvend që të lutet për pensionistët të cilët duan të emigrojnë por duhet që të luftojë plakjen siç po bëjnë vendet e zhvilluara.

Duma tregon edhe skemën ekonomike shqiptare ku tregon problemet e pensionitsëve të cilët thotë se i ka takuar dhe i kanë treguar shqetësimet e tyre.

Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, theksoi Duma.

Sot në Kuvend po diskutohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për mbrojtjen shoqërore” (TemA)

2 komente në “VIDEO/ Grida Duma moral kolegëve në Kuvend: Alarmohuni për plakjen, nuk jemi në këto karrige që të lutemi për pensionistët”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje