Me sa duket te gjithe perfaqesuesit e zgjedhur per te qeverisur si ne pushtetin qendror ashtu dhe ate vendor ne Shqiperi do te jene me vote te deleguar
Kryetarët e bashkive, sipas nje ideje te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të ishin mirë sikur të zgjidheshin nga Këshillat Bashkiakë dhe jo më drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve.
Kete variant edhe pse jo si dokument zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka dërguar dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashit dhe Blendi Çuçit, përfaqësuesve të Shoqërisë civile dhe vëzhguesve të OSBE-ODIHRit, ambasadave të SHBA-së dhe BE-së. Reforma Zgjedhore, sipas KQZ-së, duhet të shikojë si mundësi ndryshimin të sistemit zgjedhor aktual në zgjedhjet lokale, duke e bërë atë një sistem proporcional vendor.
Pra, nëse kjo ide do të merret në konsideratë nga forcat politike, do të thotë që sërish qytetarët të mos votojnë drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë që mendojnë se i përfaqëson, por të votojnë vetëm për siglat e partive politike.
Pra, do të jetë një fletë votimi vetëm me siglat e partive politike shkruan “Panorama”. E njëjta formulë që zbatohet sot për zgjedhjen e deputetëve të parlamentit. Në materialin prej 13 faqesh, që i është dërguar Kuvendit, theksohet se:
“Të harmonizojë sistemin e zgjedhjeve parlamentare me ato vendore. Shkaqet që çuan ligjvënësin drejt vendimit për sistemin proporcional në zgjedhjet e përgjithshme janë po aq të vlefshme edhe për zgjedhjet vendore.
Një sistem zgjedhor proporcional vendor do përforconte efektin dhe do i plotësonte më shpejt objektivat politikoligjore të sistemit zgjedhor të ri”. Po ashtu, kjo justifikohet me faktin se ka më pak kosto për buxhetin e shtetit, pasi do të votohet vetëm me një vlerë votimi si dhe do të ketë më shumë femra në Këshillat Bashkiakë.
Zgjedhja e kryetarit te Bashkise
Zgjedhja e kryetarit të Bashkisë sipas kesaj ideje fillestare do të behët nga këshilltarët bashkiakë. Roli i tyre, sipas rekomandimit, duhet të ngrihet në nivel “parlamentarësh”, ndërsa kryetari i bashkisë do të jetë në rolin e “ekzekutivit”. Në këtë mënyrë, sipas KQZ-së, do të shmangen krizat dhe ngërçet, në të njëjtën kohë këshillat bashkiakë do të mund të votëbesojnë ose shkarkojnë kryebashkiakët, që nuk kryejnë detyrën.
“Të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar – Këshill Bashkiak, i cili jo në pak raste është bërë burim konfliktualiteti ose krizash qeverisjeje në nivel lokal.
Demokracia vendore në Shqipëri dukshëm ndien sot nevojën për rritjen e përgjegjësive dhe rolit të këshillave, shndërrimit të tyre në “parlamente” të mirëfillta vendore, si dhe shndërrimin e kryetarëve në ‘ekzekutivë” të mirëfilltë, i cili votëbesohet dhe eventualisht humb votëbesimin e Këshillit.
Kjo është një zgjidhje adekuate për të rritur llogaridhënien e ekzekutivit lokal”, thekson rekomandimi i KQZ-së.
Pse jo direkt nga Njishi,do shkojme me shpejt e do kursejme
Deputetet I kane me lista presidentin e zgjedhin plepat me vota Tani duan edhe kryetaret me lista dhe Bej shurren baces pastaj.
Un them tja lejm pleqve te lagjes kur luajn domino ke lulishtja.
Po ne themi te zgjedhim dhe presidentin nga populli, keta kerkojne te na kthejne mbrapa; ne kerkojme me shume demokraci, keta kerkojne me shume autokraci. Morj jane ne vete apo kane shkalluar keta njerez?!