Zbulohet skema: Ja si u helmuan spiuni rus dhe e bija

29 Mars 2018, 13:32Bota TEMA

Kontakti me agjentin nervor që helmoi ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, është bërë përmes prekjes së derës së shtëpisë së tij në Salisbury. Substanca toksike është gjetur në sasi të madhe në derën kryesore.

Lajmin e bën të ditur BBC, e cila citon burime pranë Scotland Yard-it. Kjo hedh poshtë hipotezat se lënda toksike ndodhej në valixhen që kishte me vete Yulia në udhëtimin nga Moska në Londër apo në sistemin e ventilimit të makinës me të cilën ata udhëtuan pak para helmimit.

Nuk dihet ende në çfarë gjendjeje ishte substanca toksike në derën e Skripalit, por burimet bëjnë të ditur se në terren po punojnë 250 agjentë. Ata thonë se rreziku për banorët e lagjes konsiderohet i ulët.

Sergei dhe Yulia Skripal, 66 dhe 33 vjeç, u ndien keq pak orë pasi dolën nga shtëpia për të drekuar. Ata u rrëzuan njëherësh në një park në zonën komerciale të qytetit. Të dy vijojnë të jenë në spital në gjendje kritike, por të stabilizuar.

Kjo ngjarje tronditi diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare. Britania, SHBA-të dhe 16 vende të BE-së vendosën të dëbojnë diplomatët rusë.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

2 komente në “Zbulohet skema: Ja si u helmuan spiuni rus dhe e bija”

  1. kasem gahinji says:

    nje oficer madhor i zbulimit rus,qe kerkon poi eshte dhene strehim,pa ruajtje ,apo te pakten vezhgim ne shtepi?dhe ka shkuar dikus ti sperkate deren me gaz nervin?dhe keta kane prekur deren dhe janeinfektuar nga gazi,qe kushedi sa kohe perpaa eshte hedhur?keto jane perralla me mbret.eshte gaz dhe jo lende e lengeshme.gazi perhapet,pra duhet te ishin infektuar edhe te tjere.pastaj dalin xhiro dhe e park rrezohen per toke.hetim per te ngritur ne zhurme .po pyesni njehere mos ka kaluar ndonje avion dhe ka sperkatur me gaznervin duke e drejtuar me precizion dhe koncentrim telarte mbi deren e shtepise?ose eshte veper e vete englezeve.une nuk jam fillorus,por keto shashka jane te dyshimta,jo bindese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje