Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se ky veprim vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis vendeve.
| Deklaratë e Zëdhënësit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë |
Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar. (TemA)