Nga Bernard Guetta
Është data zyrtare, një takim historik. Në 29 mars 2019, pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të ketë lënë Bashkimin Evropian. Por kjo ndarje nuk është dukur kurrë kaq absurde, sa këtë javë.
Bëjmë një krahasim mes reagimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ndaj mënyrës me të cilën Vladimir Putini lejoi shërbimet e tij të fshehta, që të përdornin një armë kimike në përpjekjen për të vrarë një ish agjent të fshehtë, në një qytezë të vogël të Mbretërisë së Bashkuar.
Edhe pse krimi ishte kryer prej disa ditësh, Donald Trumpi i telefonoi Putinit të nesërmen e rizgjedhjes së tij, pa e përmendur fare këtë ngjarje, a thua nuk kish të bënte me presidentin rus, sikur të mos mjaftonte që i uroi sukses në mandatin e tij të ardhshëm.
Aleancë në plan të dytë
Pavarësisht rekomandimeve të bashkëpunëtorëve dhe diplomatëve amerikanë, Trumpi përgëzoi Putinin për fitoren, sikur të donte të rizgjonte ëndrrën e një mirëkuptimi ruso-amerikan, në dëm të Kinës dhe Evropës.
Theresa May u injorua dukshëm, nga presidenti i një vendi, aleat parësor i të cilit është pikërisht Mbretëria e Bashkuar. Çfarë bëri Bashkimi Evropian?
Gjatë samitit të fundit që iu dedikua kryesisht Brexit-it, presidenti francez dhe kancelarja gjermane vendosën të dëbojnë disa diplomatë rusë, për të shprehur solidaritetin e tyre me Londrën, duke u kërkuar vendeve të tjerë të BE të bënin të njëjtën gjë, duke nisur në këtë mënyrë një reagim ndërkombëtar në një shkallë që nuk ishte parë kurrë, ndaj një çështjeje të tillë, si dhe duke i imponuar Donald Trumpit një ndryshim drejtimi, sepse në këtë pikë Uashingtoni nuk kishte zgjedhje tjetër, përveçse të bëhej pjesë e kësaj lëvizjeje.
Pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të lërë Bashkimin Evropian, por tani kemi pasur konfirmimin se Londra nuk ka aleatë të tjerë, tek të cilët të besojë në rast vështirësie. Ky nuk është mësimi i vetëm për t’u nxjerrë nga këto ditë.
Mësimi i dytë, në fakt, është se përkundër të gjithë parashikimeve, ai që deri dje e quanim “perëndim”, është rikompaktësuar, për t’i kujtuar Putinit që nuk mund të kalojë çdo limit, pa u ndëshkuar. Mësimi i tretë është se fronti perëndimor është zgjeruar dukshëm që nga fundi i luftës së ftohtë, dhe tani përfshin ish vendet komuniste, që janë bërë pjesë e BE, si Hungaria dhe vende të tjerë, si Ukraina, Moldavia dhe Mali i Zi.
Mësimi i katërt është se në këtë krizë, Unioni ka marrë kontrollin e Aleancës Atlantike, duke u imponuar për herë të parë si aktor me peshë, në skenën ndërkombëtare.
France Inter – Bota.al
Aleati më i mirë i Londrës dhe katër mësime, që Perëndimi i nxorri në këto ditë të trazuara
Britanisë qaj hallin ti..palaço .
Britania bëri që ju të dëbonit diplomatë rusë pa u shtyrë shumë.
Ajo është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe si e tillë ka ndikim në Këshill dhe në shumë shtete të botës.
Ajo është anëtare e NATO-s, dhe një sulm ndaj një shteti të NATO-s (qoftë edhe I kësaj natyre kur vuri në rrezik jetën e qindrave shtetësve britanikë) provokon angazhimin e gjithë sheteve anëtare të saj.
Ajo është një nga të paktat shetet më të fuqishme ushtarakisht në Evropë që mund ti dalë përballë Rusisë e duke marë parasysh që shumica e shteteve evropiane nuk kanë aq fuqi sa ‘ klubi I gjuetarëve të Moskës’ po e zëmë.
Ajo është koka e Commonwealthit që Ka anëtarë 53 shtete të botës ( nga më të voglat e deri të mëdhaja)
e ka ndikim në to.
Londra është qendër financiare botërore ku rusët në veçanti kanë investuar me qindra miliarda euro e po ashtu investime në pasuri të paluajtshme etj etj.
Shumë nga këto zotërohen nga aleatët dhe mbështetësit e pushtetit të sotëm të Moskës (si p.sh Abramoviç) dhe janë para të pisëta, që Britania me mbështetjen e organizatave botërore mund ti nxjeri hapur e ti ngrijë deri në konfiskim.