Basha pas takimit me Kryemadhin: Rama të tërheqë policinë nga Kukësi dhe të pezullojë taksën 5 euro

31 Mars 2018, 20:40Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim basha pasi ka zhvilluar një takim e aleatët ka dalë në një konferencë për shtyp duke kërkuar publikisht heqjen e tarifës për Rrugën e Kombit si edhe mbështetjen për protestuesit në Kukës.

Dënojmë dhunën barbare kundër protestuesve.

Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin.

Të pezullohet menjëherë zbatimi i tarifës për Rrugën e Kombit.

Shqiptarët të mos gënjehen nga përgjërimi i një kryeministri të paskrupullt, të një njeriu që i ka futur në mjerim këto 5 vite, të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Basha.

Deklarata e plotë

Ne dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës dhe kanosjet e tij histerike për raprezalje policore. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënduar psiqike me të cilën ai u shfaq sot para shqiptarëve.

Ne shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit.

Ne dënojmë dhunën barabare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjësisë të cdokujt që ka ushtruar dhunë kundër tyre.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme, por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik.

Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij.

Për këtë qëllim, i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës.

Forcat policore duhet të jenë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, trafikantëve të drogës dhe kapjes së qindra kriminelëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ato të vendeve europiane.

Në gjendjen e sundimit të plotë të krimit që ka sjellë Edi Rama në Shqipëri, policia duhet më shumë se kurrë të luftojë kriminelët dhe jo popullin.

I bëjmë thirrje cdo punonjësi të policisë të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit dhe i paralajmërojmë se do vihen para përgjegjësisë personale për cdo akt të tillë.

Ne i përsërisim Edi Ramës kërkesën e prerë të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe grabitja për përfitime vetjake nuk janë ligj dhe të mira publike. Pazaret korruptive të Edi Ramës do të hetohen dhe dënohen.

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari para taksapaguesvë shqiptarë se ku shkojnë çdo vit 200 milionë euro që shqiptarët paguajnë për taksën e mirëmbajtjes së rrugëve. Do të mjaftonte një e dhjeta e kësaj takse për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit pa asnjë tarifë shtesë.

Që kur ka ardhur në pushtet ai e ka trefishuar taksën e qarkullimit dhe ka mbledhur gati 800 milionë euro nga kjo taksë.

Edi Rama duhet të japë llogari pse shpërdorohet dhe nuk përdoret ky fond për mirëmbajtjen e rrugëve, që është qëllimi i vetëm kushtetues dhe ligjor i vendosjes dhe mbledhjes së taksës së qarkullimit.​

Ne i kërkojmë Edi Ramës të ndërpresë menjëherë pagesat prej miliona eurosh që ai u jep çdo vit koncesionarëve të plehrave dhe shëndetësisë për punë të pabëra, dhe kalimin e këtyre fondeve për zbutjen e varfërisë në zonën e Kukësit dhe zonat e tjera të varfëra të vendit.

Së fundmi, ne ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos gënjehen nga mashtrimet dhe përgjërimet e shtirura të një kryeministri manipulator dhe të paskrupull që i ka gënjyer, varfëruar dhe zhytur në papunësi, drogë dhe në krim çdo ditë, këto katër vjet, por të kërkojnë të drejtat e tyre dhe një qeverisje të mirë dhe të denjë.

13 komente në “Basha pas takimit me Kryemadhin: Rama të tërheqë policinë nga Kukësi dhe të pezullojë taksën 5 euro”

  1. fffff says:

    Rama te gjeje falangat e Lulit dhe ti deboje ne Turqi

  2. jimmy says:

    Ca dhune e ka fjalen ky mer.A duhej bllokuar rruga pooooo 100% kundra taxes
    Po a duhej prishur dhe djegur cdo gje ,apsolutisht jooooooo.

  3. Po ti kur do ja kthesh paret qe vodhe nga rruga,po paret e vefes.
    Harram te gjitha edhe ato qe te dha palloshi per ndertimet ne det po edhe per shitjen e detit.

  4. shqiptari says:

    Shikoni Budallenjte e Kombit Bashke.

  5. Ciu ciu says:

    O Lul bythqimi je bere per te ardhur keq. Lulush po shtrengohet litari o pederast muti. Per bythe gjak do te dale deri sa te paguash per vjedhjet e asaj rruge. Siç duket ne ate rruge do ta kesh fundin o Lyl.

  6. nick says:

    DORA E HUAJ KERKON DESTABILIZIM .SHKATERRIMI E THYERJET ME KAQ MANI TE POSHTER E PA DHIMBJE MBI KETE PASURI TE PERBASHKET KOMBETARE KA QENE E QELLIMSHME. KJO GJE SKA ASGJE TE PEBASHKET ME DEMONSTRUESIT PAQESORE.

  7. EKZEKUTUSI says:

    BANDA HAJDUTE..PO NA KERKOKA “MESHIRE” per ne Miletin qe jemi edhe “Kokepalare” dhe te “Lumtur” sipas MONIKA-KRYESHKARDHATA E KRYEKURVAVE QE KA Nxjerre Ndonjeher “Bytha e zeze” Shqipetare…
    O SPIUNI Lulic Bashovici:MOS VALLE KUJTON SE ME ORGANIZIME RREMUJASH “DO TJA HEDHESH”????Mos valle KUJTON SE DO TI HASHE ato 200-miljonet e KESAJ RRUGE..kaq LEHET.je i denuar me VDEKJE..SPIUN I UDB-se….

  8. Kali says:

    Ha mut o Lulezime se i vodhe 250 ml euro kesaj rruge dhe me del si gjeli ne pleh dhe me kakaris me pulen Monik.Ah demokraci …….me keto pjella te ndyra…

  9. ferdi says:

    KUR te kthesh ti mbrapç 250 milion eurot e vjedhura te asaj rruge do heqi taksen Ed Rama legen , hajdut muti.

  10. ferdi says:

    KUR te kthesh ti mbrapç 250 milion eurot e vjedhura te asaj rruge , do heqi taksen Ed Rama legen , hajdut muti.

  11. Harillaqi says:

    Ti Basha bashk me Berishen,po deshet merni dhe Mul Noken,gjeni nje brisk te ri fringo,dhe shkoni i rruani topet Edi Rames.Pse nga ty mut muti do marin urdher ai? Bastard.

  12. mirel says:

    Bashe qelbesira. Kthe paret qe ke vjedhur nga rruga e Kombit.
    Kthe paret qe te dha Ramuti nga pallati i paligjshem ne Vlore.
    Dhe pergatitu te shkosh ne burg me gjithe pleren tjeter Shpetim Gjika.
    Mos nderhy te protesta. Se ti je hajduti numer nje i rruges. Pas teje eshte Ramuti.

  13. Koba says:

    Ju te hani MUNE.Priteni se po u vjen pasmataja PAS QAFE.Keni bere kerdine me grabitje dhe vjedhje Nuk i shpetoni dot Denimit per menxyrat qe keni gatuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje