VIDEO: I prishet timoni i avionit gjatë uljes, shikoni ç'bën piloti kur prek pistën

31 Mars 2018, 15:42Lifestyle TEMA

Një pilot pasi i shpëtoi vdekjes gjatë uljes së avionit në pistë, pasi ka ndaluar, ka filluar ta puth tokën nga gëzimi që është ende gjallë.

Ngjarja ka ndodhur në një aeroport në Florida, kur instruktori i pilotimit për pak sa nuk u përplas me aeroplan në pistë për shkak të një defekti teknik në timon.

Ai kishte dështuar dy herët e para që të aterroj, ndërsa në të tretën arriti të prek pistën edhe pse me disa probleme të vogla, por që kanë mundur t’i kushtojnë më jetë.

Në momentin që iu afrua tokës, iu shfaq një problem teknik duke bërë që hunda e aeroplanit të përplaset në pistë, por për fat të mirë nuk ka ardhur deri te ndonjë shpërthim.

Për shkak të dy dështimeve të para për të aterruar, instruktori i pilotimit dhe një student i tij janë detyruar të “shëtisin” pa nevojë për plotë 45 minuta.

As piloti apo studenti i tij nuk u plagosën në incident, por avioni ka pasur dëme serioze.

Aeroplani, një Piper PA-28R-200, është i regjistruar te Father & Daughter Aviation LLC në Sunny Isles Beach, por është dhënë me qira për Wayman Aviation, një shkollë fluturimi.

Shkolla refuzoi të publikojë emrin e pilotit dhe studentit në këtë incident, sipas politikës së kompanisë, por Daily Mail, zbuloi se instruktori është Frank ‘Goeddeke, i cili është instruktori kryesor i shkollës.

Megjithatë, ata lëshuan një deklaratë duke thënë se janë krenarë për veprimet e instruktorit që shpëtoi jetën e tij dhe të studentit.(TemA TV)

 

1 komente në “VIDEO: I prishet timoni i avionit gjatë uljes, shikoni ç’bën piloti kur prek pistën”

  1. vk says:

    Myslyman, confirmed!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje