Kërcënimi i Erdogan ndaj Haradinajt, reagon Veseli: I befasuar me deklaratën

1 Prill 2018, 15:03Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një shkrim në Facebook, Veseli ka thënë se këto deklarata janë shqetësuese, sepse vijnë nga lideri i një vendi mik, mbështetja e të cilit shtet është dëshmuar në vazhdimësi para dhe gjatë gjithë ekzistencës së shtetit tonë.

“Jemi të befasuar me deklarimet e Presidentit te Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës po trajtojnë në hollësi veprimet që çuan në arrestimin dhe deportimin nga Kosova në Turqi të gjashtë shtetasve turq.

Këto deklarata janë shqetësuese, sepse vijnë nga lideri i një vendi mik, mbështetja e të cilit shtet është dëshmuar në vazhdimësi para dhe gjatë gjithë ekzistencës së shtetit tonë. Andaj, deklarimet e tilla nuk i kontribuojnë forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit te ndërsjellë, për çka vendi ynë ka qenë dhe është i përkushtuar.

Veprimet e institucioneve të Republikës se Kosovës janë sovrane dhe si të tilla nuk mund t’u nënshtrohen presioneve të jashtme. Në këtë drejtim, edhe marrja në përgjegjësi e bartësve të institucioneve të sigurisë është çështje e brendshme dhe në diskrecion të lidershipit të Kosovës.

Republika e Kosovës do të vazhdojë pa kompromis rrugën e vet evropiane, të forcimit te vlerave perëndimore dhe demokratike, duke ofruar bashkëpunimin e vet me të gjitha ato shtete mike që duan raporte të respektit të ndërsjellë, duke përfshirë edhe Republikën e Turqisë”– ka shkruar Veseli në Facebook.

Lidhur me këto kërcënime drejtuar kreut të ekzekutivit nuk ka reaguar ende qeveria e Kosovës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën  kërcënoi  kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimit të tij kundër deportimit të shtetasve turq.

Madje, Erdogan gjatë një tubimi të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi ka thënë se Haradinaj “do të paguajë” për këto veprime. (TemA)

7 komente në “Kërcënimi i Erdogan ndaj Haradinajt, reagon Veseli: I befasuar me deklaratën”

  1. Al-Nakba says:

    Shih si befasohet Turkoshaku shqipfoles…… Kujdes se mos prish mardheniet me byrazerin.

    1. Orthot Himare says:

      O Iliro Pellazg aq sa ka bere Turqa pe Kosoven i Mamaja jote ska per ta bere Kurre

  2. Kellira says:

    Lexo historine o Kadri.
    Turqit nuk kane pse te ndryshojne.
    Jane po ata te Sulltan Hamidit dhe Xhonturqve.

  3. ali vlora says:

    O shqipetare te vertete ! Fajet na ika turku. Por me shume I kemi vete.

  4. ELA says:

    ua ka bere mire,bravo Erdogan

  5. KUKSJANI says:

    i Nderuar Kadri Veseli: Mendon se me te Vertet ERDOKANI eshte Mike i Kosoves dhe Shqipetareve ne Pergjithesi´???
    Nese do te flasim pa “Dorashka-Diplomatike” ATHERE I NDERUAR DUHET TE DINI, se Erdokani KERKON VETEM TERRITORET E ISH-PERANDORISE OSMANE..Territore nene “Hyqmin” e Turkut ishin edhe Kosova dhe Shqiperia…
    I Nderuar Veseli:ISHIN Turkoshaket ata QE KANE MBYTUR ME GJAKE GJITHE KRYENGRITJET SHQIPETARE..akoma edhe Kunder Lidhjes-Shqipetare te Prizerenit ishin Taborret Turke ato qe Theren dhe Dogjen..pastaj ishin ato SERBO-MALAZEZE…
    Historia Perseritet:ERDOKANI I KA SHPALLUR LUFTE EUROPES DHE BOTES PERENDIMORE, duke u bere “Ortak” i Putinit Russe..
    1-Opercjonet e Kunderzbulimit Turke ne Kosove MOS FSHEHIN DICKA TJETER ME TE MADHE????A thua eshte edhe Dora e Russise Mbrapa Erdokanit???Mos valle ERDOKANI po kerkone te Shperblej Putinin me “Nderin” qe i beri ky i Fundit ..qe e “Lajmeroi” per “Grushtin e Shtetit”?????????????Uroj te mos na dale Keshtu…
    2-I Nderuar Veseli: NJE DALJE E MUNDSHME E TURQISE NGA NATOJA DO TE SJELLE ZHVILLIME SERJOZE EDHE NE KOSOVE..prandaj :DREJTOJINI SYTE NGA TIRANA-ZYRTARE DHE KORDINONI VEPRIMET ME TIRANEN, si dhe Berlinin dhe Parisin..DUKET SE ISH PUSHTUESI OSMANE::DHE I ASHTUQUAJTURI “MIKE” I SHQIPETARVE MUNDE TE BEHET EDHE ARMIKU i Shqipetareve sikurese ishte per 500-te vite..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje