ANALIZA: “Kolapsimi i sistemit” përballë dëbimit të shtetasve turq

30 Mars 2018, 18:25Rajoni TEMA

Arrestimi nga Policia e Kosovës i 6 shtetasve turq, të cilët kishin dokumente te rregullta dhe leje qëndrimi në Kosovë, si dhe dëbimi i tyre për në Turqi, paraqesin shkelje të ligjeve të Kosovës dhe frymës së Kushtetutës së vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Krerët kryesorë të institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë theksuar se nuk kanë pasur informacione për aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin dhe dëbimin e qytetarëve turq.

Haradinaj, të premten, ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar si “skandal” dëbimin e qytetarëve turq për në Turqi, sidomos kur, sipas tij, ka mungesë të një marrëveshjeje për ekstradim, ku parashihen kushtet e ekstradimit.

Sipas Tahirit, në rast se për aksionin e arrestimit dhe dëbimit të shtetasve turq nuk kanë qenë në dijeni krerët e lartë institucionalë, ashtu siç ata deklarohen, kjo situatë “e shpërfaq Kosovën si shtet, i cili e ka funksionimin institucional dhe koordinimin e hierarkisë institucionale në stadin më të ulët të mundshëm”.

“Por, nëse ka ndodhur ndonjë gabim politik, sepse kanë qenë në dijeni dhe kjo është më shumë për t’u besuar, atëherë viktimizimi (i Sefajt dhe Gashit) nuk është se i ndihmon çështjes, sepse përgjegjësia mbetet te përzierja e institucioneve politike në punët e organeve përgjegjëse dhe të specializuara, në këtë rast Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, ka thënë Tahiri.

​Mendim të ngjashëm ka edhe analisti Krenar Gashi, studiues i shkencave politike. Sipas tij, kjo situatë është pasqyrë e sistemit politik të Kosovës, sepse “ka qenë jashtë çdo pritjeje që krerët institucionalë të jenë lënë anash në një operacion ndërkombëtar”, përmes të cilit janë bërë “shkelje të ashpra të të drejtave themelore” të gjashtë rezidentëve të Kosovës, si dhe shkelje të disa konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Është absurde të mendohet se një ndërveprim i tillë, kaq masiv dhe kaq mirë i planifikuar dhe i ekzekutuar me urgjencë, mund t’i ketë përjashtuar nga i gjithë operacioni të gjithë krerët institucionalë. Megjithatë, tre të parët e vendit po deklarojnë se kanë qenë të lënë jashtë dhe vetë lënia jashtë e tyre, në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë, nuk i përjashton ata nga përgjegjësia politike. Sot është marrë një vendim për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së. Mirëpo, unë si qytetar i Kosovës nuk e kam zgjedhur as ministrin e Brendshëm e as shefin e AKI-së”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, sipas politologut Tahiri, ka pasur pohime se në gjithë aksionin për arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq kanë qenë të përfshira edhe shërbimet e inteligjencës turke.

Sipas tij, kjo e rëndon edhe më tej situatën dhe i vë para përgjegjësisë dhe në pozicion mjaft të rëndë përfaqësuesit e lartë institucionalë të Kosovës.

“Ky është një veprim shumë i rëndë që i shkel ligjet e Kosovës dhe ligjet e Kosovës janë praktike. Shkelja e Kushtetutës së Kosovës është shumë evidente dhe nuk ka reperkusione në marrëdhëniet ndërkombëtare. Reperkusionet janë të brendshme, sepse është shkelur parimi themelor i sovranitetit dhe integritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, është shprehur Tahiri.

Deportimi që cenoi demokracinë dhe kushtetutshmërinë në Kosovë

Sipas analistit Gashi, me arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq është shkelur Konventa evropiane e të drejtave të njeriut, ligji dhe Kushtetuta e Kosovës.

Ky veprim, sipas tij, e pasqyron kolapsimin e sistemit dhe krijon pasiguri jo vetëm te qytetarët e huaj që janë rezidentë në Kosovë, por edhe te vetë shtetasit e Kosovës.

“Arsyeja se pse duhet menduar se ky është një problem shumë i thellë dhe shumë serioz, është pikërisht për shkak se kemi treguar se në sistemin tonë nuk ka kurrfarë mekanizmash të mbajtjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Kësisoj, dje kanë qenë 6 shtetas turq. Nesër mund të jenë 6 disidentë politikë, mund të jenë 6 gazetarë, mund të jenë 6 pjesëtarë të shoqërisë civile.

Ne jetojmë në një shoqëri, ku shërbimi i inteligjencës mund t’i japë urdhra policisë të eliminojë njerëz”, ka deklaruar Gashi. Nga qytetarët e dëbuar turq, 5 ishin punonjës të shkollave “Mehmet Akif” në Kosovë dhe një mjek.

Besohet se këto shkolla janë të frymëzuara nga Lëvizja Hizmet e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se këto shkolla veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës./REL/

11 komente në “ANALIZA: “Kolapsimi i sistemit” përballë dëbimit të shtetasve turq”

  1. Moisi Golemi says:

    Kolapsimi i sistemi??? Ptuuu, gazetar BQ qe nuk di as shqip. Majmun!!!

  2. BE Gazetar says:

    “Kolapsimi”???? Turp, Turp, Turp!

    Ju lutem mos pranoni shkrime ku shperdorohet dhe turperohet Shqipja duke zevendesuar fjalet e bukura shqipe me Anglishten e fshatarve englesa.
    E ku ishte e keqja te perdorej”Renia, Rrezimi”, apo kujtojne se tingellon bukur, apo me me kuptim?

    Zgjidhja eshte e juaja dhe ajo sdo mend shume per te ndryshuar.

  3. Samet says:

    Paramendoni sikur ne Shqiptareve te ikur vitet 90 nga Kosova ne Gjermani, Zvicer, Austeri etj,
    te dorezoheshim ne Serbi, ç´fare shteti i thone ketij shteti pos MUT SHTETI.

  4. Maelga says:

    Kosova nuk meriton te jete republike e pavarur. T’i revokohet pavaresia dhe te lihet krahine autonome nen varesine e organizmave nderkombetare.
    Ne fakt me kete qe bene meritojne t’u aneksohen perseri Serbise.

    1. Glauk says:

      Kosova dorezoi disa persona qe kekoheshin per terrorizem ne turqi.

      Turqia eshte nder mbeshtetesit me t emedhenj te shqiptareve dhe kosoves, perse mos ta bente kosova kete gje???

      cfare kerkon amerika eshte mire, por kur kerkon dicka turqia qenka keq???

  5. zamir says:

    ajaja po ku e shifni ju ate shtete, me pastaje titulli ‘Kollapsimi i sistemit’ .

  6. nord.al says:

    Sigurisht qe debimi i tyre eshte nje gabim dhe mungese dinjiteti nga shteti i Kosoves, por per mua te gjitha shkollat turke jane nje hale ne tokat shqipetare.

  7. Baliu says:

    Shteti i tu Kosovs* i reduktuar ne tre malok: nje hajn i farmerkave (prostidenti), nje portier i diskove (kryeministreci), dhe nje hajn pyjesh (kryekurvendari). Tregim suksesi, shembull per rajonin!!! Derisa Amerika e strehon Gulenin, “pro amerikanet” e tu Kosovs* i dorzojne kinse gulenistat tek “baba” Derrdogan. Edhe nje fitore histerike e Bandes se Zanzibarit.

  8. Mirashi says:

    Turp,u vertetua me kete rast se dhe kosova si shqiperia nuk shtet e as qeveri,te perkulen me nje servilizem neverites para nje diktatori,ky eshte turp i pa pare.

  9. Dino says:

    Nje skenar i ndyre i para pergatitur.
    I kthyen si bandite dhe luajne rolin sikur sdi gje askush.Po sikur ramushin ta kthenin francezet brenda 2 oresh ne Serbi.
    Me kte akt te paprecedente kan provuar qe kosovaret Jan te pabese e buk-shkale, servile e barbare.
    Si mundet qe njerez qe kan vuajtur vete ne shekuj nga terrori dhe persekutimi serb te kryejne nje akt te tille.
    Jooo….tani po mendoj ndryshe per ta.

  10. sulo says:

    Muti, nuk bëhet byrek dhe po të bëhet, nuk hahet…( ose hahet vetëm nga mizat dhe krimbat e haleve dhe.. U SHËRBEN si pleh, atyre që e kanë bërë – lexo amerikanëve…) Pabesia e shqipove turkoshakë në të gjithë madhështinë e saj…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje