Beogradi nuk ndalet, avionët serbë fluturojnë sërish mbi Luginën e Preshevës

30 Mars 2018, 15:58Rajoni TEMA

Avionët luftarakë të Serbisë sërish janë rishfaqur këtë të premte në Luginën e Preshevës.

Në orët e para të mëngjesit, ata janë parë të fluturojnë shumë pranë vijës ajrore të Luginës, duke shkaktuar frikë tek qytetarët.

Një situatë e ngjashme u paraqit edhe të mërkurën, por atë ditë, KFOR-i sqaroi përmes një njoftimi se nuk bëhej fjalë për kërcënim nga Serbia.

Megjithatë, tensionet e krijuara i bëjnë banorët e zonës të mendojnë se gjërat mund të mos jenë kështu.

Ushtria e Serbisë qëlloi me municione luftarake të enjten, në një sulm të improvizuar ndaj pozicioneve të kryengritësve, në një terren stërvitjesh në lindje të Beogradit.

Komandanti i ushtrisë serbe, gjenerali Lubisha Dikoviç u shpreh megjithatë se stërvitjet ishin pjesë e manovrave të planifikuara për vitin 2018.

Stërvitja “Sinergjia 2018” u krye 3 ditë pasi policia e Kosovës përdori forcën për shpërndarjen e protestuesve serbë në qytetin e Mitrovicës, në veriun e Kosovës. Dhe arrestimi për një kohë të shkurtër të Marko Gjuriçit, shihet tanimë si incident që “zgjoi” tensionet mes dy vendeve.

1 komente në “Beogradi nuk ndalet, avionët serbë fluturojnë sërish mbi Luginën e Preshevës”

  1. Turi says:

    Kot harxhojne benzine. Nuk trembin njeri. Le te provojne te futen ne tokatv kosovare dhe do te shikojne se cfare i gjen. Ka ikur koha e gangstereve ne BE. Tec kesh ca hekura me shume nuk eshte me avantazh nese desheron qe te futesh ne BE. Kosova mbrohet nga NATO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje