Ekstradimi i gylenistëve drejt Turqisë, Ramush Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm

30 Mars 2018, 10:21Rajoni TEMA
Ekstradimi i gylenistëve drejt Turqisë, Ramush Haradinaj shkarkon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorin Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kryeministri Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se nuk kishte qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve të sigurisë për aksionin e djeshëm të deportimit të gjashtë shtetaseve turq për në Turqi.

Pasi kishte ndodhur aksioni i deportimit, përfaqësuesit shtetëror, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Jashtëm, kishin deklaruar se nuk kanë qenë fare në njohuri për këtë veprim.

Presidenti Thaçi kishte mohuar faktin të kishte pranuar ndonjë informacion për veprimet e Policisë dhe Inteligjencës.

Ai duke dënuar këtë veprim tha se ishte i zhgënjyer për shkak se institucionet kishin dështuar të mbrojnë parimet që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë tonë.

Njëjtë edhe kryeministri Haradinaj dënoi depërtimin duke thënë se nuk ka pasur asnjë informacion.

“Përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e depërtimit”, kishte deklaruar Haradinaj.

6 komente në “Ekstradimi i gylenistëve drejt Turqisë, Ramush Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm”

  1. Geg says:

    Vari lesht domethene.Kryeminstri sdi,presidenti sdi,ministri sdi,kush di se c’behet ne ate shtet?!
    Po nuk dine duhet te japin dorheqien…apo dine?!
    Neveri kur degjon kesisoj genjeshtrash.

  2. sulo says:

    Të gjithë këta gënjejnë në mënyrë të poshtër…!

  3. baca says:

    Turp per kombin tone. Miku ne shtepi , nuk pritet ne bese.

    1. Maelga says:

      Ata shtetasit turq per fat te keq harruan t’u kerkojne besen ketyre bese-shiturve kur filluan pune ne Kosove. Sepse nuk e dinin qe malesoret ne fakt nuk kane bese.

  4. Lili says:

    Minimumi i minimumit eshte kjo. Teper ministra ke mor djal…nuk po mundesh as me biseduqt ne ta me.Shko futja gjume se nuk je per tjetetckq.

  5. tomsojeri says:

    Sa turp!!!!!!!!! Kuadro te filoturqizuara der ne palc qe edhe Atdheun e tyre ja kan shitur ndergjegjes se gjysem henes ,veprojn si vasal e marin vendime rrenqethese ,por vall vertet esht keshtu????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje