Maqedoni, Zaev mund të tërhiqet nga zgjerimi i koalicionit

1 Prill 2018, 09:30Rajoni TEMA

Fjalia e fundit e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev ditën e djeshme, “Jo me çdo kusht”, ka shtuar dilemat se ai po mendon që të heqë dorë nga zgjerimi i koalicionit qeveritar me partitë e tjera, siç janë krahët e Lëvizjes BESA, sidomos ai i udhëhequr nga Afrim Gashi, që ditëve të fundit është përfolur se do të jenë pjesë e koalicionit.

 

“Fillimisht e shfrytëzova rastin të njoftojë për momentet më të reja që kanë të bëjnë me çështjen me Greqinë, me problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues tonin. Folëm për reformat gjyqësore, folëm për zgjerimin e koalicionit që të bëjmë një shumicë parlamentare më stabile, sepse Maqedoninë e presin vendime të rëndësishme, datën për nisjen e bisedimeve thirrjen për NATO. Sigurisht se jemi pajtuar, por jo me çdo kusht”, tha Zaev.

Kryeministri premtoi se deri në fund të këtij muaji do të zgjidhë rikonstruimin dhe se do të pëmbyllen negociatat, por asgjë konkrete. Zvarritja e negociatave dhe çështjes së zgjerimit po ndodh, ashtu siç ndodhi me Aleancën për Shqiptarët, kur kaluan disa muaj derisa më në fund u ndanë Zaev – Sela, pas rezistencës dhe refuzimit të BDI-së, që ASH të qëndrojë në Qeveri me dy deputetë.

Siç mësohet, BDI ka theksuar se mund të sigurojnë edhe më tej ndonjë deputet në koalicion, duke përjashtuar bisedimet me Lëvizjen BESA, e cila po kërkon pjesë më të madhe të bashkëqeverisjes, nga ato që i kishte Aleanca për Shqiptarët. (INA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje